Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua në banesën e tij në Fushë Krujë, është është një emër i njohur për policinë, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar më parë me arsenal armësh në banesë.
Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij.
Gentian Bejtja është shoqëruar më parë edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor 2022, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.
Po ashtu, Gentian Bejtja përflitet se ka qenë i pranishëm në momentet e rrëmbimit të Enver Stafukës, më 8 shkurt 2015. Stafuka u rrëmbye në zonën e Fushë Krujës dhe u zhduk pa gjurmë prej atij momenti. Në vendin e ngjarjes, ishte edhe Durim Bami dhe Ramazan Rraja. Fati i Stafukës nuk u zbulua asnjëherë përgjatë kësaj dekade.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet me breshëri plumbash Gentian Bejtja në oborrin e banesës në Fushë Krujë! Gjendet e djegur makina e autorëve me 4 kallashnikovë (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al