Fushe Kruje- Gentjan Bejtja prind dy djemve, të plagosur në 4 korrik, ku mbeti i vrarë, daja i tyre, Ramazan Sina, nuk dihet nëse kishte kohë i fshehur në dy shtëpitë, njëra e babait, në Larushk të Fushë Krujës, apo shkoi aty të premten e 15 marsit kur dhe u ekzekutua.
Dyshohet se ai u ekzekutua me 30 plumba dhe se 4 kanë qenë autorët.
Burime për Report Tv tregojnë momentin e sulmit. Bejtja, nga shtëpia e prindërve, po kalonte drejt shtëpisë së tij e rrethuar në tre anët e saj me avlli muri, kur vrasësit kishin depërtuar në rrugicë, 300 m larg rrugës kryesore.
Porta kryesore ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë iu ka mundësuar atyre të futen direkt në oborr. Dy dolën nga Land Rover, targat e të cilit, besohet se ishin vjedhur në gusht në Shkodër, dhe hapën zjarr me kallshnikovë. Shoferi gjithashtu i armatosur, por qendroi në timon. 43 vjeçari edhe i plagosur vrapoi të shpëtonte, mbërriti i gjakosur deri pranë serës, ku dhe u shëmb përtokë i vrarë. Njeri autor iu vu pas, dhe u largua vetëm pasi u sigurua për vdekjen e tij.
Të moshuarit, që dëgjuan të shtënat, nxituan drejt të birit.
- Na vranë Gentin- thirri babai, në të njëjtën kohë kur autorët po largoheshin me shpejtësi, në krah të Thumanës.
Disa media, thonë se 43 vjecari u qellua me breshëri kallshnikovi, në sy të fëmijëve, dhe gruas, por policia, nuk e aprovon një fakt të tillë. Referuar informacioneve të deritanshme, pak para se të ndodhte atentati, nuk ka patur energji elektrike dhe kamerat e sigurisë, nuk kanë filmuar.
Valter Bami, një prej të arrestuarve pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas nuk është ndaluar, ndryshe nga çka u servir momentet e para të ngjarjes.
Pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas, makina e autorëve u gjet e djegur rreth 5 kilometra larg vendngjarjes, në fshatin Hasan, dhe brenda sic duket në foto, ishin 3 kallashnikovë të djegur , nga 4 që gjeti policia.
Pistat kryesore të vrasjes lidhen me të shkuarën e viktimës, si i dyshuar për ngjarje të rënda kriminale ku në disa mendohet se ka qenë ekzekutor, në të tjera me role dytësore si vëzhgues. Kjo mund të ketë krijuar konflikte të mëdha mes tij dhe personazheve të tjerë të në Nikël, por edhe në zona të tjera.
Kush është Gentian Bejtja
Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka në makinë me të. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.
I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh jo vetëm në zonën e Fushë-Krujës. Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.
Më herët i u përfol që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Po për mungesë provash, ai u la i lirë dhe dhe në vrasjen e Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe kur qëlluan Marklen Hakën.