SHKODËR- Ish-kreu i Komunës së Velipojës, njëherazi dhe ish-deputet, Pashko Ujka ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne, për pasojë ka humbur jetën në spital. Report Tv ka mësuar se Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, ku mësohet se ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, për pasojë vdiq. Në ato momente ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen. Në dëshminë e saj, gruaja ka deklaruar se thjesht ka parë bashkëshortin e saj që është shembur në tokë, duke konfirmuar se është qëlluar me silenciator.
"Nuk ka pasur konflikte me askënd, kemi qenë duke ecur së bashku me vëllanë e Pashkos. Veç kur është rrëzuar për tokë", mësohet të ketë thënë ajo.
64-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital rëndë, ku familjarët kërkuan ndihmë qytetarëve që të dhurojnë gjak A negativ, por nuk ia doli që të mbijetonte
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, i cili ka vepruar i vetëm dhe është larguar në këmbë. Nuk dihet nëse është ndihmuar nga persona të tjerë. Gjithashtu nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa mësohet se kjo është hera e dytë që i është bërë atentat, ku më herët kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij në Velipojë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit teksa vijojnë hetimet.
Kush është Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS
Hetimet
Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Pashko Ujka
Zbardhet dëshmia e gruas së Pashko Ujkës. Amësohet se ajo ka thënë se nuk ka dëgjuar krisma, por ka parë bashkëshortin në tokë, që konfirmon se është qëlluar me silenciator.
"Nuk ka pasur konflikte me askënd, kemi qenë duke ecur së bashku me vëllanë e Pashkos. Veç kur është rrëzuar për tokë", mësohet të ketë thënë ajo.
Vdes në spital ish-kryetari i Velipojës, Pashko Ujka.
Hetimet, për atentatin ndaj Pashko Ujkës, janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues. Report Tv mëson se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit dhe mendohet se atentati mund të ketë lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Report Tv mëson se Pashko Ujka ndodhet në gjendje të rëndë. Familjarët e tij kërkojnë gjak.
"Persona që kanë gjakun A negativ ftohen në spitalin rajonal të Shkodrës të dhurojnë gjak për të Pashko Ujkën", njoftojnë familjarët e tij.
Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes së plagosjes në Shkodër, ku një plumb në shpinë ka marrë ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.Report Tv sjell video teksa shihet një prezencë e madhe e policisë.
Policia sjell njoftim zyrtar për plagosjen e ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.
"Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes", njofton Policia.
Report Tv sjell foto të Pashko Ujkës, që mbeti i plagosur sot në Shkodër. Mësohet se ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore.
policia eshte ne krye te detures kur behet fjale per me mbyll lokalet ne oren 11. kur flitet per parandalimin e krimit eshte zero me bisht. te vrasin ne mes te dites, ne mes te sheshit
PërgjigjuShshsht mos ta nij kush. Drejtori i ri po ben reforme, po ja heq Lenes e po ja ve Prenes. Policia e shtetit ka kohe qe eshte jashte funksionit, tani po i japin doren e fundit te bojes se i ka dale fare. Krimi ne shkoder eshte shune i rende, pergjegjesia e policise po ashtu eshte shume e rende.
Sa vrasje te pazbardhura nga policia aq me shum u jep kurajo biznesit te vrasesve me pages bravo policis mir te sigurt spo e ben jeten e shqiptareve por po i ben te vriten me njero tjetrin
PërgjigjuTe shikojne se edhe te birit ja kane bere nje atentat para 5-6 viteve
PërgjigjuNaj Shkodran mundet me ne thene se kush mund ta kete bere? Pa emra po deri sa i qenkan bere dy atentate
PërgjigjuKush esht ky cani ?
halil cani e ka vra
Njeri i mire.. nuk bie nonje rufe ne foltoren e lokut te Vicidilit?
PërgjigjuÇ'të mbjellësh do të korrësh...
PërgjigjuPse mor? Ca ka mbjell ky?
Perderisa, ne familjet dhe shoqerine shqiptare do te thone, "he mi se mire ja beri", ku i ligu mbrohet dhe viktima linçohet, do te ndodhin keto tragjedi. E derisa, populli shqiptar nuk do e denoj te ligen, nuk do te gjej kurre pase. Ngushellimet me te sinqerta familjareve! Zoti ju dhente force!
PërgjigjuSka ken vetem kryetar komune, Ka ken dhe deputet. Shume njeri i mire eshte, cudi si ka ndodh!!!
Përgjigju