Kronikë

Ekzekutimi i 29-vjeçarit në Durrës, banori: Në fillim mendova se ishin fishekzjarre, pastaj pashë të riun të shtrirë në tokë

20 Maj, 08:35| Përditesimi: 20 Maj, 08:39

  • Share

 

Foto nga vendi i ngjarjes

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Durrës. Një 29-vjeçar u vra me breshëri plumbash teksa po ecte në lagjen nr.18.

Një banor i zonës tha për Report Tv (jashtë kamerave) se në fillim kur dëgjoi të shtënat mendoi se ishin fishekzjarre.

“Pashë nga dritarja këtë personin të shtrirë në tokë dhe kuptova që kjo ishte vrasje. Sipas asaj që munda të konstatoj nga dritarja e banesës time, munda të kuptoj që ishte qëlluar në zonën e shpatullave. Pak më vonë erdhi policia dhe pas tyre një autoambulancë që e mori trupin”, tha një banor për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet anëtari i grupit të Avdulajve në Durrës, Report Tv siguron videon e autorëve duke lëvizur me mjet, gjendet i djegur në Gërdec! Pistë hetimi prishja e pazareve të drogës (EMRI+VIDEO)


Xh.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?