Arjan Ndoja

Kronikë

Gjyqi për atentatin ndaj tij, Ndoja: Lahon e kam njohur kur isha avokat! Dosja për pronat në Hamallaj në makinë? Materialet nuk ishin të miat

27 Qershor, 11:21| Përditesimi: 27 Qershor, 14:04

  • Share

1751016100_90001724078108xkrndojameatentatoretframe297464.jpg

Në gjyqin në GJKKO për të pandehurit Plarent Dervishajt dhe Julian Meçe lidhur me atentatin ndaj tij, ish-prokurori Arjan Ndoja është pyetur për Aleksandër Lahon, i cili ndodhej në automjet me të kur ndodhi ngjarja, për të cilin thotë se e ka njohur që kur ishte avokat.

Pyetjes nëse pse mendon se sulmi ka qenë ndaj tij, Ndoja thotë se plumbat kanë qenë drejt tij. Ish-Prokurori, deputet i zgjedhur i PD më 11 maj, pretendon se nuk ka pasur konflikte me njeri sa që t'i qëllonin me armë.

I pyetur për dosjen e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj, ai thotë se nuk ka dijeni për dosje të vjedhur dhe se te makina e tij ka pasur materiale që ishin të një avokati. 

 

Pjesë nga diskutimi: 

Avokati i Plaurent Dervishajt: Çfarë lidhje ka patur me Aleksandër Lahon?

Arjan Ndoja: E kam njohur nga një ngjarje të ndodhur, plagosje me thikë kam qenë avokat asokohe. U bë disa muaj që nuk kam kontakt. 

Avokati: Pozicioni i tij në mjetin ku udhëtonte para atentatit?

Arjan Ndoja: Mjeti po ecte 60-70 km kam qenë i ulur në sedilen e pasagjerit. Nuk kam parë sesi është qëlluar, kam parë disa video. Ne momentin e ngjarjes nuk arrin dot si të kthesh kokën por shikon dhe ndjen sesi vijnë plumbat nga pas. 

Avokati: Pse mendoni që është goditur prokurori?

Arjan Ndoja: Mjeti është i imi, po të kishin punë me personat e tjerë i kishin dhe më parë, bëj ekzistencën e faktit. Kjo është çështje këndvështrimesh, nuk kam patur konflikte sa të më gjuanin me armë. Po të shikohet tabela fotografike e makinës shihen 13 predha, unë thjesht dua të di shkakun. 

Avokati: Ke përdorur numër tjetër telefoni?

Arjan Ndoja: Kam patur vetëm në momentet e fundit para ngjarjes. 

Avokati: E mbani numrin e Pëllumb Muharremit?

Ndoja: Jo nuk e kam patur. 

Avokati: Në mjet është gjendur një dosje hetimore në portobagazhin e mjetit, e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj. Çfarë dijeni keni me këtë dosje?

Ndoja: Kam dhënë sqarime në Prokurorine e Posaçme, nuk kam dijeni për dosje të vjedhur. Tek makina ime kanë qenë disa materiale që e ka patur një avokat, materialet janë të atij.


Lajmi kryesor:

Gjyqi/ Deputeti i Berishës Arjan Ndoja përballë personit që donte “kokën” e tij: Ç'borxh të kam? Plaurent Dervishaj: Ta fal unë po të kesh gisht në atentatin tim?


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?