Një atentat i mirëorganziuar i mori jetën ish-policit të burgjeve dhe eksponentit të njohur të botës së krimit, Gentian Bejtjas. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në Report Tv thotë se duket që ekzekutorët e kanë vëzhguar Bejtjan me kamera. Tre atentateve u shpëtoi më parë Bejtja, por i katërti ishte fatal.
Për Softën, kjo tregon se ka qenë një vrasje me pagesë, pasi kundërshtarët donin ta “hiqnin qafe me çdo kusht”. 3 kallashnikovë të përdorur për vrasjen, mjeti që më pas u djeg, një skemë tipike kriminale, Softa thotë se tregon që është paguar një shumë e majme për atentatin. Sipas tij, shkaku nuk është vetëm hakmarrje, por prishje e pazareve mes grupeve kriminale.
“Duket sikur kanë vendosur përsëri kamera dhe ndoshta përmes kamerave kanë mundësi ta evidentojnë përmes një salle. Se të jesh në gjendje të mbash për një kohë kaq të gjatë një banesë do kthehet apo jo. Edhe 3 atentat kryesisht janë bërë në këtë zonë dhe u ka shpëtuar, por nuk pati mundësi për herën e katërt. Ishte një atentat i egër, armët e përdorura, mjeti i përdorur, skemat e njohura të krimit. Një person që ndoshta në kërkim nga policia, por ja që krimi e gjen”, tha Softa.
Bejtja kishte 8 muaj që kërkohej nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin që u bë ndaj tij në muajin korrik 2023, por Softa thotë se krimi e gjeti më shpejt. Ekserti shprehet se do kishte qenë në të mirë të të dyja palëve nëse Bejtja do ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
“Ka qenë një mundësi që ky të ishte një bashkëpunëtor me policinë apo drejtësinë, nëse do kishte mundësi të ishte...Nuk e di nëse ka pasur përpjekje nga policia.
Do kishte qenë në të mirë të dy palëve, për policinë mund të zbardhte shumë ngjarje, sepse konfliktet dhe tendencat për ta eliminuar nuk është vetëm një hakmarrje, prishje pazaresh. Është paguar para për ta eliminuar. Mjetet e përdoruara kanë kosto, rreziku që ata bartin në rastin e sulmit ka qenë me një lloj rrezikshmërie”, vijon Softa.
Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars sapo doli nga shtëpia e babait dh epo shkonte në vilën e tij në Larushk të Fushë Krujës. Autorët, që dyshohet se ishin 4, gjetën portën hapur dhe hynë brenda në oborr duke derdhur drejt tij 30 plumba.