Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Nikolin Marku Lekstakaj të ndodhur pasditen e sotme(19 korrik 2023) para një marketi në fshatin Balldre të Lezhës.
Burimet bëjnë me dije për Report TV se një 16 vjeçar ka parë ekzekutimin dhe hetuesit e kanë marrë në pyetje për të mësuar se çfarë ka parë.
Pasditen e sotme rreth orës 18:30 viktima, Nikolin Marku Lekstakaj kishte marrë makinën e të vëllait dhe kishte shkuar për të blerë në marketin më pak se 1 km larg banesës së tij. Në momentin kur ka dalë nga marketi me një shishe me coca cola ai është qëlluar me breshëri.
Sipas dëshmisë së 16 vjeçarit autorët kanë qenë me një automjet te zi dhe janë larguar menjëherë pas krimit. Ai ka thënë se ka dëgjuar te shtënat dhe është tmerruar duke ikur me vrap në pjesën e pasme të marketit.
Viktima kishte rreth 2 vite që qëndronte në Shqipëri dhe pas vrasjes se Ardian Nikulaj i kishte kufizuar lëvizjet.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Atentat në Balldren të Lezhës, vritet anëtari i fisit Lekstakaj, u qëllua teksa dilte nga marketi! Dyshohet për hakmarrjen e vrasjes së Ardian Nikulajt
G.MO//ReportTv.al