Dy personazhet e njohur të botës së krimit në Fushë Krujë, Valter Bami dhe Marklen Haka, u liruan nga policia 24 orë pas shoqërimit për atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku mbetën të vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët 10 dhe 13 vjeç.
Të shoqëruarit u lanë të lirë nga policia e Krujës pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë, veçmas njëri-tjetri, duke mohuar të kenë konflikte me Gentian Bejtjan i cili mendohet se ka qenë objektiv i atentatit.
Burimet policore thanë se dëshmitë e vëllezërve Bami dhe Marklen Hakës, nuk e ndihmuan grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes, pasi ata kanë mohuar të kenë dijeni për atentatin.
“Kemi qenë në shtëpi dhe në gjumë në kohën kur policia erdhi në banesa për në ta shoqëruar”, mësohet të ketë thënë tre të shoqëruarit.
Megjithatë, policia ende nuk ka administruar dëshminë e objektivit të dyshuar të ngjarjes, Gentjan Bejtjas, personi kyç i ngjarjes. Gjurmët e tij të muajve të fundit janë në Lezhë, edhe pse dyshohet se në kohën e sulmit më armë pranë banesës së tij, ka qenë në Krujë, e madje ka zbritur në rrethana të paqarta nga makina ku ndodheshin fëmijët e tij pak minuta para sulmit me armë.Një fakt i tillë ka rezultuar nga dëshmitë e mbledhura nga policia e Krujës në dy ditët e fundit.
10 të shoqëruar
Policia ka vijuar shoqërimin e rreth 10 personave të tjerë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e atentatit. Nga ana tjetër armët kallashnikov, bashkë me gëzhojat e gjetura në vendngjarje, janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe pritet përgjigje nëse janë përdorur të trija për të qëlluar, si dhe nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.
Dikush e pa atentatin
Një nga dëshmitarët, i afërm i Gentian Bejtjas u tha hetuesve se i dëgjoi të shtënat dhe doli në oborr, por për shkak të largësisë dhe errësirës, ka parë vetëm siluetën e autorëve që ndodheshin në këmbë, pasi makinën e kishin parkuar në rrugë. Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjas për herë të dytë.
Hetuesit thanë se edhe një kamera sigurie e banesës së ish-policit në Krujë, nuk ka ndihmuar në identifikimin e autorëve, çka tregon se ata mund të jenë kujdesur për të shmangur mjetet vëzhguese.
Ndërkohë, njëri nga djemtë e Bejtjas, ai 13-vjeç, i plagosur në ngjarje, vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Deri tani, hetuesit janë përqendruar në pistën e hakmarrjes te e shkuara e Gentian Bejtjas, i cili i u ka shpëtuar më herët 2 atentateve me armë dhe me tritol. Ai ka qenë i dyshuar për disa ngjarje kriminale përfshirë edhe vjedhjen e makinës në Durrës e cila u përdor në atentatin ndaj kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj.
Atentati
Kujtojmë se Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, shpëtoi për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij rreth orës 00:15 minuta të 4 korrikut 2023. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës
Sipas një skeme paraprake të atentatit, autorët, që mendohet se janë tre, kanë lënë makinën e tyre disa metra larg banesës dhe i janë afruar portës në këmbë, nga ku edhe qëlluan. Policia gjeti 4 gëzhoja edhe në rrugë kryesore, jashtë oborrit, çka ka ngritur dyshime, se atentatorët duhet të kenë gjuajtur makinën në lëvizje. Pak pas ngjarjes, një “Volkswagen”, i cili rezulton i vjedhur më herët u gjet i shkrumbuar tek Lapidari i Tapizës. Brenda tij u gjetën edhe tre kallshnikovë të djegur.
Vijojnë hetimet që do të ndihmojnë në zbulimin e autorëve të ekzekutimit të Ramazan Sinos dhe plagosjen e dy nipave të tij, 13 dhe 10 vjeç pranë banesës së tyre në fshatin Larushk të Krujës.
Nga hetimet paraprake objektiv i atentatit ka qenë Gentian Bejtja, babai i dy fëmijëve, një emër i skeduar nga policia, i cili i ka qenë dhe objektiv i atentatit.
Një nga dëshmitarët që është i afërm i Gentian Bejtjes ka treguar se ka dëgjuar të shtënat dhe ka dalë në oborr, por për shkak të largësisë dhe errësirës, ka parë vetëm hijen e autorëve që ndodheshin në këmbë, pasi makinën e kishin parkuar në rrugë.
Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjes për herë të dytë, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema.
Me beri pershtypje fakti qe viktima e atentatit,R.Sina punonte si shofer ne prokurorine e apelit! Shteti duhet te kontrolloje ke puneson ne vende te tilla.Dikush mund te thote qe vetem shofer ishte,po imagjino pak kete shofer me kunat me kartele kriminale e me njohje ne boten e krimit, te marre e te shpjere me makine prokurore e njerez te tjere te drejtesise ne pune,ose ne vendengjarje krimesh,nje bisede e shpenguar e ketyre prokuroreve me shoferin,o mes tyre,o ne telefon, me shoferin me veshet pipez.Dhe pastaj ankohen per dekonspirim,apo /zhdukje/ pa gjurme te personave te kerkuar,kur e kane /the mole/ brenda!I ndjeri mund te jete dhe thjesht nje hallexhi i ndershem,por megjithate shteti duhet te tregoje kujdes me punesimet ne vende te tilla.
PërgjigjuTe tre keta kriminele, sebashku me Rrajat dhe disa te tjere jane kthyer ne rrezik publik. Shteti duhet te gjeje menyren per ti eleminuar fizikisht ne menyre qe ajo zone te filloje te kete frike nga ndeshkimi. Nuk mund te vazhdohet me keshtu.
PërgjigjuKe shume te drejte por shteti jone eshte i ikplikuar me krime ka 30 vjet sepse i duhen keta plera kur ju duhen votat