Kristian Marku dhe makina e tij

Kronikë

Atentati për hakmarrje ndaj Kristian Markut, dyshime se qitësit janë nga Vlora! Kamerat kapën makinën e viktimës dhe autorëve

19 Janar, 10:46| Përditesimi: 19 Janar, 12:32

  • Share

VLORË-  Kanë kaluar 6 ditë nga ekzekutimi ndaj Kristian Markut në aksin, por policia ende nuk ka gjetur gjurmë nga autorët. Deri më tani, grupi hetimor ka arritur të sigurojë imazhet të makinës së autorit dhe asaj të viktimës vetëm nga kamerat e sigurisë në një karburant. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pamje dallohet momenti i kalimit të dy automjeteve.

Autorët e kanë ndjekur viktimën dhe më pas e kanë qëlluar, duke iu afruar me sinjal ndezur dhe duke u përpjekur të parakalojnë paralel. Në dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor, dëshmitarët kanë raportuar se fillimisht është dëgjuar një e shtënë dhe më pas, makina e autorëve me sinjal ndezur ka parakaluar makinën që drejtohej nga Kristian Marku, dhe më pas e kanë qëlluar.

Janë dëgjuar frenimet dhe fërkimet e gomave të automjeteve në autostradë dhe pasi autorët e kanë qëlluar të paktën 13 herë Markun, makina e tij është përplasur disa herë me trafik ndarësen.

Burime bëjnë me dije se policia ka dyshime se autorët mund të jenë nga Vlora ose të jenë ndihmuar nga persona që e njohin mirë territorin, për shkak të dinamikës së ngjarjes, nga vjedhja e targave të oficerit të policisë dhe përdorimi i tyre në atentat, deri tek largimi i autorëve. Sipas grupit hetimor, nëse zbardhet vjedhja e targës, hetimi do të jetë më i lehtë për të zbardhur ngjarjen. Megjithatë, grupi hetimor bën me dije se vrasja në ecje mund të kryhet vetëm nga qitës profesionistë. 

Policia e Vlorës vazhdon ende të marrë persona në pyetje, ndërkohë kamerat janë duke u shqyrtuar edhe në bizneset që ndodhen në Njësinë Administrative Novoselë, për të parë nëse mjeti i autorëve ka qarkulluar në zonë.

Atentati ndaj Kristian Markut

Kristian Marku u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, të cilët, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Autorët dogjën mjetin tip ‘Golf’ rreth 1 km  larg vendit të ngjarjes dhe më pas dyshohet se janë larguar drejt Fierit. Mjeti i autorëve ka qenë me targa të vjedhura, ndërsa brenda tij nuk është gjetur arma e krimit.

Ekzekutimi i 30-vjeçarit nga Rrësheni Kristian Marku dyshohet se ka lidhje me përplasjen e dy fiseve të Mirditës, Reçi e Bardhi. Policia shoqëroi edhe 4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020, por ata kanë mohuar lidhjen me ngjarjen. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?