Atentati në Krujë ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e Gentian Bejtjas ka dëshmitarë: Pashë autorët dhe makinën

5 Korrik 2023, 11:20| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 11:36

  • Share

1688545313_gentjanbejtja.jpg

Vijojnë hetimet që do të ndihmojnë në zbulimin e autorëve të ekzekutimit të Ramazan Sinos dhe plagosjen e dy nipave të tij, 13 dhe 10 vjeç pranë banesës së tyre në fshatin Larushk të Krujës.

Nga hetimet paraprake objektiv i atentatit ka qenë Gentian Bejtja, babai i dy fëmijëve, një emër i skeduar nga policia, i cili i ka qenë dhe objektiv i atentatit.  

Një nga dëshmitarët që është i afërm i Gentian Bejtjes ka treguar se ka dëgjuar të shtënat dhe ka dalë në oborr, por për shkak të largësisë dhe errësirës, ka parë vetëm hijen e autorëve që ndodheshin në këmbë, pasi makinën e kishin parkuar në rrugë.

Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjes për herë të dytë, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema. 


Lajmi kryesor:

U shoqëruan për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, lirohen dy ‘të fortët e Niklës’! Shënjestra s`gjendet për t`u pyetur! I shpëtoi ekzekutimit, por i plagosën fëmijët


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?