Foto: Piceria ku u ekzekutua Martin Marku (Bardhi) në Rrëshen, 26 shtator 2023. Lokali ishte në pronësi të tij.
Policia tashmë ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore si dhe mbledhjen e dëshmive që do të ndihmojnë në zbardhjen e autorëve të këtij atentati të mirëoganizuar.
Hetimet po drejtohen nga prokurori i Prokurorisë së Lezhës, Sabri Kastrati.
Viktima ka qenë duke pirë kafe me tre të afërmit kur një fuoristradë ka ndaluar para lokalit dhe një prej ekzekutorëve ka dalë nga makina dhe ka qëlluar drejt tavolinës.
Lajmi kryesor:
Vrasje për hakmarrje në Rrëshen, ekzekutohet 59 vjeçari që kishte dalë nga burgu! Në mars u arrestua për atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit! Tre plagosen
G.MO//ReportTv.al