FUSHË KRUJË- Gentian Bejtja, ish-polic dhe eksponent i njohur i botës së krimit, është ekzekutuar pasditen e sotme, 15 mars, në banesën e tij. Një atentat i mirëorganziuar i mori jetën ish-policit të Burgjeve, ndaj të cilit u derdhën breshëri plumbash kallashnikovi.
Tre herë u shpëtoi atentateve, por armiqtë duket se e kishin mbajtur në survejim dhe kanë vepruar kur Bejtja arriti në shtëpinë në Fushë Krujë. Pas 8 muajsh në kërkim nga policia, ai shkoi dje në banesë ku e priste nëna e vetme, por gjeti vdekjen. Ndaj tij është qëlluar me 4 kallashnikovë, teksa ka qenë në serë. Bejtja ishte në kërkim për t'u marrë në pyetje lidhur me atentatin që u bë ndaj tij më korrik 2023.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv dhe Shqiptarja.com se Bejtja ka tentuar t’i largohet breshërisë së plumbave, pasi ka pasur njolla gjaku përgjatë disa metrave në vendin ku u ekzekutua.
Pasi derdhën 4 karikatorë kallashnikovi, autorët janë larguar pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes. Pak pas vrasjes, mjeti i tyre tip 'Land Rover' u gjet i shkrumbuar në fshatin Hasan, ku brenda të cilit ndodheshin edhe 4 kallashnikovët, foto të cilën Report Tv e solli ekskluzivisht.
Të paktën 4 persona dyshohet të kenë marrë pjesë në vrasjen e Bejtjas, por do jetë grupi hetimor që do zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes. Forca të shumta policie dhe RENA kanë rrethuar zonën e Fushë Krujës në kërkim të autorëve, por ende nuk ka asnjë gjumë prej tyre. Ndërkohë policia ka shoqëruar në orët e mbrëmjes dhe Valter Bamin i cili u lirua dy muaj më parë pasi mbahej në arrest me burg se u dyshua se kishte marrë pjesë në atentatin që iu Bejtjas në korrik 2023 ku mbeti i vrarë kunati i tij. Pas këtij atentati Bejtja kishte dërguar bashkëshorten dhe dy fëmijët jashtë Shqipërisë.
Kush ishte Gentian Bejtja
Gentian Bejtja u ka shpëtuar tre atentateve më parë. Në korrik 2023, i zunë pritë bashkë me dy fëmijët dhe kunatin, Ramazan Sino, i cili humbi jetën.
Bejtja ishte një person i njohur për policinë, me precedentë në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Ai është hetuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013 dhe përflitet se ka qenë i pranishëm në momentin e rrëmbimit të Enver Stafukën në 2015.
Shënim: Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Sokol Dema dhe Julian Shota! Për shkrimin online punuan: Sibora Elezaj e Suela Gera
Deputeti i Rithemelimit Gazment Bardhi reagoi pas vrasjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Krujës.
“Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve. Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshëmëria e qytetarëve në vitin 2024.”, tha Bardhi.
Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ishte në Larushkë ku u ekzekutua Gentian Bejtja.
Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të cilët pasi u arratisën dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën të djegura edhe 4 kallashnikovë.
“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”– tha shefi i komisariatit.
Kjo është makina e djegur që është gjetur në Fushë Krujë pas ekzekutimit të Gentian Bejtjas. Në këto pamjet shihet se makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa është gjetur në fshatin Hasan, jo shumë larg rreth rrotullimit të Fushë Krujës, 5 km larg vendit ku ndodhi vrasja.
Brenda në makinën që dyshohet se u përket autorëve të atentatit, janë gjetur 4 kallashnikovë. Bejtja është qëlluar me breshëri plumbash, ai ka tentuar që të largohet me vrap por ka gjetur vdekjen.
Katër kallashnikovë janë gjetur në mjetin e djegur “Land Rover” që dyshohet se është e autorëve që ekzekutuan pasditen e sotme Gentian Bejtjan në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës.
Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell ekskluzivisht pamjet e kallashnikovëve të djegur. Makina e djegur u gjet në fshatin Hasan, gati 5 km larg banesës ku dhe ndodhi ekzekutimi.
"Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip "Land Rover", i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njofton policia.
Policia në vendin e ngjarjes dhe Gentian Bejtja
Për herë të parë pas 8 muajsh në kërkim policor, Gentian Bejtja u kthye dje në banesë, por gjeti vdekjen. Në shtëpi e priste nëna e tij, e cila jetonte e vetme, pasi të gjithë familjarët ndodhen jashtë shtetit.
Nga muaji korrik, kur iu bë atentati, Gentian Bejtja u shpall në kërkim policor për t'u pyetur. Por, që në atë kohë e deri tani nuk ishte gjetur asnjëherë që të shoqërohej dhe të pyetej, pasi nuk jetonte në banesë.
Sot ishte kthyer dhe është gjetur i vrarë brenda një sere të vogël në oborrin e banesës.
Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua në banesën e tij në Fushë Krujë, është është një emër i njohur për policinë, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar më parë me arsenal armësh në banesë.
Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij.
Gentian Bejtja është shoqëruar më parë edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor 2022, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.
Po ashtu, Gentian Bejtja përflitet se ka qenë i pranishëm në momentet e rrëmbimit të Enver Stafukës, më 8 shkurt 2015. Stafuka u rrëmbye në zonën e Fushë Krujës dhe u zhduk pa gjurmë prej atij momenti. Në vendin e ngjarjes, ishte edhe Durim Bami dhe Ramazan Rraja. Fati i Stafukës nuk u zbulua asnjëherë përgjatë kësaj dekade.
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Gentian Bjetjas. Ai u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.
Siç shihet edhe në këto pamje, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.
Gazetari Sokol Dema i Report Tv bën të ditur se një makinë është gjetur e djegur pak minuta pasi u mësua se ish polici I burgjeve Gentjan Bejtja u ekzekutua në shtëpinë e tij në Larushkë të Fushë Krujës.
Makina u gjet e djegur në fshatin Hasan, jo shumë larg rrethrotullimit të Fushë Krujës, 5 km larg vendit ku ndodhi vrasja.
Dyshohet se ka lidhje me autorët e krimit.
Njoftimi i policise
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar
Gentian Bejtja ish-polic i burgjeve dhe një eksponent i njohur i botës së krimit është ekzekutuar në banesën e tij. Bejtja ka qenë disa herë në shënjestër të atentateve dhe u ka shpëtuar tre prej tyre. Atentati i katërt i mori jetën, ndërsa u qëllua në banesën e tij.
Saga e atentateve ndaj Gentian Bejtjas
Më 4 korrik 2023 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati, ku ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Nga ky atentat mbeti i vrarë vëllai i bashkëshortes së tij, Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç. Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra
Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një tjetër atentati, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë. Si pasojë e të shtënave, sapo kishte furnizuar mjetin me karburant, mbeti i plagosur Klodian Stafuka, i cili ndodhej në mjet me Gentian Bejtjan.
Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol në fshatin Nikël të Krujës. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.