Në Lushnje është gjetur një makinë që dyshohet se i përket atentatorit të Edison Begajt në Vlorë. Reportv Tv mëson se makina është gjetur pak orë pasi është qëlluar ndaj Begajt dhe brenda edhe uniforma e policisë të cilën e kishte veshur autori kur qëlloi. Makina e gjetur e braktisur në zonën e Imshtës në Lushnje nuk është raportuar nga policia.
Ka qenë ora 23 20 mbrëmjen e dt 29 Maj ku është shtënë me katër plumba ndaj 38 vjecarit Edison Begaj, i cili mbeti i plagosur. Ndërkohë që policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit. Në dëshminë e tij të parë, Begaj ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është larguar pak metra në këmbë, në gjysmë të rrugës e ka pritur një makinë dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.
Pistat e hetimit për këtë ngjarje janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.