Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Zhupa në Kuvend: Çuçi të na thotë ku janë hetimet

13 Prill 2023, 10:40| Përditesimi: 13 Prill 2023, 11:01

  • Share

 

Deputetja demokrate Ina Zhupa është ndalur në Kuvend tek atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Zhupa e cilësoi si një akt terrorist në nisje të fushatës dhe kërkoi nga ministri i Brendshëm që të japë informacion se ku janë hetimet deri më tani.

“Akt terrorist ka ndodhur ndaj kryetarit të PD në Vaun e Dejës duke u sulmuar për eliminim fizik me tritol. Kjo ishte hapja e fushatës elektorale e padëgjuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe vendeve demokratike. Ky parlament duhet të distancohet, ministri i brendshëm të na thotë ku janë hetimet, se nëse keni ndërmend ta bëni kështu fushatën elektorale i keni bërë llogaritë gabim”, tha Zhupa.  


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha akuzon Ramën për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës! Balla: Bëj denoncim ose hesht! Miratohen fondet për partitë për fushatë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?