'Ik shko futu te lokali', Report Tv siguron videon pak pas atentatit dje në Lezhë, Blerim Preçi pyet në gjendje të traumatizuar: A kam plumba në kokë?

15 Maj 2022, 08:26| Përditesimi: 15 Maj 2022, 11:25

  • Share

LEZHË- ‘A kam plumba në kokë?!' Ky është reagimi i parë i Blerim Preçit, pak pasi i shpëtoi atentatit një ditë më parë në Lezhë, i cili në gjendje të rëndë psikologjike pyet nëse është plagosur apo jo. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila ka siguruar videon pak pasi i riu bashkë me kushëririn e tij, Klisman Preçi, i kishin shpëtuar mrekullisht plumbave, që u shkrepën në drejtim të makinës Mercedes Benz tip 'ML' me të cilën po udhëtonin.

Siç shihet në video, Blerim Preçi del i traumatizuar nga makina dhe qytetari dëgjohet teska këshillon 28-vjeçarin që të futet në lokal, ndërsa ka telefonuar ambulancën dhe policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Ishull-Lezhë, ku 28-vjeçari Blerim Preçi nga Miloti i cili po udhëtonte bashkë me kushëririn e tij, ranë pre e një atentati, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të identifikuar.

Gjatë natës policia ka ushtruar kontrolle në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve të cilët pas ngjarjes, u larguan përgjatë superstradës në drejtim të Milotit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lire. Sipas burimeve në dëshminë e tyre para hetuesve, Blerim dhe Klisman Preçi kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, ndërsa dyshimet janë se shënjester e atentatit të ketë qenë 28-vjeçari Blerim Preçi i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Si ndodhi ngjarja?
Report Tv mëson se në lëvizje e sipër, një Audi gri u është afruar në parakalim dhe një person nga sedilja e pasme qëlloi me pistoletë ndaj makinës së tyre. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dy kushërinjtë Preçi, derisa u janë afruar dhe qëlluan. Sipas dëshmitarëve, Blerim Preçi, që ishte në timon, u hodh nga makina në lëvizje, e cila me pas devijoi dhe doli nga rruga. Ndërsa kushëriri i tij mbeti në makinë, ku ishte i ulur në sediljen e parë. Asnjë nga dy kushërinjtë nuk është plagosur nga të shtënat me armë, megjithëse disa plumba kanë goditur makinën e tyre sidomos në pjesën e përparme.

Kush është shënjestra, Blerim Preçi?
Nga informacionet paraprake, 28-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit, teksa nuk ka precedentë penale në Shqipëri. Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit me mjetin tip 'Audi' ngjyrë gri. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja, ndërsa janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e autorëve.

 

Videoja pak minuta pas atentatit, Blerim Preçi në gjendje të traumatizuar

Ora 10:27
Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë, shoqërohen 10 persona, flet 28-vjeçari: Nuk kemi konflikte

1652555362_WhatsAppImage20220514at9.06.49PM.jpeg

Atentati me armë zjarri i një nate më parë në Lezhë ndaj kushërinjve Preçi nga Miloti, vijon të mbetet pa autor. Gjatë natës policia ka ushtruar kontrolle në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve të cilët pas ngjarjes, u larguan përgjatë superstradës në drejtim të Milotit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lire.

Sipas burimeve në dëshminë e tyre para hetuesve, Blerim dhe Klisman Preçi kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, ndërsa dyshimet janë se shënjester e atentatit të ketë qenë 28-vjeçari Blerim Preçi i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek e shkuara e tij dhe të vëllait në vendet e Bashkimit Evropian, por pa përjashtuar edhe ndonjë konflikt të mundeshëm në vendin tonë

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 15/05/2022 15:56

    Asgje nuk e justifikon tentativen per marrjen e jetes ketij djali, vetem nese eshte perfshire vete ne ngjarje te tilla. Policia duhet ta zbardhe kete ngjarje ne menyre qe te keputet zinxhiri i vrasjeve. Pas8guri ekstreme. Vijne ti lajne hesapet ketu se andej i zbulojne dhe marrin denimin qe meritojne. Ketu eshte kaos.

    Përgjigju
  • Scutari: 15/05/2022 15:54

    Këta janë trimat pra që në ambiente publik ndaj njerëzve të thjeshtë bëjnë si të fortë!! Shiheni se mos e ka bërë edhe në brekë ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?