Një atentat është regjistruar ditën e sotme në Balldre të Lezhës. Viktimë ka mbetur Nikolin Lekstakaj, i cili është qëlluar me armë teksa ka qenë duke dalë nga marketi.
Vrasja e tij dyshohet për hakmarrje nga fisi Nikulajt, pasi më 19 prill të këtij viti u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj. Vrasja e këtij të fundit dyshohet u porosit nga fisi Lekstakaj për shkak të një hasmërie të nisur shumë vite më parë.
Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.
Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas në 19 korrik. Zyrtarisht policia ende nuk ka dalë me një deklaratë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Atentat në Balldren të Lezhës, vritet anëtari i fisit Lekstakaj, u qëllua teksa dilte nga marketi! Dyshohet për hakmarrjen e vrasjes së Ardian Nikulajt
SI.E.//ReportTv.al