Ish-deputeti Halit Valteri, i cili po dëshmon në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ka deklaruar se babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë, e ka kontaktuar dhe i ka treguar një video të dy personave që ai pretendonte se i kanë vrarë të birin. Valteri thotë se në parlament asokohe kur nxorri videon, ka përmendur emra dhe oficerë policie që i ka thënë Genci Maloku.
Ish-deputeti thekson gjithashtu se më pas e ka telefonuar edhe Ramazan Rraja, se pse i ka përmendur emrin.
“Genci Malokun e kam njohur pak ditë pasi djali i tij ndërroi jetë. Erdhi, m’u prezantua dhe më tha: “Më kanë vrarë djalin” dhe shtoi: “Kam videot e atyre që ma kanë vrarë.” Kam bërë interpelancë me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Më ka dhënë një tablet ku duken dy persona, një me kapele dhe një pa kapele, dhe ai pretendonte: “Këta ma kanë vrarë djalin.” Ai më tha: “Nëse flet në Parlament, kjo ngjarje do të zbardhet.” Kam përmendur disa emra dhe oficerë policie, sipas atyre që më ka thënë Genci Maloku. Kam folur në Parlament në emër të Genci Malokut. Pas Parlamentit, më ka telefonuar Ramazan Rraja. E njoh prej kohësh; nuk më ka kërcënuar, por më ka thënë: “Pse na ke përmendur emrat? Pse ke përmendur emrin e Lentit?” Ramazan Rraja më ka telefonuar në telefon, në WhatsApp. E kam shfrytëzuar këtë çështje politikisht për të marrë kredencialet e mia politike si deputet i opozitës”, ka deklaruar Valteri.
Avokati i Dervishajt pretendoi se veprimi i Valterit është i stisur nga Arjan Ndoja.
“Do doja të administroheshin bisedat mes Halit Valterit dhe Arjan Ndojës. E gjithë historia e stisur nga Arjan Ndoja dhe Sandër Lleshajt”, ka deklaruar ai në gjyq.
Lajmi kryesor:
Gjyqi/ Deputeti i Berishës Arjan Ndoja përballë personit që donte “kokën” e tij: Ç'borxh të kam? Plaurent Dervishaj: Ta fal unë po të kesh gisht në atentatin tim?
Xh.D/ReportTv.al
