TIRANE- Report Tv mëson gjëndjen shëndetësore të tre të plagosurve në atentatin që iu bë Martin Bardhit paraditen e sotme në qytetin e Rrëshenit. Mësohet se Ilir Bardhoku, ish-drejtor i bashkisë së Mirditës dhe Olti Gjini kanë dalë nga operacioni, ndërkohë që 42 vjeçari Indrit Bardhi ndodhet ende në sallë.
Gjendja e tij është më e rëndë dhe ka ende rrezik për jetën.
Lajmi kryesor:
Vrasje për hakmarrje në Rrëshen, ekzekutohet 59 vjeçari që kishte dalë nga burgu! Në mars u arrestua për atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit! Tre plagosen
S.G/ReportTv.al