Hetimet, për atentatin ndaj Pashko Ujkës, janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues. Report Tv mëson se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit dhe mendohet se atentati mund të ketë lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Lajmi kryesor:
Shkodër, për herë të dytë i bëhet atentat pranë shtëpisë, vdes në spital ish-kryetari i Velipojës! Gruaja: Pamë vetëm kur ra në tokë (konfirmon se u qëllua me silenciator)! Autori u largua në këmbë (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al