DURRËS - Ermir Dedja, 29 vjeç, anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve, u vra pak pas mesnate në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë, veshur me kostum sportiv. Persona ende të paidentifikuar e qëlluan për vdekje me plumba kallashnikovi, nga një makinë e bardhë tip “Seat”.
Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet se makina e autorëve lëviz në krahun e kundërt dhe pak çaste më vonë dëgjohen të shtënat që e lanë Dedjan të plagosur. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve në Spitalin e Durrësit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.
Të shtënat e armës së autorëve, të cilët dyshohet se ishin të paktën 3 persona, bashkë me drejtuesin e mjetit, tmerruan kalimtarët që në ato momente lëviznin në rrugë. Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqen 2 persona që ikin me vrap për t’i shpëtuar plumbave.
Bashkëpunimi i vrasësve duket të jetë kompakt, pasi informuan njëri-tjetrin në detaje për lëvizjet e viktimës, derisa e gjetën të pambrojtur teksa ecte në trotuar.
Pasi kryen vrasjen, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin “Seat”, i njëjti që shfaqet edhenë pamjet e siguruara. Pak orë më vonë, policia e Vorës e gjeti makinën të djegur në afërsi të Gërdecit, bashkë me armën e krimit, një kallashnikov, të shkrumbuar plotësisht. Hetuesit kanë pak shpresë që përmes saj të zbardhin ngjarjen, pasi provat e mundshme biologjike u shkatërruan nga flakët. E vetmja shpresë mbetet një gjurmim i mundshëm i numrit të shasisë, çka mund t’i jap një drejtim hetimeve, ndërsa targat rezultuan të vjedhura më herët.
Një banor i zonës i tha Report Tv se e pa nga dritarja Dedjan të shtrirë në tokë. Sipas asaj që mundi të konstatojë, kuptoi që ishte qëlluar në zonën e shpatullave. Pak çaste më vonë, sipas tij, erdhi policia dhe pas tyre një autoambulancë që e mori trupin.
Deri në këtë fazë, hetuesit në Durrës kanë të qartë dinamikën e vrasjes, ndërsa sa i përket motivit dyshohet se është prishje pazaresh të drogës. Për të gjurmuar autorët, një numër i madh kamerash sigurie po këqyren në distancë, me shpresën për të kapur detaje që mund të zbardhin identitetin e tyre. Pak orë pas ngjarjes policia nuk ka të dyshuar, po ashtu as një pistë konkrete. Megjithatë, e shkuara e kriminale e viktimës dhe lidhjet me Avdylajt janë fokusi kryesor deri më tani.
Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku, por me banim në Durrës, në 2015-ën, u arrestua pasi i shiti lëndë narkotike një grupi që synonte ta trafikonte në Kosovës, përmes pikës kufitare të Morinës. Dy vite më vonë, u arrestua sërish, këtë herë për përkrahje ndaj Ismail Nuredinit, autor i një plagosjeje në Shijak.
lajm ne perditesim...
Report Tv ka siguruar momentin kur autorët me makinë të bardhë hyjnë në rrugicën ku ekzekutuan 29-vjeçarin, Ermir Dedja.
Siç shihet nga pamjet autorët po lëvizin në sens të kundërt drejtimi.
Ndërkohë aty pranë kanë qenë edhe dy kalimtarë të rastësishëm - të cilët në momentin që dëgjojnë të shtënën e armës vrapojnë të tmerruar.
"Hajde këtej nga unë", dëgjohet të thotë njëri prej tyre.
Foto nga vendi i ngjarjes
Pas ekzekutimit të 29-vjeçarit pak pas mesnate në Durrës polica ka njoftuar se kanë gjetur të djegur në Gërdec një makinë - dyshohet e autorëve.
Edhe pse e shkrumbuar totalisht në sediljen e pasme u gjet edhe arma kallashnikov e cila gjithashtu dyshohet se i përket autorëve.
Sipas burimeve mjeti tip ‘Seat’ i bardhë rezulton me targa të vjedhura, ndërsa hetuesit po punojnë për të identifikuar numrin e shasisë.
Po të njëjtat burime raportojnë se autorët u futën kundravajtje në rrugicën e lagjes nr.18 ku ndodhi krimi.
“Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje”, informoi sot policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Report TV ka siguruar foton e 29-vjeçarit Ermir Dedja, të cilit iu bë atentat pak pas mesnatës në lagjen nr. 18 në Durrës. I riu, me precedentë kriminalë, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ende nuk ka asnjë gjurmë për autorët që raportohet se kanë qenë të maskuar. Policia deklaron se po shqyrton pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më mirë dinamikën e ngjarjes.
Ende nuk ka një pistë të saktë për motivin e ngjarjes.
Foto nga vendi i ngjarjes
Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Durrës. Një 29-vjeçar u vra me breshëri plumbash teksa po ecte në lagjen nr.18.
Një banor i zonës tha për Report Tv (jashtë kamerave) se në fillim kur dëgjoi të shtënat mendoi se ishin fishekzjarre.
“Pashë nga dritarja këtë personin të shtrirë në tokë dhe kuptova që kjo ishte vrasje. Sipas asaj që munda të konstatoj nga dritarja e banesës time, munda të kuptoj që ishte qëlluar në zonën e shpatullave. Pak më vonë erdhi policia dhe pas tyre një autoambulancë që e mori trupin”, tha një banor për Report Tv.
Komente

Po gjoba per kundravajtje or tejjjjj
Përgjigjuai qe bertet andej duket si me arm ca behet kshu ska siguri askund uroj te kapen
PërgjigjuPo ata qe e vrane ishin gje me precedente penale apo vetem viktima ishte? Policia e shtetit duhet te zbardhe ngjarjet dhe jo te etiketoje viktimat. As patrulla neper rruge as ndonje pune operative asgje. Makina 1 ore vinte verdalle ne krah te kundert e armatosur dhe del nga durresi pa problem mbas vrasjes. SPZi zones kishte ndonje info per viktimen dhe e kontrollon territorin apo vetem merr rryshfet nga bizneset e zones?
Përgjigju