20 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të "Orange" në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, nga 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. Policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Plumbat kanë kapur rastësisht edhe pushuesin shqiptaro-amerikan Marin Jano, 33-vjeç. "Orange" është nje nga klubet e natës më të njohura në Sarandë, vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP. Pak ditë më parë Iljadhi, kishte hapur një filial të ri të lokalit "Orange" në Ksamil.
3 autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke i shkaktuar disa plagë dhe për fat të keq në vendin dhe kohën e gabuar ndodhej edhe turisti Marin Jano, i cili kishte ardhur për pushime në vendin tonë. Të plagosurit fillimisht u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, më pas biznesmeni u dërgua me helikopter drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma, ndërsa po i nënshtrohet dhe një operacioni. Report Tv mëson se plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve.
Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit "Bar Orange" në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'. Mësohet se ai nuk ishte person problematik dhe me precedentë penalë.
Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë pranë zonës për të zbardhur ngjarjen. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”. Të shtënat me armë janë regjistruar në lagjen nr.1 në afërsi të lokalit të biznesmenit në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar. Autorët pasi e kanë qëlluar, janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.
"Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.
Kjo ngjarje e rëndë vjen një ditë pasi është arrestuar prokurori Sali Hasa i dyshuar për korrupsion pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Bashkë me prokurorin dje janë arrestuar edhe Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë; Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, Julian Zera, Emiljano Mirani.
*Raporton gazetarët Limos Dani dhe Sokol Dema
Redjan Hadëri, një prej autorëve të dyshuar të plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi mëngjesin e sotëm në Sarandë, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2017 Hadëri ka qenë i arrestuar për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe Redjan Hadëri, janë autorët që plagosën me 20 plumba biznesmenin Spiro Iljadhi. Policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Është zbardhur ngjarja e regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi.
Policia bën me dije se janë tre personat e përfshirë në plagosje, A. C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë, të cilët janë shpallur në kërkim.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit midis autorëve dhe Iljadhit, por nuk bëhen ende me dije motivet e këtij konflikti.
"Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J. Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e sotëm, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit: A. C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë. Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I. Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim dhe 'Armëmbajtja pa leje'", njofton Policia.
Bzinesmeni 35 vjeçar, Spiro Iljadhi i cili u qëllua mëngjesin e sotëm me 20 plumba është pronar i një prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në Sarandë “Bar Orange”. Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Noizy, Ledri Vula, Majk, edhe Gena.
“Bar Orange” ndodhet në rrugën Turizëm-Kanali Cukës, në qendër të qytetit bregdetar dhe duket se është vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP, ndërsa mbledh qindra të rinj për të festuar. Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”. Në inagurmin e lokalit vihet re se kanë qenë aktorë të njohur të humorit.
Policia bën me dije se plagosja e tij me 20 plumba ka ardhur si pasojë e një konflitkit të çastit me Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadër. Nuk dihet nëse kjo ngjarje mund të ketë ardhur si pasojë e konkurencës. Iljadhi ka marrë 20 plumba të cilat e kanë prekur në bark duke si sjellë dëmtime të rënda. Ai ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma, ndërsa po i nënshtrohet dhe një operacioni.
Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u qëllua biznesmeni Spiro Iljadhi 35 vjeç ndërsa plumbat kanë kapur rastësisht edhe pushuesin Marin Jano, 33-vjeç. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Limos Dani, shenjat e plumbave kanë mbetur në mur dhe në xhama.
Mësohet se biznesmeni që mbeti i plagosur si pasojë e një atentati në orët e para të mëngjesit të sotëm kishte dy emra. Spiro Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej me emrin 'Ero'.
Biznesmeni Spiro Iljadhi i cili u qëllua me breshëri plumbash në Sarandë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Gazetari Sokol Dema mëson se plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve. Ai ndodhet në sallën e operacionit.
Spiro Iljadhi, pronari i lokalit “Bar Orange” i cili u qëllua me 20 plumba orët e para të mëngjesit, dikur replikonte me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi ky i fundit kishte publikuar një denoncim ku thuhej se në lokalin e tij ishte prerë veshi i një turisti. Iladhi e mohoi akuzën dhe në replikë për Berishën tha se punon me ndershmëri dhe se mesazhi që kishte publikuar Berisha sipas Iljadhit ishte dërguar nga një rival i tij. përgënjeshtrimin e Bëri dhe Berisha duke publikuar mesazhin e Iladhit.
Replika e Spiro Iljadhit:
Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club” ne Sarande. Duke shprehur konsideraten per ju, po ju ve ne dijeni qe ne mjediset e brendshme apo te jashtme te lokalit tone, nuk ka ndodhur asnje ngjarje e ngjashme apo e njejte me ate qe qytetari dixhital ka derguar tek ju. Askush nga pjestaret e stafit te lokalit tone nuk ka marre pjese ne ngjarje te tille dhe as nuk kemi dijeni se cfare mund te kete ndodhur diku gjetke. Perpiqemi t’u sherbejme pushuesve me mund e djerse duke garantuar qe jo vetem ata te kenaqen dhe argetohen por edhe te ndihen te sigurte tek ne. Cdo mesazh ne adrese tuaj nga njerez anonime eshte thjesht xhelozi dhe inat per arsye konkurrence. Ju faleminderit per mirekuptimin!
Denoncimi:
I presin veshin turistit ne Sarande! Narkopolicia mbulon krimin!l Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb pershendetje Doktor duke u gdhire e hena ne bar Orange Sarande pronaret e lokalit te cilet ju vete i keni denoncuar ne disa raste i kane prere veshin nje klienti para lokalit ne prezence te policise qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ja kane cuar me vone ne prezence ka qene jo pak por 5 polica te cilet nuk kane identifikuar asnje person qe ka kryer te krim me justifikimin se pas ngjarjes jane mare me te lenduarin (personin te cilet ju pre veshi) per ta shoqeruar ne spital dhe nuk kane mundur te kapin autoret.
Marin Jano, 33-vjeç është turisti shqiptaro-amerikan që ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë në Sarandë. Mësohet se ai kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar, pasi shënjestra e atentatit dyshohet se ishte biznesmenoi Spiro Iljadhi. Turisti 33-vjeçar ndodhet në spitalin e Sarandës.
Autorët kanë qëlluar me 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, 35 vjeç, në Sarandë i cili ka marrë disa plagë. Plumbat kanë kapur edhe një kalimtar. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, më pas biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës . Pollicia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen dhe po këqyr dhe kamerat e sigurisë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.
Biznesmeni Spiro Iljadhi 35 vjeç është njëri prej të plagosurve në Sarandë. Iljadhi mësohet se është pronar i Bar Orange në qytetin bregdetar. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, kalimtar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.
Nuk eshte ndonje gje e re qe ka dy emra.Ju duhet t'a dini shume mire qe emigrantet shqiptare ne Greqi kane qene te detyruar te ndronin emrin,ose te pagezoheshin dhe kur ishin te krishtere te ripagezoheshin.Ama te ben pershtypje,si ju dalin parate shqipove per te frekuentuar lokalet,kur nga ana tjeter ankohen vazhdimisht se jane fukarenj e pa pune ??!! Para s'kane,por lokalet jane plot e per plot.
PërgjigjuNga pamja dhe nga sjellja te dyja palet duken si intelektuale te shkolluar ne perendim !!! Po kokat te hane. Çam me emer greku !
PërgjigjuBark derrat në bark i Marin plumbat.
PërgjigjuKa zene gjysmen e sarandes dhe ksamilit Me marifete korruptive, e njohin te gjithe.. Respekt.
PërgjigjuCameri - Kalivac 0-3 .
Përgjigjuaty i ke pa merak o vlora te fala na doqja
Cam trima dilni nga vrima
po po ashtu esht shikoe ne vlore çamerin ca po ju ben ju mbyti fare fare ju shpartalloj kte vit
Nje person me dy emra nuk mund te jet gje tjeter vecse nje trafikant i pasuruar me gjakun e tjerve.Po han kokat e njeri tjetrit.I qoft dheu i rende
Përgjigjume siguri para djerse
PërgjigjuOre arma esht problemi Se konfliktin e kuptoj. Shqiptaret sa nxehen nxjerri pisqollat. Edhe sa dekada do vazhdoj 97ta?
Përgjigjuky robi 35 vjec me gjith ato pare qe ka bo ben mire te mari roje se po ta prene bileten nuk aarin ne pension. leku i madh te ha koken i thone nje fjale prandaj o robo mer e shpenzo per roje se pisk e ke. mir se vini ne albanistan ku peshku i madh apo i vogel ha peshk te madh apo te vogel...jo si ne vende te tjera ku i madhi ha te voglin.10 gram plumb e te hedh ne toke dhe nje harabel sot ne albanistan
Përgjigjukur te akuzon kapobanda per dicka,e ka prere bileten
PërgjigjuKy fare biznesmeni paskish jo 2 po 3 emra.Ne Shqiperi trafikanti quhet biznesmen.Keshtu do shuhen te tere
Përgjigju