Ishte liruar nga burgu pak kohë më parë, kush është Martin Bardhi që u ekzekutua sot në Rrëshen! Tentoi të vrasë me armë Saimir Reçin bashkë me të birin

26 Shtator 2023, 11:03| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 11:13

  • Share

Martin Bardhi, 59 vjeç, është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Rrëshën. Martin Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë Saimir Reçin dhe të birin e tij. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjykata kishte zbutur masën ndaj tij në 'detyrim paraqitje', ndërsa i biri është ende në kërkim.

Shqiptarja.com risjell edhe një herë si ndodhi ngjarja më 26 mars të këtij viti!

Fillimisht dy të rinjtë Enrik Bardhi (djali i Martin Bardhit) dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht. Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhin. Ky i fundit u arrestua nga policia dhe pak kohë që është liruar nga burgu. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.


Lajmi kryesor:

Vrasje për hakmarrje në Rrëshen, ekzekutohet 59 vjeçari që kishte dalë nga burgu! Në mars u arrestua për atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit! Tre plagosen


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?