Atentati në Don Bosko, Report Tv siguron foton e mjetit të autorëve! Dy të plagosurit: S’kemi konflikte! Në Golfin e djegur gjendet arma e krimit

4 Shtator, 10:47| Përditesimi: 4 Shtator, 13:41

  • Share

TIRANË- Me “Golf 5”, ngjyrë gri, që shikoni në foto, atentatorët iu afruan lokalit në 'Don Bosko', pasditen e 3 shtatorit 2024 dhe qelluan nga brenda saj, në drejtim të verandës sw loklalit  ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj e Renaldo Metushi.

Dy miqtë po pinin kafe bashkë në tavolinë, kur autorët që mendohet se ishin 3, në pak minuta shtinë 7 plumba, dhe u larguan me shpejtësi. Makina e tyre u gjet e djegur në fshatin Qerekë, në dalje të Kamzës.

Brenda saj pistoleta me kalibër të vogël 7.65 mm, e pajisur me silenciator, e cila dyshohet se u përdor nga atentatori . Bashkë me makinën, arma u dërgua në laborator për ekzaminim, me shpresën e përftimit të ndonjë elementi prove, që mund të ndihmojë në hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Shkaku i këtij atentati akoma mbetet i paqartë, por e shkuara kriminale e njërit prej të plagosurve, Kastriot Elezaj, është pistë kryesore për hetuesit. Më herët ka qenë i dënuar për prostitucion në Itali. I pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore, Elezaj gjithsesi nuk dha ndonjë ndihmë të vlefshme për hetimet. Ai deklaroi se nuk ka asnjë konflikt, nuk e ka idenë kush e donte të vdekur dhe agresorët po ashtu nuk i pa. Lëviz nëpër Tiranë pa probleme dhe nuk ruhet.

Përveç pistës për të shkuarën e tij, hetuesit nuk lënë jashtë vëmendjes edhe ndonjë konflikt të tij të kohëve të fundit, i cili në dukje mund të ketë qenë i vogël, por të jetë bërë shkak për ngjarjen. Përveç burgut në Itali, Elezaj, në Gusht të 2011 në Austri, së bashku me një shqiptar tjetër, u arratisën nga burgu austriak, ndërsa ishin kapur  për llogari të Shqipërisë, pasi në atë kohë dyshohej për grabitje. Elezi bashkë me një tjetër të arrestuar Kastriot Dushin, u larguan nga përmes tuneleve të ventilatorëve të kuzhinës.

I plagosuri tjetër, Renaldo Metushi, po ashtu nuk i pa atentatorët. Gjithçka rrëfeu para hetuesve ishte takimi me Elezajn, të cilin e kishte mik dhe djegien që ndjeu në këmbë pas të shtënave.

1725440284_renatometushidhekastriotelezaj.jpg

Foto:Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi

Ora 11:51
Del FOTO, kjo është makina me të cilën lëvizën autorët e atentatit në Don Bosko

1725444332_aasasa.jpg

Report Tv ka siguruar foton e makinës me të cilën lëvizën autorët e atentatit në Don Bosko. Makina, një golf gri është kapur nga kamerat e sigurisë. Dyshohet se 3 ishin autorët që morën pjesën në atentatin ndaj Kastriot Elezajt dhe Renaldo Metushit, të cilët ishin duke pirë kafe në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Më pas autorët e kanë djegur mjetin në zonën e Insitutit dhe brenda saj është gjetur edhe arme me të cilën është kryer krimi.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?