Vrasje për hakmarrje në Rrëshen, ekzekutohet 59 vjeçari që kishte dalë nga burgu! Në mars u arrestua për atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit! Tre plagosen

26 Shtator 2023, 10:52| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 20:28

  • Share

Rrëshen -   Krismat e kallashnikovit tronditën qytetin e Rrëshenit paraditen e kësaj të marte, 26 shtator 2023, duke rikthyer frikën e konflikteve të vjetra mes fiseve në hasmëri. I sapodalë nga burgu, Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.

 Report tv solli fotot e para, vetëm pak minuta pas atentatit të mirëorganizuar që ndodhi rreth orës 10:40 minuta dhe i mori jetën 59 vjeçarit.  Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku,pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit.Të tre ndodhen në spitalin e Traumës dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në atentat kanë marrë pjesë dy autorë të maskuar. Me fuoristradë të zezë ata mendohet se kanë ardhur nga pjesa e qendrës së qytetit dhe janë ndaluar në rrugën kryesore, në afërsi të komisariatit të policisë. Njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tavolinës në verandën e lokalit ku Bardhi dhe tre të afërmit e tij po pinin kafe. Më pas ata janë larguar me shpejtësi në Rrugën e Kombit, në aksin Rrëshen-Reps. Pak minuta pas krimit, makina është gjetur e djegur në fshatin Gëziq të  Mirditës ndërsa atentatorët të ndihmuar nga bashkëpunëtorët kanë arritur të largohen pa gjurmë.

" Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të.  Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën." deklaroi drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi nga vendngjarja. 

Për mënyrën si ka ndodhur atentati, duket që ka qenë i mirëorganizuar.

Pista e hetimit?

Një nga pistat e hetimit është hakmarrja mes fiseve në Rrëshën. Viktima një muaj më parë ishte liruar nga paraburgimi pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit ndodhur fiks 6 muaj më parë 26 mars 2023. 

"Po kryejmë veprimet e para hetimore, por dihen konfliktet që ka pasur fisi Bardhi me fiset e tjera" sqaroi gazetarët drejtori i policisë.

 Nisur nga këto dyshime policia ka kontrolluar në banesat e familjes Reçi dhe ka kërkuar të shoqërojë Saimir Reçin, por ky i fundit nuk është gjetur në ambientet e banesës dhe biznesit të tij.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë janë vënë edhe një helikopterë dhe 5 dronë.

Viktima Martin Bardhi 
Të plagosurit 
-Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës
Olti Gjini pronar i një lokal  aty pranë
Indrit Bardhi

U lirua një muaj më parë
Viktima Martin Bardhi, kishte një muaj që ishte liruar nga paraburgimi i Shën Kollit në Lezhë, pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, në 26 mars të 2023. Ndaj makinës së blinduar të Saimir Reçit u qëllua me plumba. I riu humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos. Atë ditë policia arrestoi Martin Bardhin ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij, Enrik Bardhi. Ky i fundit ende nuk është arrestuar për këtë krim. Pas veprimeve hetimore të Lezhës prokuroria përcaktoi se Martin Bardhi nuk kishte qëlluar por se kishte bashkëpunuar. Ndaj tij u la vetëm akuza e "përkrahjes së autorit" djalin e tij e jo "tentativë vrasje" dhe nga gjykata e Lezhës u caktua masa e sigurisë "detyrim me paraqitje". Para përplasjes me armë, dy të rinjtë Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi ishin përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. 

Ora 19:11
FOTO/ Filxhanët e kafes të kthyer përmbys, pamje nga tavolina ku u vra 60-vjeçari në Rrëshen

Report Tv ka siguruar pamje nga lokali ku ndodhi atentati ndaj 60-vjeçarit, Martin Bardhi në Rrëshen. Kanë mbetur filxhanët e kthyer përmbys në tavolinën ku ndodhej shënjestra i shoqëruar nga tre persona të tjerë. 

Ora 17:02
Del FOTO, ja kush është 59-vjeçari që u ekzekutua në Rrëshen

1695741183_finalprojekt.00014713.Still087.jpg

Ky është 59-vjeçari Martin Bardhi që u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshen. Report Tv ka siguruar foton e tij. I sapodalë nga burgu, Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.

Ora 15:44
Vrasja në Rrëshen, policia zbarkon në banesat e familjes Reçi! Saimir Reçi nuk gjendet në shtëpi, kërkohet për t'u pyetur mbi atentatin

1695736240_lezhe.jpg

Nisur nga konflikti i vjetër mes dy fiseve Reçi-Bardhi, një nga pistat e hetimit për vrasjen e 59 vjeçarit Martin Bardhi ditën e sotme është hakmarrja. Policia ka zbarkuar në banesat e familjes Reçi, ku ka ushtruar kontrolle, por Saimir Reçi nuk është gjetur në banesë. Reçi, dyshohet se është orkestruesi i atentatit, ndaj mbi bazën e këtyre dyshimeve policia e Lezhës ka kërkuar shoqërimin e tij për ta marrë në pyetje.

 

Ora 15:31
Atentati në Rrëshen, njëri prej të plagosurve në gjëndje të rëndë, dy të tjerët dalin nga salla e operacionit

1695721856_rreshenmartinbardhi.jpg

TIRANE-  Report Tv mëson gjëndjen shëndetësore të tre të plagosurve në atentatin që iu bë Martin Bardhit paraditen e sotme në qytetin e Rrëshenit. Mësohet se Ilir Bardhoku, ish-drejtor i bashkisë së Mirditës dhe Olti Gjini kanë dalë nga operacioni, ndërkohë që 42 vjeçari Indrit Bardhi ndodhet ende në sallë.

Gjendja e tij është më e rëndë dhe ka ende rrezik për jetën.

Ora 15:20
Vrasja për hakmarrje në Rrëshen, 59-vjeçari u ekzekutua në të njëjtën ditë kur bëri atentat ndaj fisit Reçi një vit më parë  

1695719690_martinbardhi.jpg

Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshen të Lezhës në lokalin e tij, ndërsa tre të afërm të tij mbetën të plagosur. Vrasja e tij dyshohet se është kryer për motive hakmarrjeje, pasi 59-vjeçari kishte pak muaj që kishte dalë nga paraburgimi, pasi kishte kryer atentat ndaj Saimir Reçit, i cili ishte nipi i Kastriot Reçit, të ekzekutuar në 2020. Vrasja ndaj Martin Bardhit u organizua në të njëjtën ditë kur vetë 59-vjeçari bëri atentat ndaj fisit Reçi një vit më parë.

Në 26 mars të 2023 ishte qëlluar ndaj makinës së blinduar të Reçit, ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos. Policia arrestoi Martin Bardhin ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij, Enrik Bardhi. Për këtë ngjarje gjykata kishte caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' me kërkesë të prokurorisë pasi nuk kishte akuzën e tentativës së vrasjes por se kishte përkrahur autorin, djalin e tij. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. 

Ora 14:32
Atentati në Rrëshen, Report Tv mëson sesi është gjendja e 3 të plagosurve që po kurohen te ‘Trauma’

1695731366_trauma.jpg

Burime për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi bëjnë me dije se gjendja e 1 prej të plagosurve, Ilir Bardhoku në Rrëshen është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të tjerët janë në monitorim.

Njëri nga të plagosurit rrezikon prerjen e krahut. Tjetri ka dëmtim  në mushkri dhe mëlçi, ndërsa tjetri vetëm në mëlçi.

Ora 13:57
Atentati në Rreshen, FNSH e RENEA po krehin zonën, një helikopter dhe 5 dronë kontrollojnë nga ajri

1695721917_rreshenmartinbardhi.jpg

Policia e shtetit intensifikon kontrollet për arrestimin e autorëve. Përmes një njoftimi zyrtar thuhet se kontrollet po kryhen nga ajri me helikopter ndërjohë RENEA dhe dhjetra forca të FNSh-së e policsië së Shqiponjave vijojnë kontrollet në terren.

"Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M.(B.) dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. 

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA. Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”  dhe forcat operacionale.   

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.  Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore. Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit" informon policia e Shtetit. 

Ora 13:19
Atentati në Rrëshen, Report Tv siguron pamjet e makinës e djegur në Mirditë, u përdor nga 2 autorët që vranë 59-vjeçarin

 

 Gazetari i Report Tv, Elvis Hila ka siguruar pamjet nga makina e djegur në një fshatin Gëziq të Mirëditës të cilën e përdorën dy autorët për të kryer atentatin ndaj Martin Bardhi dhe  plagosën 3 të tjerë.

Ora 12:26
Atentati në Rrëshen, viktima po pinte kafe me të plagosurit! Kontrolle të imtësishme në bizneset përreth

1695721899_rreshenmartinbardhi.jpg

Foto: Piceria ku u ekzekutua Martin Marku (Bardhi) në Rrëshen, 26 shtator 2023. Lokali ishte në pronësi të tij.

Policia tashmë ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore si dhe mbledhjen e dëshmive që do të ndihmojnë në zbardhjen e autorëve të këtij atentati të mirëoganizuar.

Hetimet po drejtohen nga prokurori i Prokurorisë së Lezhës, Sabri Kastrati. 

Viktima ka qenë duke pirë kafe me tre të afërmit kur një fuoristradë ka ndaluar para lokalit dhe një prej ekzekutorëve ka dalë nga makina dhe ka qëlluar drejt tavolinës.  

Ora 12:10
Atentati në Rrëshen, drejtori i policisë Lezhë: Viktima ishte në tavolinë me 3 të plagosurit në lokalin e tij, u ekzekutua nga 2 të maskuar me fuoristradë! Konflikti me fiset e tjera, pistë hetimi

 

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Rrëshen ku u ekzekutua Martin Bardhi dhe u plagosën 3 të tjerë. Sipas drejtorit të policisë, Alfred  Elezi viktima ka qenë në lokalin e tij me 3 të plagosurit e tjerë në një tavolinë. Pistë hetimi aktualisht janë konfliktet e fisit Bardhi me fiset e tjera. Elezi thotë se viktima u ekzekutua nga dy autorë të maskuar me fuoristradë.

“ Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të.  Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën.

Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes.

Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën.”

Ora 11:54
VIDEO/ Martin Bardhi u qëllua për vdekje në picerinë e tij në Rrëshen, përballë komisariatit të policisë

 

Masakër mund të cilësohet ajo që ndodhi mesditën e sotme në qendër të Rrëshenit, ku u ekzekutua në një atentat mafioz Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë. Martin Bardhi u qëllua për vdekje në hyrje të picerisë së tij, që ndodhet ngjitur me spitalin e Rrëshenit dhe përballë komisariatit të policisë. Nga plumbat u plagosën edhe 3 të tjerë.

Ora 11:41
Atentat 59-vjeçarit në Rrëshen, gjendet një makinë e djegur në Gëziq të Mirditës, RENEA e FNSH në aksion për kapjen e autorëve

1695721467_WhatsAppImage20230926at11.42.05AM.jpeg

Gjendet një makinë e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës, e cila dyshohet se u përket autorëve të atentatit të sotëm në Rrëshen ku u ekzekutua Martin Bardhi ndërsa u plagosën 3 të tjerë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ora 11:37
EMRAT/ Vrasja e Martin Bardhit, nga të shtënat u plagosën edhe 3 të tjerë, ishin në tavolinë me të! Mes tyre edhe ish-drejtori i bashkisë së Mirditës

1695721917_rreshenmartinbardhi.jpg

Lokali ku u vra Martin Bardhi në Rrëshen, 26 shtator 2023

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë që vranë Martin Bardhin në qendër të Rrëshenit.

Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime për Report Tv mësojnë se është plagosur Ilir Bardhoku, 45 vjeç, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës dhe Olti Gjini, 30 vjeç, pronar i një lokali, si dhe Indrit Bardhi, 42 vjeç.

Të njëjtat burime mësojnë se njëri është plagosur në gjoks, tjetri në shpinë dhe tjetri në krah. I plagosuri në kraharor është në gjendje më të rëndë për jetën. Të tre te plagosurit janë futur në sallën e operacionit.

‘Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.’- njofton policia.

Ora 11:19
Vrasja e Martin Bardhit, Report Tv siguron foton nga vendi i ngjarjes! Në trupin e viktimës shihen shenja plumbash

1695719899_martinbardhi.jpg

Martin Bardhi është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Rrëshen. Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku u vra Martin Bardhi, i cili dyshohet se u qëllua nga dy persona. Siç shihet nga pamjet ai mund të jetë qëlluar brenda një ambienti.

Ora 11:10
Vrasja në Rrëshen, policia ngre pika kontrolli për arrestimin e autorëve

1695719146_polici.jpg

Policia e Lezhës njofton se ka ngritur pika kontrolli për të arrestuar autorët e vrasjes së ndodhur sot në Rrëshen.

Rrëshen/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ora 11:03
Ishte liruar nga burgu pak kohë më parë, kush është Martin Bardhi që u ekzekutua sot në Rrëshen! Tentoi të vrasë me armë Saimir Reçin bashkë me të birin

Martin Bardhi, 59 vjeç, është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Rrëshën. Martin Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë Saimir Reçin dhe të birin e tij. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjykata kishte zbutur masën ndaj tij në 'detyrim paraqitje', ndërsa i biri është ende në kërkim.

Shqiptarja.com risjell edhe një herë si ndodhi ngjarja më 26 mars të këtij viti!

Fillimisht dy të rinjtë Enrik Bardhi (djali i Martin Bardhit) dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht. Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhin. Ky i fundit u arrestua nga policia dhe pak kohë që është liruar nga burgu. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Airline2000: 27/09/2023 13:53

    Golat ne belgjik thats it....

    Përgjigju
  • Iris: 27/09/2023 01:24

    Kanuni vazhdon,injoranca vazhdon,seleksionimi natyror vazhdon,nderi i vene ne vend per dy minuta ne egon e semure e te lenduar te bashibozukeve me kobure qe behen lepuj e minj kanalesh menjehere mbasi shkrehin armen e zhduken,avullon bashke me avujt e euforise boshe dhe tani vendin e tyre e merr frika e tensioni i hakmarrjes se radhes.Cfare fituat?!

    Përgjigju
  • Gjin bue Shpata: 26/09/2023 17:16

    Gjigandi Rama mir ka thon i henkshin kokat njeri tjetrit pa te keqen e nje te pa fajshmi.

    Përgjigju
    • Populli: 26/09/2023 18:39

      Shko mer koqe

  • Genti: 26/09/2023 14:58

    Mir qe nuk kane vrare edhe policet se perball eshte komisariati

    Përgjigju
    • Per hijo de putan: 27/09/2023 16:19

      Nuk kane lidhje golat e Belgjikes, se 2 familje qe jane ne konflikt nuk bejne pazare kete edhe 1 kalama e kupton

  • Cansas: 26/09/2023 14:48

    tlumt pushka o Son Reci

    Përgjigju
    • HijoDeputta: 27/09/2023 13:52

      Gabim e kie jon golat e te birit ne belgjik e milano e din krejt qysh jan vu njerzit gjum e ju asht vjedh malli

  • Ne cilet lokale nuk duhet futur: 26/09/2023 13:07

    Eshte koha qe qytetaret skipetar duhet te dijne ne cilet lokale nuk duhet afruar sepse pronaret e tyre kane probleme gjak marrje,sidomos ne zonat ku eshte ne fuqi Leke Dukagjini...Shkruani neper komente adresat e ketyre lokaleve problematike ku mund te shkosh per kafe dhe te perfundosh per dhjame qeni...!

    Përgjigju
  • [email protected]: 26/09/2023 13:01

    Kshu asht kur e nenvlersoni hasmin se vrat ilirin para 25 vjetsh e kujtut se sa her ti shifni reçt neper qytet do ju gjuni ne arm,po a te tregu masmiri sajmiri se e ka stervit axha per luft.

    Përgjigju
    • Per.......: 26/09/2023 16:48

      ilir Reci dhe kastriot Reci ishin kusherinj

    • ....: 26/09/2023 13:19

      Kan qene hasem kta? Po iliri kush ash. Kush e ka vra

  • Arben: 26/09/2023 12:37

    Mire ka thene Edi Rama: Kokat e tyre hëngshin! Malokët kete pune kane, te vriten mes tyre! Mire qe jane pakice e me Saliun ne krye nuk paraqesin me asnje kercenim per shumicen e shqiptareve!

    Përgjigju
    • Honi: 26/09/2023 15:28

      Hahah, komentuesi i indinjuar nga racizmi kunderpergjigjet me... racizem O mjere ky vend

    • Malok me tamam: 26/09/2023 15:15

      Ty , u dashka me ta shk.... ate te t`eme . Une sipas teje malok qenkam . Une ne fakt mbi Tirane jam , por nuk jam as me Saliun e as me ty shkerdhate . E as me krimin . Turp qe i thua vetes burre dhe shqiptar .Nje qelbesire si ti , as qe ia vlen ti pergjigjesh . Por e meriton . Shqiperia sa nje lagje e Londres jane te tere miq me njeri tjetrin, nga veriu ne jug . Niper e mbesa . Por ti nuk dihet cfare je. Ndoshta mbetje osmane ( bej nje foto vetes dhe shihe nese je gje rrace ariane , apo rrace muti mulate ) . Maskara , dhe i paftyre.

    • Arbeni , pall: 26/09/2023 14:26

      Ti qenke rrote fare . Qe kur flet keshtu , nuk njeh as veten e as maloket ( Veri- Jug ). Djale trap fare qenke. Si ka mundesi qe kur bejne krime monstruoze deri ne vrasje e perdhunimes femijesh te ashtuquajturit njerez civile nga jugu (nga zonat me qytetare ) nuk thoni asgje. Maskara burre (nese je i tille ) qenke. Idiot total . Ty duhet me ta be ate qe se them dot qe te kuptosh sesa vlen . Ik legen .

  • Qytetari: 26/09/2023 12:11

    Dy veta rrihen, shkarkohet ministri. 1 vritet e 3 te tjere plagosen para komisariatit te policise ministri sdihet ku eshte, po ha fli ne kosove. Shife kur te vi te na flasi per nje fatkeq qe e vrane me snajper ne kosove. Keto sikur rrine ne pushtet me votat e kosovareve.

    Përgjigju
  • Polic #: 26/09/2023 12:07

    Po ndonje helikopter, qe te mund te krijonit epersi ne ato male, nuk ka shteti shqiptar qe te pajise policine??!

    Përgjigju
    • Polic #: 26/09/2023 18:25

      @Vata: kishte vrasje edhe ne kohe te komunizmit, por hasmi nuk kishte nevoje te mendohej te merrte hakun se, nje e pushkatonte shteti dhe tjetri kapte 25-shin duke realizuar nga dy norma ne miniera....

    • Vata: 26/09/2023 17:29

      Dy helikopter dhe dron jane ne aksion per kapjen e vrasesve.Malokut mmetamam do i thoshja gje gjakmarrja eshte ne veri,se aty ka dalur kanuni i Lekes qe keto verioret e shohin sipas interesave te tyre! Pra sipas interesit te tyre! Mund te me tregoj ndo kush? Pse ne kohen komunizmit nuk kishte gjak marrje?

    • Or tej: 26/09/2023 13:06

      Nuk ka as gjilpera per tetanoz e ti na dashke helikopter or teeeejjjjj

  • Andi: 26/09/2023 12:03

    Si del ne detyrim paraqitje ky per pak muaj, kur ka kryer vrasje me paramendim e mbetur ne tentative.

    Përgjigju
  • blloku loku: 26/09/2023 11:58

    Sta fal parakalimin tj, (qr si vriten keta)

    Përgjigju
  • Lezhjani: 26/09/2023 11:34

    çfare ju desht te merrej me Reçt duke e ditur se kush jane

    Përgjigju
    • ha ha: 26/09/2023 17:14

      dominojne ne varreza hahahhahah

    • Lezhjan 3: 26/09/2023 15:10

      Dominim e quan ti vrasjen e krereve te familjes? Nje ne itali e nje me sniper ne mes te qytetit. Gjakmarrja nuk ka fitues por vetem viktima. Nuk eshte trimeri me vra dhe me hy ne gjak.

    • Lezhjan 2: 26/09/2023 13:27

      Kan dominu, dominojn dhe kan per t dominu

    • O lezjan: 26/09/2023 12:40

      Kush jane. Ato dominojne ne rreshen??

  • Ligji: 26/09/2023 11:12

    Nuk e kane vrare hasmit por prokurori dhe gjykatesit qe e kane liruar me ate akuze te rende qe kishte. Arestoni prokurorin dhe gjyqtarin qe pasurohen me gjakun e viktimave.

    Përgjigju
    • Leka: 26/09/2023 17:39

      Komentues Ligji je shum i sakte!vrases jane prokuroret dhe gjygjtaret,qe per nje cigare kanabisi,dhe nje mur shtepie pa leje denohesh 2deri ne 3 vite burg! Ndersa viktima per tentativ vrasje denohet 6 muaj!keto jane vrasesit e drejtesise qe Shqiptareve ju mungon,kushedi sa para ka dhene ky viktima gjygjtareve? Dhe ne fun e vrane .

  • gjergji: 26/09/2023 11:04

    Policia shqiptare e ka te nevojshme e urgjente ngritjen e nje njesie antiterror ne Mirdite.E them kte duke u bazuar ne ligjet kanunore te ashpra qe zbatohen me fanatizem sot ne kte krahin qe e njoh me mire se kushdo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?