Nisur nga konflikti i vjetër mes dy fiseve Reçi-Bardhi, një nga pistat e hetimit për vrasjen e 59 vjeçarit Martin Bardhi ditën e sotme është hakmarrja. Policia ka zbarkuar në banesat e familjes Reçi, ku ka ushtruar kontrolle, por Saimir Reçi nuk është gjetur në banesë. Reçi, dyshohet se është orkestruesi i atentatit, ndaj mbi bazën e këtyre dyshimeve policia e Lezhës ka kërkuar shoqërimin e tij për ta marrë në pyetje.
Lajmi kryesor:
Vrasje për hakmarrje në Rrëshen, ekzekutohet 59 vjeçari që kishte dalë nga burgu! Në mars u arrestua për atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit! Tre plagosen
B.K/ReportTv.al