Atentati ndaj Fatjon Muratit, asnjë gjurmë nga autorët, kamerat e sigurisë nuk ndihmojnë! Banakierja u vra teksa po shërbente, dëshmitarët japin pak detaje

14 Mars 2023, 10:58| Përditesimi: 14 Mars 2023, 15:07

  • Share

TIRANË- Në ditën e tretë të hetimeve për atentatin në Don Bosko, hetuesit janë përqendruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë përgjatë gjithë itinerarit që ka ndjekur makina që nga vendi i ngjarjes, deri në fshatin Likmetaj. Në pamjet e administruara deri tani nuk e qartësojnë grupin hetimor në lidhje me detaje që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve, për shkak se janë të turbullta dhe në distancë. Vetëm një kamer 100 metra larg vendit të ngjarjes ka filmuar dy autorët teksa zbresin nga makina, por nuk ka arritur të kapë asnjë pamje të qartë të autorëve.

Të shoqëruar për ngjarjen kanë qenë disa persona, kryesisht dëshmitarë, të cilët nuk kanë dhënë ndihmë të vlefshme mbi hetimet. As dëshmia e të plagosurve nuk ka qenë e vlefshme, pasi të gjithë kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe nuk kanë arritur të shquajnë autorët. Këta të fundit kanë qenë të maskuar shumë mirë dhe dëshmitarët nuk u kanë parë fytyrat. Në momentin që kanë qëlluar drejt fasadës së lokalit, në këmbë ka qenë 58-vjeçarja Mimoza Paja, e cila po shërbente, çfarë ka rezultuar fatale për jetën e saj, ndërsa pjesa tjetër e klientëve dhe familjarëve të Fatjon Muratit, kanë qenë të ulur, dhe disa të tjerë po në këmbë në pjesën tjetër të lokalit që nuk është qëlluar.

Referuar sistemit TIMS, Fatjon Murati rezulton se ka dalë jashtë territorit të vendit në datën 19 janar të këtij viti dhe destinacioni ka qenë Kosova. Është kthyer nga atje dhe më pas po në Kosovë dyshohet se ka shkuar ditën e atentatit në lokalin e tij.

Të kontaktuar, disa prej fqinjëve të Pajës, deklarojnë se Mimoza Paja, vetëm dy ditë para se të vritej kishte paguar dy muaj qira, pasi kishte marrë paratë e punës që i mori jetën. Sipas fqinjëve, pronarët e lokalit e kishin marrë në punë duke ditur edhe gjendjen e saj të vështirë ekonomike.

Ndërkohë, një ditë më parë u gjet në Bubq, një mjet tip ‘BMW’ i shkrumbuar me tri automatikë në brendësi të tij që i përkiste autorëve u lokalizua nga Policia. BMW-ja u gjet 40 kilometra nga lokali i Fatjon Muratit, ku autorët e dogjën makinën në zonën e Ishmit, përkatësisht  te "Ura e Sulë Meres".

Si ndodhi ngjarja dhe itinerari i autorëve?
Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj. Gëzhojat e gjetura në lokal janë saktësisht 17 copë dhe janë të qëlluara nga 3 armë të ndryshme, njëlloj siç u gjetën të djegura në makinë.

Si u lirua Fatjon Murati nga gjyqtarja Migena Laska?  
Fatjon Murati u lirua në heshtje, nuk pati një komunikatë për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, në një apartament në zonën e Farkës, bashkë Kristjan Gjinin të kapur nga policia më 13 korrik.  2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është marrë nga gjyqtarja Migena Laska, në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, ndërkohë që Prokuroria ka qenë kundër.  Çështja për “armëmbajtje pa leje” është dërguar për gjykim dhe pritet që në datën 15 mars, pra pas 2 ditësh, prokuroria do të japë konkluzionet. Mirëpo, në një kohë kur Fatjon Murati ishte në masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’, ai nuk e ka respektuar, por është arratisur nga banesa e tij pak ditë para ngjarjes. Mendohet se Murati deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë. Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen. Lokali i Fatjon Muratit ruhej me kamera sigurie, deri para pak kohësh kur policia nisi aksionin dhe këputi fijet e krimit.

Pista e hetimit
Hetuesit dyshojnë se është përplasje mes bandave kriminale. Përqendrimet e hetuesve janë fokusuar te grupi i Ervis Martinajt në hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt në Fushe Krujë.
Fatjon Murati është mik i ngushtë me Endrit Doklen, e ndërsa njihej për armiqësinë me grupit tjetër, atë të Ervis Martiaj (i zhdukur që në 9 gusht 2022). Murati është një person me precedentë të theksuar kriminal. Ai ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Nisur nga kjo, mendohet se e gjitha ka ardhur si pasojë e një përplasjeje mes grupit të tij dhe atij të Ervis Martinajt. Ka edhe një pistë tjetër që thuhet se shenjestër e këtij atentati ka qenë xhaxhai i tij, Shehat Murati, një prej të plagosurve më rëndë nga ky atentat i ditës së djeshme, mirëpo ky detaj nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.  

Kush ishte Mimoza Paja
Mimoza Paja, 58 vjeç ishte një grua që jetonte me qira pranë lokalit ku gjeti vdekjen. Ajo kishte nisur punë ditëve të fundit aty, për të siguruar të ardhurat për të dhe për mbesën që jetonte me të vetëm 10 vjeç. Për Mimozën, fqinjët shpërthyen në lot kur pyeten nga gazetarët. Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zana: 15/03/2023 00:36

    PO te ishte ne burg ky murati,,nuk do ishte vrare ajo gruaja,,,ajo qe e ka liruar ate muratin te arrestohet nga shteti,,,,,,ky eshte nje shtet qe vepron drejt,,,,n.q.s ajo gjyqtare nuk arrestohet atehere shteti eshte mbrapa lirimit te ketij muratit,,,pra shteti eshte bashkuar me krimin.....

    Përgjigju
  • Shengjergji: 14/03/2023 13:35

    E vran i gru ne nikel para ca vitesh, kjo eshte gruja e dyte qe vrasin martinajt.

    Përgjigju
    • Askushi: 14/03/2023 17:50

      E kan gjujt do te tjere per hak typing e ju njerezet e visit. Ne at kohe ska pas pune me ta

    • hakt: 14/03/2023 14:29

      Shpresen e Hakve thua? Pse Martini i paska cua vrasesit te dera e shpis Marklen hakes?

  • terror: 14/03/2023 13:08

    E more Mustaf Martini ca i bate vetes, terrorista deri ne fund. Inshallah u djegen per sgjalli edhe ju pleqve

    Përgjigju
    • Per per ty: 14/03/2023 14:24

      Rrethi shoqror eshte zero, ska anje me se ka kene legen me te tan. Farefis ka leshin tash e krushqi ka do mirditor qe po ja vjedhin paret. Pleqt kane pagu naj fatzi qe si din cka e pret

    • Per ty: 14/03/2023 13:32

      Pse mor torollak pak ka nga rrethi shoqeror e krushqi e fare fis qe ngelen ato pun te mustafa 70 vjec mor idiot

  • Loku: 14/03/2023 12:06

    Per visin kam degju qe ka shum njerez te fuqishem qe i jan bashku mbas ktyne vrasjeve qe i kan ndodh, per disa mirditor kam degju dhe 2 vllezer nga fush kuqja, jan miliardera

    Përgjigju
    • Hahahah: 14/03/2023 13:49

      Po ca shokesh ka ai mor ? Nuk i bjen mend ma njeriu per te , tan kan frig koken e tyre . Baba brilantit ju ka dhen 5 lek ca cerrave me qellu ne njerz te pafajshem

    • Noku: 14/03/2023 13:21

      O Lok ama me mirditora qënka bashku??? Në tollum e paskan

  • Karakteri: 14/03/2023 11:52

    Njerez me pa karakter spaska se kto kriminele, Ikin si legena lepujt dhe lene motren e vellain Nenen e baben vetem dhe ne kte forme Lejojne tiu a vrasin e dhunojne familjen! Kto jane rrace e keqe dhe shume si kto, Hajduta xhepash e rrobash ne tel e vjedhje bagetisht Qe duan te behen te forte si ne filma Por ne fakt jane thjeshte plera qe sdine ku kane motren e nenen Skane pike dhembshurie e morali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?