Ky është automjeti tip “Range Rover” i cili u përdor nga autorët në atentatin e 30 tetorit në Shkodër ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.
Automjeti i cili u përdor nga atentatorët është vjedhur më 17 prill në qytetin e Durrësit. Policia ka arritur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.
Lajmi kryesor:
Atentati në Shkodër/ Makina e djegur e autorëve u vodh në prill në Durrës! Dyshime se Ibrahim Lici u plagos! Kontrolli në klinika private pa rezultat
SI.E.//ReportTv.al