SHKODËR- As acidi që përdorën për djegur makinën e krimit nuk i ndihmoi autorët e atentatit me 4 të vrarë në Dobraç të Shkodrës më 30 tetor të humbisin çdo gjurmë. Ekspertët arritën që në automjetin e shkrumbuar të tyre, “Range Rover Sport” të rikuperojnë numrin e shasisë dhe të zbulojnë se makina është vjedhur më 19 prill të këtij viti në Durrës.
Nga kamerat e sigurisë që hetuesit kanë arritur të shohin, makina e autorëve ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka ndjekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që në lagjen Kiras. “Range Rover Sport” dyshohet se ka dalë nga rruga ku ka shtëpinë Astmer Bilali, anëtar i grupit të Bajrave, por nuk ka kamera sigurie për të shkuar më tej dhe praktikisht kjo pistë mbetet e paverifikuar.
Mister për grupin hetimor mbetet ende fakti nëse është apo jo Ibrahim Lici personi që shfaqet në filmime amatore pranë trupit të vëllait të tij të pajetë Hamza Lici dhe që dyshohet të ketë qenë bashkë me ta në makinë. Policia akoma nuk ka marrë zgjidhje shkencore, por në ndihmë pritet t’i vijnë përgjigjet e analizave të disa gjurmëve gjaku që mendohet të jenë të personit të tretë misterioz, i cili dyshohet që gjithashtu të ketë mbetur i plagosur. Burime konfirmuan për Report Tv se disa klinika private në Shkodër janë kontrolluar mbi dyshimet se Lici mund të ketë kërkuar ndihmë, por asgjë nuk është përftuar.
Se një i tretë ka qenë në automjet, Ibrahim Lici apo jo, ngrihet si pistë e fortë edhe nga një pistoletë e gjetur në sediljen e pasme të makinës që drejtonte Hamza Lici, 'SClass' me targa kroate. 2 armë të tjera u gjetën pranë trupave të viktimave, Licit e Bushatit, e të gjitha do të analizohen.
Pak sekonda pas masakrës, personi që dyshohet se është Ibrahim Lici, ulur pranë trupit të pajetë të vëllait, ka ngjitur vetes edhe një polic të “Shqiponjave”. E çuditshme mbetet se si Ibrahim Lici, nëse do të ishte ai, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje, një figurë e njohur për policinë, ka arritur të largohet pa u vënë re nga ky efektiv.
Pesë ditë pas atentatit, pista e hakmarrjes mes grupeve Lici e Bajri për hetuesit nuk ka ndryshuar, për shkak të konflikteve që kanë prodhuar më shumë se 20 viktima prej vitit 2018. Deri në këtë fazë provat për të akuzuar persona të veçantë mungojnë, por shpresa e hetuesve është e madhe për ta zgjidhur për shkak të elementëve të rinj që dalin nga hetimet.
Si ndodhi atentati në Shkodër?
Masakra me 4 të vrarë dyshohet se u krye nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe i katërti që i largoi nga vendi ku makina luksoze u shkrumbua. Atentatorët i dolën paralel makinës “S Class”, duke hapur zjarr për dhjetëra metra, duke lënë të vdekur Licin dhe Bushatin, ndërsa çifti Basha që lëvizte me motoçikletë u goditën nga makina e autorëve, pasi humbi kontrollin nga breshëria e plumbave. Bashkim Basha humbi jetën në spital 4 ditë pas atentatit.
Ndërkohë, Izmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe Samuel Troshani, 24 vjeç, po kërkohen nga Policia e Shkodrës. Burime pranë grupit hetimor thonë se bashkë me ta, janë në kërkim edhe anëtarë të tjerë të grupit të Bajrajve, pasi dyshohen se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve, por deri tani nuk janë gjetur.
Personi i tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me Licin dhe Bushatin
(Makina e autoreve dhe me pas e djegur pas atentatit në Shkodër, 30 tetor 2024)
Zbulohen detaje të reja lidhur me atentatin në Shkodër.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ekzekutorët kanë qenë të mirëorganizuar për atentatin dhe janë siguruar në detaje me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme.
Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.
Ky është automjeti tip “Range Rover” i cili u përdor nga autorët në atentatin e 30 tetorit në Shkodër ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.
Automjeti i cili u përdor nga atentatorët është vjedhur më 17 prill në qytetin e Durrësit. Policia ka arritur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.
O ju shkodrane, a do na e thoni edhe neve kush do fitoje, Gjeto Basho Muji apo Gjergj Elez Alia?
PërgjigjuMos e kane djegur makinen ne reaktor berthamor dhe pastaj i kane vene flaken. Acidi eshte fiction i policise. Policia duhet te zbardhe ngjarjen sa me pare pa na servirur fiction. Policia kriminale eshte fajtorja kryrsore ne mos parandalimin e ngjarjes. Bajret, Liçet, Senjet, Hatot etj te dslin ne mal te bejnw lufte me njeri tjetrin. Askush nuk jua ka borxh terrorin.
PërgjigjuAhahahaha e madhe kjo.
Shpejt keni me ma ni krismen
PërgjigjuIk se po te len zemra mor palle
A ja kthen vellain mbrapsht qe iku ne lule te rinise krisma e tij??
Pse behari ka 6 djem? Une e dija qe ai kishte 4 femije
PërgjigjuPo ka 5 djem dhe 1 vajze
Jo ka djem dhe vajze nfranc dhe 3 djem i ka ne shqiperi
Mor klysh pse permen fmit e beharit 6 vjeca permen djalin e ardjanit
PërgjigjuArdjan Bajri vllai enverit
Cil ardjan ??
Mos harroni te permendni qe behari ka 6 djem brace hidhu ne sulm i ke neper shqiperi fmit e qenit
PërgjigjuAhhahahahaha sa djem ka behari sa ahahhahahah po vajza 12 ahahahahaa behari ka kry pun iku me te perjetshem
POLICIA TE merret me vrasesit ,,te gjeje vrasesit ,,jo me viktimen...
PërgjigjuHato me Duel Mehmedaj e Xhenjen
PërgjigjuDueli s asht daja i barushit po dhandrri je ngatrru i din bracja ma mire kto pune
Ska lidhje dueli asht daja i bajrushit shokut ngusht braces
Dueli ska lidhje se asht daja I barushit Shokut ngusht braces
Muhabeti me barushin kan frig hijen e vet . Po baft nej gja ibra me dorin
Kur vjen puna per kto gjana, jan me te pameshirshem ibrahimi,muhameti,barushi dhe ismeti ta garatoj nuk lejn me kaq, e kan rrjetin me te fort n shkoder
Po ka dal nga kirasi makina e vrasesve esht dora e asmerit dhe hatos, nuk hyjn dot izmiri me samuelin ne kiras pa i pa dikush. Ktu ka mundesi esht hato me vellezerit xhenje se asmeri eshte n burg, asmeri mund ti ket nimu prej burgu me lek ose me do gjana tjera
PërgjigjuPo Lict kane vra A.Kurmemen K.Vajushin Mir Aline Mond Batrin Besen qe bani pallatin Naz Bandulen Dy Bilalt dy Ferracakt Policin me gru NAIM bajrin PSE DUHET SE SBAN ME KEN Asmeri Tan kto tjert kane lane fmi mrapa
Po pse flitni pa pik lidhjet e din kret shkodra kush ka marr pjes pse perzini njerz kot.!!
Ket pun e ka ba hato me izmirin samuelin me ndihmen e cmuar te safetit . Po si nuk e keput dhe ibrahimin se kishit fitu kampionatin
Haton me Sehar Xhenjen
Mos harroni se Asmeri ka dhe nji axh gjalle dhe te forte
PërgjigjuNj nga qitsat ka qen nga ferracaket e Kam info t sig