Kronikë

Gjyqi/ Deputeti i Berishës Arjan Ndoja përballë personit që donte “kokën” e tij: Ç'borxh të kam? Plaurent Dervishaj: Ta fal unë po të kesh gisht në atentatin tim?

27 Qershor, 10:27| Përditesimi: 27 Qershor, 16:21

  • Share

Para se të futet në Kuvend në shtator, si deputet i zgjedhur nën siglën e koalicionit të Sali Berishës, Arjan Ndojës, iu desh të futet në dyert e SPAK.  Ish-prokurori i Durrësit dëshmoi në një nga proceset më të bujshme, atë të atentatit që iu bë në vitin 2019 në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Për herë të parë, ish-prokurori deputeti i zgjedhur i PD-së nga lista e hapur në Durrës, u ballafaqua ballë për ballë, me personin që SPAK e akuzon se ka urdhëruar atentatin ndaj tij, Plaurent Dervishaj, anëtar i bandës së Durrësit, dhe Julian Meçajt, një nga autorët që qëlloi ndaj makinës.

6 vite më pas, Arjan Ndoja, tha se ende nuk e di përse donin ta vrisnin.  Pyetjen ia drejtoi në sy personit që dyshohet se ka paguar për kokën e tij.

Arjan Ndoja: Ke ndonjë konflikt me mua?

Plaurent Dervishaj: Jo po të kem ta them këtu.

Arjan Ndoja: Për ty kam dëgjuar shumë dhe kam ardhur të të shoh në sy nëse të kam gjë borxh mos hezito.

Plaurent Dervishaj; Ja me ke mua borxh si do ma shlyesh. 

Arjan Ndoja: Më thuaj ca borxhi te them si do e shlyej

Megjithatë, dyshime se çfarë mund të ketë ndodhur, ish-prokurori, ka kur flet për një letër anonime dhe atentatin e lidh me detyrën e tij.

“Dikush na ka futur në ngatërresë, është pastruar një territor në Durrës.  Kanë ardhur disa letra anonime ku thuhej se dyshohet se me anë të punës tënde si prokuror ke ndërhyrë në një çështje që këta kanë interesa ekonomike”, tha ish-prokurori në sëshmi

1 nëntorin e 6 viteve më parë, Arjan Ndoja ishtë në automjetin e tij, i cili tha se ka qenë në emër të gruas. Në timon ndodhej shoferi Andi Maloku, për të cilin u shpreh që kishte vetëm një muaj që e kishte marrë në provë, i vetmi që humbi jetën nga plumbat e lëshuar ndaj makinës. Pasagjer në sediljen e pasme, “Rrumi i Shijakut”, siç shumë e njohin, një personazh që e ka ndërruar emrin disa herë Pëllumb Muharremi, Landi Muharremi, e së fundi Aleksandër Laho.

4 muaj para atentatit të nëntorit, Plaurent Dervishaj ishte objektiv i një atentati në qershor në Koxhas të Shijakut, bashkë me Julian Meçajn ku të dy mbetën të plagosur. Për këtë, ai aludon në mënyrë të nënkuptuar, se Ndoja mund të ketë pasur lidhje.

Plaurent Dervishaj: Ti mendon që po të kesh ti gisht te atentati im unë ta fal?

Arjan Ndoja: Kam ardhur për atentatin tim jo tendin.

Para togave të zeza, ish-prokurori, tha se e ka takuar gjatë majit të vitit 2020, Plaurent Dervishajn, një vit pasi kishte urdhëruar atentatin ndaj tij sic akuzon SPAK. “Një herë e kam takuar por s’kemi asnjë pikë që lidhemi bashkë”, theksoi Ndoja.

I pyetur nga avokati i Plaurent Dervishajt, nëse për një dosje hetimore të gjetur në makinën e tij lidhur me falsifikimin e pronave në Hamalaj, Arjan Ndoja, tha se nuk ka dijeni për ketë dosje, dhe aq më pak që të jetë e vjedhur. “Tek makina ime kanë qenë disa materiale që e ka patur një avokat, materialet janë të atij”, tregoi ish-prokurori.

Edhe prokurori e pyeti Ndojën, nëse ka ndonjë interes pasuror që në zonën e Gjirit të Lalëzit, por mori përgjigje mohuese.

Në dëshminë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, Ndoja tha se kishte drekuar me disa persona, mes të cilëve edhe Rrumi, një emër i shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës.

“Në orën 12.30 dola pas një telefonate te restorant “Koral” për drekë me disa miq. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muharremi, pasi kështu e kam njohur në një plagosje me thikë kur isha avokat. Ka qenë edhe ndërtuesi Enver Shaba, të cilin e njoh.”, dëshmoi Arjan Ndoja.

Momentin e të shtënave e kujton kështu:

“Nga ura Dajlanit, kemi ikur në mbikalim, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe është qëlluar në distance me plumba tek nga 2 armë, por jo në breshëri. Vetëm në sediljen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda. Nuk kemi arritur ta shohim makinën", kujtoi Ndoja.

Për të dëshmuar u thirr edhe ish-deputeti Halit Valteri, i cili në vitin 2020 nga Kuvendi publikoi video të atentatit, që tha se e disponoi nga babai u shoferit të ndjerë.

"E kam shfrytëzuar këtë çështje politikisht për te marre kredencialet e mia politike si deputet i opozitës", tha Halit Valteri.

Të vetmen situatë që Ndoja përmend janë reagimet e kryeministrit Edi Rama, dhe Erjon Braçes, në atë kohë zv.kryeministër, pak muaj para atentatit të tij.

“Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë”, tha Ndoja.

Kryeministri e cilësonte Arjan Ndojën në grupin e prokurororëve “KCK” kap cfarë të kapësh, që para vettingut, po bënin qokat e fundit me vendime, duke e akuzuar Arjan Ndojën se punon për organizatat kriminale dhe se u bën shantazh nëpunësve të shtetit për çështje pronash.

Për atentatin ndaj Ndojës, me vendim të formës së prerë, Apeli i Posaçëm dënoi me burgim të përjetshëm nipin e ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Redjan Rrajën, një prej ekzekutorëve, i arrestuar vetëm 4 ditë pas ngjarjes në tentativë për t’u larguar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit. Me 35 vjet burg u dënua Ariol Halilaj, për përkrahje të autorit të krimit në rrethana cilësuese, pasi largoi atentatorët nga vendi i ngjarjes, pas braktisjes së makinës. Pikërisht te kjo e fundit policia gjeti gjurmë gishtash të Rrajës.

Plaurent Dervishaj, i akuzuar si organizatori i atentatit, dhe Julian Meçe, një nga autorët që qëlloi, u ekstraduan nga Dubai në gusht të vitit 2024. SPAK zbardhi atentantin ndaj ish prokurorit pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku u zbardhën edhe ngjarje të tjera.

Ora 12:55
Atentati ndaj Ndojës, Valteri në GJKKO: Babai i Andi Malokut më tregoi videon e dy personave që pretendonte se i vranë djalin! Ramazan Rraja më telefonoi dhe më tha...

1751022088_halitvalteri.JPG

Ish-deputeti Halit Valteri, i cili po dëshmon në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ka deklaruar se babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë, e ka kontaktuar dhe i ka treguar një video të dy personave që ai pretendonte se i kanë vrarë të birin. Valteri thotë se në parlament asokohe kur nxorri videon, ka përmendur emra dhe oficerë policie që i ka thënë Genci Maloku.

Ish-deputeti thekson gjithashtu se më pas e ka telefonuar edhe Ramazan Rraja, se pse i ka përmendur emrin.

“Genci Malokun e kam njohur pak ditë pasi djali i tij ndërroi jetë. Erdhi, m’u prezantua dhe më tha: “Më kanë vrarë djalin” dhe shtoi: “Kam videot e atyre që ma kanë vrarë.” Kam bërë interpelancë me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Më ka dhënë një tablet ku duken dy persona, një me kapele dhe një pa kapele, dhe ai pretendonte: “Këta ma kanë vrarë djalin.” Ai më tha: “Nëse flet në Parlament, kjo ngjarje do të zbardhet.” Kam përmendur disa emra dhe oficerë policie, sipas atyre që më ka thënë Genci Maloku. Kam folur në Parlament në emër të Genci Malokut. Pas Parlamentit, më ka telefonuar Ramazan Rraja. E njoh prej kohësh; nuk më ka kërcënuar, por më ka thënë: “Pse na ke përmendur emrat? Pse ke përmendur emrin e Lentit?” Ramazan Rraja më ka telefonuar në telefon, në WhatsApp. E kam shfrytëzuar këtë çështje politikisht për të marrë kredencialet e mia politike si deputet i opozitës”, ka deklaruar Valteri.

Avokati i Dervishajt pretendoi se veprimi i Valterit është i stisur nga Arjan Ndoja.

“Do doja të administroheshin bisedat mes Halit Valterit dhe Arjan Ndojës. E gjithë historia e stisur nga Arjan Ndoja dhe Sandër Lleshajt”, ka deklaruar ai në gjyq.

Ora 12:33
'Ishte duke ngrënë drekë më Arjan Ndojën', Bashkim Maloku rrëfen në GJKKO si iu vra kushëriri: Një femër me emrin Lusi ka lëvizur dy tre herë...

Në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet i zgjedhur i PD, dëshmoi edhe Bashkim Maloku, djali i xhaxhait të Andi Malokut, shoferi që mbeti i vrarë në atentat. Ai rrëfeu se si e mori lajmin që kushëriri i tij ishte plagosur, ndërsa pranon njohjen edhe me Palurent Dervishajn.

Prokurori: A keni lidhje me Andi Malokun?

Maloku: Është djali i djalit të xhaxhait tim, punonte shofer tek Arjan Ndoja. Banonin në Tiranë ai dhe prokurori.  Unë nuk di asgjë kam marrë një telefonatë që kanë plagosur Andin. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit jam njoftuar rreth orës 5:30.  E kam pyetur si ka ndodhur ngjarja dhe me tha që ka qenë në një lokal duke ngrenë drekë me Arjan Ndoj, Aleksandër Lahon.  Më ka thënë që ka parë një femër me emrin Lusi që ka lëvizur dy tre herë.

Prokurori: A ju ka ardhur ndonjë person pas ngjarjes?

Maloku: Kanë ardhur tre persona nga Nikla rreth dy javë më pas, vinin për llogari të fisit të vet me mbiemër Rraja. Njëri ishte nga malësia e Krujës, njëri nga Nikla dhe tjetri jetonte në Tiranë, takimi zgjati rreth 30 minuta dhe i kërkuam që të na tregonin kush e ka bërë na thanë që do vijnë dhe nuk erdhën më.

Maloku: Njoh Plaurent Dervishajn prej shumë kohësh nuk kam patur asnjë problem.

Ora 12:07
Atentati, Ndoja debate me të pandehurit në GJKKO/ Meçaj: A ke qenë i vërtetë në dëshmi? Deputeti i zgjedhur i Berishës: Si e matni ju burrërinë?

1751018933_arjanndoj.jpeg

Debate në GJKKO midis të pandehurve Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj me Arjan Ndojën, i thirrur për të dëshmuar për atentatin e bërë ndaj tij në vitin 2019. Ish-prokurori, deputet i zgjedhur i PD më 11 maj, pretendon se sulmi me armë ka ndodhur për shkak të detyrës, ndërkohë që flet edhe për intriga.

Meçaj i drejtohet Ndojës nëse ka qenë i vërtetë në ato që ka dëshmuar, ndërkohë që ky i fundit ia kthen me ironi se si mund ta masë burrërinë. Në debat përfshihet gjithashtu edhe Dervishaj, i cili i thotë të përmendë emra. 

Pjesë nga diskutimi: 

Avokati i Julian Meçajt: A jeni takuar më të afërm të Meçajt?

Arjan Ndoja: Me të atin e kam patur kontakt, e kam takuar pas ngjarjes. Largoje që mos të na bëjnë ndonjë intrigë. Dhe më tha përse e ke këtë bindje, i kam thënë që kështu më kanë thënë pasi më kanë ardhur disa plumba. 

Avokati: Pse mendoni që është bërë një intrigë, kush mendoni që është kjo palë e tretë?

Arjan Ndoja: Nuk kam përmendur që klientët tuaj janë autorët. Koncepti intrigë ka të bëjë me përhapjen e një të vërtete që nuk është e vërtetë për të futur në konflikt. Intriga që është bërë është që kanë ardhur disa letra anonime që thonin se për shkak të detyrës. Kemi të bëjmë me një ngjarje me paramendim. Në letra është thënë që dyshohet se me anë të punës tënde si prokuror ke ndërhyrë në një çështje që këta kanë interesa ekonomike. 

Avokati: Përmendni që është goditur makina ime e cila ishte e njohur. Përse mendoni që ju kanë goditur për shkak të detyrës?

Arjan Ndoja: Cilësitë e mia dihen, që kam qenë unë në vend të parë.

Julian Meçaj: Keni qenë i vërtetë në gjithë dëshminë që keni dhënë?

Arjan Ndoja: Kush është grada që ju si jurist matni burrërinë e të tjerëve?

Julian Meçaj: Në çfarë viti keni nisur punë si prokuror në Durrës?

Arjan Ndoja: Në vitin 2001.

Meçaj: A i keni dorëzuar këto letra për ta ndihmuar drejtësinë?

Ndoja: Jo.

Julian Meçaj-gjykatës: Të gjitha çka ka thënë dëshmitari është mendim, nuk të lini për të folur nuk rrespektoni procedurën. 

Avokati i Meçajt: Si e shlyeni borxhin që përmendët?

Julian Meçaj: Je nul në të gjithë veriun ke prerë lesht e trafikantëve. Të kam unë borxh si do ma shlyesh? 

Plarent Dervishaj: Ja më ke mua borxh si do ma shlyesh.                         

Arjan Ndoja: Më thuaj ça borxhi të them si do e shlyej. 

Plarent Dervishaj: Herës tjetër na sillni një gjinekolog të na kontrollojë, jemi burra apo jo. Jashtë emrat nuk i përmend, me emra përmendi këtu në sallë gjyqi. Në burg nuk jam pa emër unë.

Ora 11:50
Gjyqi në GJKKO/ Dervishaj-Ndojës: Mendon se do ta falja nëse ke gisht në atentatin tim? Ish-prokurori: Kam ardhur të të shoh në sy, nëse të kam borxh mos hezito

1751017846_1726575329plaurentdervishaj.jpeg


Diskutime mes Arjan Ndojës dhe Plaurent Dervishajt, i akuzuar si organizator i atentatit të ndodhur në vitin 2019, në gjyqin që po mbahet në GJKKO. Ish-prokurori e pyet nëse ka ndonjë konflikt me të, ndërsa Dervishaj i përgjigjet se nëse do të kishte nuk do të kishte nguruar t'ia thoshte në sallën e gjyqit. 

Ndoja replikon duke i thënë se është paraqitur në gjyq për ta parë në sy nëse ka ndonjë borxh me të. Mes të tjerash, Dervishaj i drejtohet "Ti mendo që po të kesh ti gisht te atentati im unë ta fal?"

Pjesë nga diskutimi: 

Plaurent Dervishaj: I vetmi konflikt që përmende ishte konflikti me kryeministrin, dhe ish zv kryeministrin konflikt me mua më thua që nuk ke patur. Është politike atentati jot apo jo?

Arjan Ndoja: Ke ndonjë konflikt me mua?

Plaurent Dervishaj: Jo po të kem ta them këtu.

Arjan Ndoja: Për ty kam dëgjuar shumë dhe kam ardhur të të shoh në sy nëse të kam gjë borxh mos hezito. 

Plaurent Dervishaj: Ti mendo që po të kesh ti gisht te atentati im unë ta fal?

Arjan Ndoja: Kam ardhur për atentatin tim jo tëndin.

Ora 11:21
Gjyqi për atentatin ndaj tij, Ndoja: Lahon e kam njohur kur isha avokat! Dosja për pronat në Hamallaj në makinë? Materialet nuk ishin të miat

1751016100_90001724078108xkrndojameatentatoretframe297464.jpg

Në gjyqin në GJKKO për të pandehurit Plarent Dervishajt dhe Julian Meçe lidhur me atentatin ndaj tij, ish-prokurori Arjan Ndoja është pyetur për Aleksandër Lahon, i cili ndodhej në automjet me të kur ndodhi ngjarja, për të cilin thotë se e ka njohur që kur ishte avokat.

Pyetjes nëse pse mendon se sulmi ka qenë ndaj tij, Ndoja thotë se plumbat kanë qenë drejt tij. Ish-Prokurori, deputet i zgjedhur i PD më 11 maj, pretendon se nuk ka pasur konflikte me njeri sa që t'i qëllonin me armë.

I pyetur për dosjen e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj, ai thotë se nuk ka dijeni për dosje të vjedhur dhe se te makina e tij ka pasur materiale që ishin të një avokati. 

 

Pjesë nga diskutimi: 

Avokati i Plaurent Dervishajt: Çfarë lidhje ka patur me Aleksandër Lahon?

Arjan Ndoja: E kam njohur nga një ngjarje të ndodhur, plagosje me thikë kam qenë avokat asokohe. U bë disa muaj që nuk kam kontakt. 

Avokati: Pozicioni i tij në mjetin ku udhëtonte para atentatit?

Arjan Ndoja: Mjeti po ecte 60-70 km kam qenë i ulur në sedilen e pasagjerit. Nuk kam parë sesi është qëlluar, kam parë disa video. Ne momentin e ngjarjes nuk arrin dot si të kthesh kokën por shikon dhe ndjen sesi vijnë plumbat nga pas. 

Avokati: Pse mendoni që është goditur prokurori?

Arjan Ndoja: Mjeti është i imi, po të kishin punë me personat e tjerë i kishin dhe më parë, bëj ekzistencën e faktit. Kjo është çështje këndvështrimesh, nuk kam patur konflikte sa të më gjuanin me armë. Po të shikohet tabela fotografike e makinës shihen 13 predha, unë thjesht dua të di shkakun. 

Avokati: Ke përdorur numër tjetër telefoni?

Arjan Ndoja: Kam patur vetëm në momentet e fundit para ngjarjes. 

Avokati: E mbani numrin e Pëllumb Muharremit?

Ndoja: Jo nuk e kam patur. 

Avokati: Në mjet është gjendur një dosje hetimore në portobagazhin e mjetit, e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj. Çfarë dijeni keni me këtë dosje?

Ndoja: Kam dhënë sqarime në Prokurorine e Posaçme, nuk kam dijeni për dosje të vjedhur. Tek makina ime kanë qenë disa materiale që e ka patur një avokat, materialet janë të atij.

Ora 10:46
Gjyqi në GJKKO, Arjan Ndoja: Plaurent Dervishin e kam parë njëherë fizikisht, të atin e Julian Meçes e njoh

1750315182_gjkko.webp

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja po dëshmon në GJKKO për atentatin që iu bë atij në vitin 2019. Ai ka deklaruar se me Plaurent Dervishajn është takuar vetëm një herë, ndërsa Julian Meçes i njeh të atin, me të cilin thotë se ka marrëdhënie të mira pasi ka punuar me ta.

Prokurori: A i njihni të pandehurit?

Ndoja: Fizikisht kam takuar vetëm Plaurent Dervishajn për babain e tij. Babain e Julian Meçajt e njoh kam marrëdhenie të mira, punonte me ne. Dua të di shkakun e ngjarjes, nëse i kam borxh dikujt dua t'ja shlyej."

Ndoja thotë se nuk e di se kush e ka qëlluar dhe se nuk ka pasur probleme. Sipas tij, problem ka pasur vetëm deklaratat e dy politikanëve në atë kohë. 

"Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me cuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plag. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishye rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëvë në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meçes e njoh kam respekt por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s'kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikusj do më bente atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur."

I pyetur nëse e njeh Enver Shabën, Ndoja ka deklaruar se e ka takuar disa herë. Bën me dije gjithashtu se është takuar me familjarët e personave që ndodheshin në mjet, pas ngjarjes së rëndë. 

Prokurori: E njihni Enver Shabën?

Ndoja: Po e njoh, ka një objekt në Shkëmbim e Kavajës. Kam shkuar disa herë.

Pas ngjarjes jam takuar me personat që ndodheshin në mjet dhe me familjarët e tyre. Kam menduar që çfarë të keqe i kam bërë dikujt që i kam nxjerrë babin nga burgu. Dikush na ka futur në ngatërresë, është pastruar një territor në Durrës. 

Prokurori: Jeni takuar pas ngjarjes me Lahon dhe Malokun?

Ndoja: Jam takuar me Malokun kam marrdhënie të mire. 

Prokurori: Gjatë muajit maj të 2020 e keni takuar Plaurent Devishajn?

Ndoja: Një herë e kam takuar por s'kemi asnjë pikë që lidhemi bashkë.

Prokurori: Keni ndonjë interes pasuror që në zonën e Gjirit të Lalëzit?

Ndoja: Jo nuk kam. 

Prokurori: A e njihni Halit Valterin?

Ndoja: E njoh si figurë publike, e kam parë në tv ka nxjerrë një video ku dyshohen se janë autorët e ngjarjes.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 27/06/2025 15:47

    Dosja e nje avokati me materiale te vjedhura nga prokuroria e durresit ne bagazhin e makines te nje prokurori te durresit?? E kuptoni cfare paradoksi! Person me rrezikshmeri te larte shoqerore si Rumi ne resrorant dhe ne makine me prokurorin. Ish prokurori qe kercenon me gjuhe mafioze, mafiozin qe eshte i pandehur per vrasje.Tani me mandat deputeti. Ku ka perfunduar e mjera shqiperi.

    Përgjigju
  • KRUTANI: 27/06/2025 12:05

    O PROKUROR,O GJYKATËS,O ÇFARË DREQIN T'U THEMI A NUK E SHIKONI ISH PROKURORIN,DJALIN E ISH ANT.tëP.P.SH SI GËNJEN.KA QËNË NJË TEATËR NGA PADIA ZOTI HETUS,OSE PËR NJË VIÇ E ZUNI NATA JASHTË.KA DHE MË,PO FË KENI MUNDËSI JEPIANI GJYQTARËVE E PROKURORËVE ÇFARË SHKRUAJMË QË MBASE KUJTOHEN E GJEJNË MËNDËT KU I KANË LËNË.

    Përgjigju
  • jori: 27/06/2025 11:19

    Sali non grata ka mbledhur si gjithmonë kriminelat...

    Përgjigju
  • XXX: 27/06/2025 11:10

    O PD e qelbur, si mund te behet deputet nje njeri i tille kaq legen, ordiner e kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?