Pamje nga vendi ku ka ndodhur atentati ne Vlore

Atentati ndaj të riut në Vlorë, policia jep detaje: E morëm vesh nga një telefonatë! 27 vjeçarin e gjetëm të pajetë brenda makinës

1 Dhjetor 2020, 22:16| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 22:22

  • Share

1606857615_1606857507VLORE.jpg

Policia ka zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku është vrarë Benjamin Bezhanaj.

Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë mbi atentatin dhe më pas policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë gjetur të pajetë 27 vjeçarin. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

"Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve", thotë policia.


Lajmi kryesor:

Atentat në Vlorë/ Ekzekutohet në makinën e tij 27 vjeçari i dënuar në Itali, sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit! Mbi 10 gëzhoja në vendngjarje, autorët në kërkim


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?