Kronikë

Ekzekutimi i 29-vjeçarit në Durrës/ Gjendet e djegur në Gërdec makina e autorëve dhe kallashnikovi

20 Maj, 10:48| Përditesimi: 20 Maj, 11:19

  • Share

1747720030_polovix.JPG

Foto nga vendi i ngjarjes

Pas ekzekutimit të 29-vjeçarit pak pas mesnate në Durrës polica ka njoftuar se kanë gjetur të djegur në Gërdec një makinë - dyshohet e autorëve.

Edhe pse e shkrumbuar totalisht në sediljen e pasme u gjet edhe arma kallashnikov e cila gjithashtu dyshohet se i përket autorëve.

Sipas burimeve mjeti tip ‘Seat’ i bardhë rezulton me targa të vjedhura, ndërsa hetuesit po punojnë për të identifikuar numrin e shasisë.

Po të njëjtat burime raportojnë se autorët u futën kundravajtje në rrugicën e lagjes nr.18 ku ndodhi krimi.

“Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje”, informoi sot policia.           

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet anëtari i grupit të Avdulajve në Durrës, Report Tv siguron videon e autorëve duke lëvizur me mjet, gjendet i djegur në Gërdec! Pistë hetimi prishja e pazareve të drogës (EMRI+VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?