VIDEO/ Atentat në Balldren të Lezhës, vritet anëtari i fisit Lekstakaj, u qëllua teksa dilte nga marketi! Dyshohet për hakmarrjen e vrasjes së Ardian Nikulajt

19 Korrik 2023, 18:42| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 09:16

  • Share

LEZHË- Një atentat mafioz  është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure (19 korrik), në fshatin Balldren të Lezhës ku u ekzekutua me breshëri plumbash Nikolin Marku Lekstakaj. 42-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga ambientet e një marketi të vogël ku bleu një pije freskuese (coca-cola) në aksin Lezhë-Shkodër ekzaktësisht rreth orës 18:30. Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj që u vra në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë.

Dy autorët e maskuar kishin organizuar një atentat të mirfilltë mafioz dhe e kishin vëzhguar viktimën hap pas hapi, edhe pse lëvizjet e këtij të fundit ishin të rralla në Lezhë.

Viktima, baba i një vajze, u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet me xhama të zinj në lëvizje dhe mbeti i vdekur në vend, megjithatë duhet theksuar se në vendngjarje nuk ka asnjë gëzhojë. Gjatë këtij momenti, autorët kanë thyer edhe xhamin e makinës për të qëlluar shënjestrën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Atentati ndodhi jo shumë larg shtëpisë së viktimës, që ndodhet po në territorin e fshatit Balldre.

 Autorëve, u janë dashur vetëm pak sekonda për të kryer vrasjen dhe më pas të ikin pa lënë gjurmë. Dyshimet e para për hakmarrje të mundshme, u konfirmuan edhe nga kryepolici i Lezhës, Alfred Elezi, vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë. Viktima kishte marre makinën e te vëllait dhe kishte shkuar për të blerë në marketin me pak se 1 km larg banesës se tij. Vëllai i viktimës, Bledari është marrë në pyetje nga policia e Lezhës dhe tregoi se në momentin e ngjarjes ishte në shtëpi me të ëmën. Ai tha se krismat i dëgjoi por nuk e mendoi se objektivi ishte vëllai i tij. 

Dëshmitar i ngjarjes ka qenë një 16-vjecar i cili është marre ne pyetje nga hetuesit. Ai ka thënë se ka dëgjuar te shtënat dhe është tmerruar duke ikur me vrap ne pjesën e pasme te marketit. Sipas dëshmisë së tij autorët kanë qenë me një automjet te zi dhe janë larguar menjëherë pas krimit. Viktima kishte rreth 2 vite që qëndronte ne Shqipëri dhe pas vrasjes së Ardian Nikulaj i kishte kufizuar lëvizjet.

Në market nuk kishte klientë të tjerë, përveç shitëses, e cila për fat të mirë nuk është dëmtuar. Gruaja pritet të jap detajet e para mbi ngjarjen para hetuesve të policisë dhe prokurorisë së Lezhës. Pista për hakmarrjen apo gjakmarrjen e mundshme të fisit Nikulaj ndaj Lekstakajve, është kryesore për shkak të mbiemrave që kanë lidhje me të shkuarën, pas një serie të gjatë vrasjesh në të dyja palët.

Ardian Nikulaj ishte i fundit që u vra më 19 prill 2023 në këtë seri të frikshme të nisur që në vitin 1996. Vrasja e Nikulajt u organizua nga Edmond Haxhia, djalë i dajës së Elton Lekstakajt, ndërsa ky i fundit është kushëri i parë me viktimën e sotme Nikolin Marku Lekstakaj. Edmond Haxhia, për të vrarë Ardian Nikulajn pajtoi 5 të huaj, portugezin Ruben Saravia si ekzekutor dhe 4 britanikë në rolin e vëzhguesve.

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.

Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Elvis Hila.

Ora 22:59
Atentati në Lezhë, vëllai i viktimës merret në pyetje nga policia: Dëgjova krismat po nuk e dija se u vra vëllai im

1689787102_vrasjelezhe.jpeg

Në lidhje me vrasjen e ndodhur ne Balldre është marrë në pyetje dhe vëllai i viktimes Bledar Lekstakaj.

Në deklarimet e tij para hetuesve ai ka thëne se sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i ka marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.

Ai është shprehur se pak minuta më vonë kishte dëgjuar krisma, por nuk kishte menduar se mund të ishte vrarë vëllai i tij. Më vonë është njoftuar për ekzekutimin.

Ora 22:17
Atentati në Lezhë, një 16 vjeçar pa ekzekutimin: Autorët me makinë të zezë! U tmerrova

1689787102_vrasjelezhe.jpeg

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Nikolin Marku Lekstakaj të ndodhur pasditen e sotme(19 korrik 2023) para një marketi në fshatin Balldre të Lezhës.
Burimet bëjnë me dije për Report TV se një 16 vjeçar ka parë ekzekutimin dhe hetuesit e kanë marrë në pyetje për të mësuar se çfarë ka parë.

Pasditen e sotme rreth orës 18:30  viktima, Nikolin Marku Lekstakaj kishte marrë makinën e të vëllait dhe kishte shkuar për të blerë në marketin më pak se 1 km larg banesës së tij. Në momentin kur ka dalë nga marketi me një shishe me coca cola ai është qëlluar me breshëri. 

Sipas dëshmisë së 16 vjeçarit autorët kanë qenë me një automjet te zi dhe janë larguar menjëherë pas krimit. Ai ka thënë se ka dëgjuar te shtënat dhe është tmerruar duke ikur me vrap në pjesën e pasme të marketit.

Viktima kishte rreth 2 vite që qëndronte në Shqipëri dhe pas vrasjes se Ardian Nikulaj i kishte kufizuar lëvizjet.

Ora 20:49
Tre muaj nga vrasja e Ardian Nikulaj, anglezi i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit u arrestua pak ditë më parë

 

19 prill 2023  - Biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua brenda lokalit të tij nga shtetasi portugez Ruben Saraiva, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Edmond Haxhia nga policia dyshohet se është porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.

I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit. 

I fundit i  shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Harry Simpson u arrestua më 7 korrik 2023 në Londër. Ai dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit dhe ka informuar autorin për lëvizjet e viktimës.

Gjykata e Lezhës kishte caktuar për Harry Simpson, masën e sigurisë “arrest në burg”, për “Vrasja për gjakmarrje”, në bashkëpunim dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në Londër më herët janë arrestuar Edmond Haxhia, i dyshuar si porositës i vrasjes për hakmarrje, bashkë me Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe shtetasen Harriet Bridgeman, të cilët kanë pasur rol në vëzhgimin e biznesmenit për rreth dy javë para vrasjes.

Ora 20:20
Ekzekutohet 42-vjeçari në Lezhë, dyshohet për hakmarrje, viktima i shpëtoi një atentati në 2012! I kishin vendosur lëndë plasëse në mjet

1689789298_nikolinmarkulekstakaj.jpg

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila ka zbardhur detaje të reja për atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt.

Viktima i kishte shpëtuar një atentati edhe në vitin 2012. Mësohet se një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij BMW X5 dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por Lekstakaj nuk u lëndua.

Autoret kane qëlluar nga automjeti, asnjë gëzhoje nuk është gjetur ne vendin e ngjarjes. Dy ekzekutorët thyen xhamit e makinës se tyre gjate atentatit.

Ora 19:55
Atentati në Lezhë, del FOTO e viktimës! 42-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash teksa doli nga marketi

1689789379_nikolinmarkulekstakaj.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Nikolin Lekstakajt, 42-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash ditën e sotme në Lezhë.

Ora 19:28
Atentati në Lezhë, drejtori i policisë vendore të Lezhës: Dyshojmë për hakmarrje!

 

Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi shkoi vetë në vendin e atentatit, ku u ekzekutua Nikolin Lestakaj. 42 vjeçari u ekzekutua sapo kishte dalë nga marketi. Dyshimet e para kanë të bëjnë me pistën e hakmarrjes ose gjakmarrjes.

“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin se në fshatin Balldre pranë një marketi u vra me armë zjarri Nikolin Marku Lestakaljt.  Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë me prokurorinë e rrethit gjyqësor po punohet për identifikimin e zbulimit të autorit. Jemi ende në hetim e sipër, po kryejmë verifikimet e duhura. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje.

Po sigurojmë të gjitha provat.”- tha drejtori i policisë.

Ora 19:24
Atentati në Lezhë, pamje nga vendi i ngjarjes! Viktima i shtrirë para marketit, bleu një pije freskuese

1689787102_vrasjelezhe.jpeg

Kjo është pamja e fundit e viktimës Nikolin Lestakaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash përpara një marketi teksa ishte duke blerë një coca-cola.

Ora 19:16
Atentati në Lezhë, si u ekzekutua ‘Toli’ me breshëri plumbash sapo doli nga marketi! Ishte duke blerë një pije freskuese

1689786893_finalprojekt.00490909.Still046.jpg

Viktima, Nikolin Lekstakaj, i njohur dhe si ‘Toli’, pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë, ndërsa banesa e tij ndodhet 1 km larg vendit ku dhe u ekzekutua. Dyshohet se ka qenë  duke dalë nga një marketi. Viktima ka blerë një coca-cola dhe sapo ka dalë autorët me makinë në lëvizje e kanë qëlluar me breshëri plumbash. Dyshohet se autorët duket se kanë vëzhguar të gjitha lëvizjet e tij, raporton gazetari i Report TV Elvis Hila.

Ora 19:10
Atentati në Lezhë, ja çfarë thotë policia

1689785873_Screenshot3.jpg

Policia ka konfirmuar atentatin ndaj 42-vjeçarit, Nikolin Lekstakajt.

Lezhë/Informacioni paraprak i policise 

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ora 19:05
Atentati në Lezhë, dyshohet hakmarrje për vrasjen e Ardian Nikulajt! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj për 1 mijë lekë

  

Një atentat është regjistruar ditën e sotme në Balldre të Lezhës. Viktimë ka mbetur Nikolin Lekstakaj, i cili është qëlluar me armë teksa ka qenë duke dalë nga marketi.

Vrasja e tij dyshohet për hakmarrje nga fisi Nikulajt, pasi më 19 prill të këtij viti u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj. Vrasja e këtij të fundit dyshohet u porosit nga fisi Lekstakaj për shkak të një hasmërie të nisur shumë vite më parë.  

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. 

Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas në 19 korrik. Zyrtarisht policia ende nuk ka dalë me një deklaratë. 

Ora 19:01
Atentati në Lezhë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

 

Report TV sjell pamje nga vendi ku ndodhi atentati ditën e sotme në fshatin Balldre. Si pasojë e të shtënave dyshohet se u vra Nikolin Lekstakaj. Dyshimet e para janë se Lekstakaj është vrarë për hakmarrje.

Ora 18:57
Atentati në Lezhë, del emri, ja kush është viktima

1689785873_Screenshot3.jpg

Nikolin Lekstakaj është viktima e atentatit të sotmë në Lezhë. Ai është qëlluar teksa ka qenë duke dalë në këmbë nga një market në Lezhë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Info e sakt: 21/07/2023 14:37

    Vrasje e financuar nga nikulajt (60.000 euro) ekzekutor asmer bilali edhe esmeraldo hato bashkpuntor nipi nikulajve

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 20/07/2023 09:47

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken Dhurata uruci per shperdorim detyre Korrupsion mosdeklarim pasurie , manipulime diagnozash per efektin perfitime financiare me rraporta dhe kempet ne shkoder . Mjekja me dy fytyra palaqo , I bej thirrje prokurorise se rrethit gjyqesor shkoder te filloje hetimet per pasurine 900 milion lek cash ne shtepine e mjekes 3 makina e shtepia

    Përgjigju
  • Vlora: 20/07/2023 05:05

    Kur u vra nikulaj u kontrollu direkt fisi lekstakaj kurse sot as emri nuk ju permend nikulajve pra garancia e vrasesve eshte shteti e pa zbardhur do mbese vrasja as pjerini nuk shkoj ne vendngjarje

    Përgjigju
  • Iris: 20/07/2023 03:06

    Injoranca dhe kanuni lulezojne ne keto qoshe te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Enver bajri: 20/07/2023 00:20

    tesh e kam rrallen un..

    Përgjigju
  • Alb: 19/07/2023 23:33

    Keshtu ikune shqiptaret per lesh nje ka nje.

    Përgjigju
  • Shkodra: 19/07/2023 23:24

    Ju shoft fara ketyre nikulajve qe vrasin njerz te pafajshem hallexhi. Te ishit te zotet organizonit vrasje te forta ne angli e kudo qe te jen . Jo njerz pa pik fajit

    Përgjigju
  • Agimi: 19/07/2023 22:25

    Ta dhjefsha pushtetin vrasës, Hanna kriminel anti shqiptarë . Këti sundo serbia!

    Përgjigju
  • Ermir: 19/07/2023 20:58

    Kemi dyshime thote idioti Drejtor i Policise. Ore hajvan ti nuk duhet ta kishe lejuar te ndodhte fare ajo vrasje se puna jote parandalimi eshte. Si eshte e mundur qe vrasja e pare ndodhi para 3 muajsh dhe keta nuk moren asnje mase kur dihej qe kjo do ishte levizja e radhes e fisit Nikulaj. Ah more ju jeni te gjithe per tiu bere sapun se skeni lidhje me ate pune qe kryeni.

    Përgjigju
    • Lezhjani: 20/07/2023 09:39

      Une habitem nga Lekstakajt duke e ditur se jane ne gjak dhe levizin lirshem. Njihen per trima, por plumbi ste fal. Derisa te jet gjall vellai i Ardianit nuk mbyllet kollaj kjo histori, pjesa tjeter e Nikulajve jane kot.

    • eri: 20/07/2023 08:08

      e cfare do bente policia 24 ne 24 roje tek dera e cdo njeriu te fisit po qa flisni brockulla .

    • Grupi: 19/07/2023 23:19

      Sakte

  • QEVERIA: 19/07/2023 20:26

    Keshtu e kemi kollaj te qeverisim e te livadhisim...Hajde kush e ka radhen?

    Përgjigju
  • Me quaj Enver: 19/07/2023 20:13

    Te shohim gatishmerine e prokurorise dhe policise per te kap autorin pasi para 3muajsh e zberthyen ngajrjen duke nxit hasmerine. A po u ndjekin levizjet e autoreve apo vijojne te jene ne krah te krimineleve sic 20vite i mbuluan veprimet e kapobandes qe iku me ne fund i turperuar

    Përgjigju
  • Grupi: 19/07/2023 19:42

    Zbardheni vrasjen njelloj si bete per mikun e Tom Doshit. Policia dhe drejtesia te paafta te mbyllin kete zinxhir hakmarrje.Duhej te parandalonin kete vrasje qe ndodhi shume shpejt pas vrasjes se Nikulajt. Askush nga palet nuk do jete me i qete. Me sa kuptohet te dyja palet kane para per te financuar kete kasapane. Mjere ata per veten e tyre se kjo rruge nuk ka krye.

    Përgjigju
  • Mic Sokoli: 19/07/2023 19:35

    Vriten si derrat ne Toplane eshte shprehja. Vera gjithmone sjellje ngjarje te tilla. Çudi si qytetet e tjera si Shkodra e Vlora nuk po e ndjejne te nxehtin.

    Përgjigju
    • enveri: 19/07/2023 23:16

      per shkodren mas rri nmarak se ke me ndi shpejt

  • Qytetari: 19/07/2023 19:23

    Tau po merret me gjobat e makines se ministrit paraardhes. Eshte i zene per momentin.

    Përgjigju
  • Prape do vazhdoj: 19/07/2023 19:11

    Kjoft mire me zotin po ky kqene zanafilla e sherrit me Niukuljat. Prape do vazhdoje se kane njerz boll anej e knej tana palet

    Përgjigju
    • Lezha: 19/07/2023 22:12

      Po ky 15 vjec ka qene ne 96. Pse prej ketij ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?