Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Rrëshen ku u ekzekutua Martin Bardhi dhe u plagosën 3 të tjerë. Sipas drejtorit të policisë, Alfred Elezi viktima ka qenë në lokalin e tij me 3 të plagosurit e tjerë në një tavolinë. Pistë hetimi aktualisht janë konfliktet e fisit Bardhi me fiset e tjera. Elezi thotë se viktima u ekzekutua nga dy autorë të maskuar me fuoristradë.
“ Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të. Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën.
Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes.
Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën.”
Lajmi kryesor:
Vrasje për hakmarrje në Rrëshen, ekzekutohet 59 vjeçari që kishte dalë nga burgu! Në mars u arrestua për atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit! Tre plagosen
G.MO/ReportTv.al