Atentati me armë zjarri i një nate më parë në Lezhë ndaj kushërinjve Preçi nga Miloti, vijon të mbetet pa autor. Gjatë natës policia ka ushtruar kontrolle në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve të cilët pas ngjarjes, u larguan përgjatë superstradës në drejtim të Milotit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lire.
Sipas burimeve në dëshminë e tyre para hetuesve, Blerim dhe Klisman Preçi kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, ndërsa dyshimet janë se shënjester e atentatit të ketë qenë 28-vjeçari Blerim Preçi i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek e shkuara e tij dhe të vëllait në vendet e Bashkimit Evropian, por pa përjashtuar edhe ndonjë konflikt të mundeshëm në vendin tonë
Lajmi kryesor:
'Ik shko futu te lokali', Report Tv siguron videon pak pas atentatit dje në Lezhë, Blerim Preçi pyet në gjendje të traumatizuar: A kam plumba në kokë?
M.Q./ReportTv.al