Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja po dëshmon në GJKKO për atentatin që iu bë atij në vitin 2019. Ai ka deklaruar se me Plaurent Dervishajn është takuar vetëm një herë, ndërsa Julian Meçes i njeh të atin, me të cilin thotë se ka marrëdhënie të mira pasi ka punuar me ta.
Prokurori: A i njihni të pandehurit?
Ndoja: Fizikisht kam takuar vetëm Plaurent Dervishajn për babain e tij. Babain e Julian Meçajt e njoh kam marrëdhenie të mira, punonte me ne. Dua të di shkakun e ngjarjes, nëse i kam borxh dikujt dua t'ja shlyej."
Ndoja thotë se nuk e di se kush e ka qëlluar dhe se nuk ka pasur probleme. Sipas tij, problem ka pasur vetëm deklaratat e dy politikanëve në atë kohë.
"Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me cuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plag. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishye rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëvë në atë kohë.
Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meçes e njoh kam respekt por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s'kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikusj do më bente atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur."
I pyetur nëse e njeh Enver Shabën, Ndoja ka deklaruar se e ka takuar disa herë. Bën me dije gjithashtu se është takuar me familjarët e personave që ndodheshin në mjet, pas ngjarjes së rëndë.
Prokurori: E njihni Enver Shabën?
Ndoja: Po e njoh, ka një objekt në Shkëmbim e Kavajës. Kam shkuar disa herë.
Pas ngjarjes jam takuar me personat që ndodheshin në mjet dhe me familjarët e tyre. Kam menduar që çfarë të keqe i kam bërë dikujt që i kam nxjerrë babin nga burgu. Dikush na ka futur në ngatërresë, është pastruar një territor në Durrës.
Prokurori: Jeni takuar pas ngjarjes me Lahon dhe Malokun?
Ndoja: Jam takuar me Malokun kam marrdhënie të mire.
Prokurori: Gjatë muajit maj të 2020 e keni takuar Plaurent Devishajn?
Ndoja: Një herë e kam takuar por s'kemi asnjë pikë që lidhemi bashkë.
Prokurori: Keni ndonjë interes pasuror që në zonën e Gjirit të Lalëzit?
Ndoja: Jo nuk kam.
Prokurori: A e njihni Halit Valterin?
Ndoja: E njoh si figurë publike, e kam parë në tv ka nxjerrë një video ku dyshohen se janë autorët e ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Gjyqi/ Deputeti i Berishës Arjan Ndoja përballë personit që donte “kokën” e tij: Ç'borxh të kam? Plaurent Dervishaj: Ta fal unë po të kesh gisht në atentatin tim?
Xh.D/ReportTv.al
