Atentati në Shkodër, kushëriri i 19-vjeçarit të vrarë: Vinte nga familje e thjeshtë! A është arsye të vritet se ka punuar në fermat e personave me të shkuar kriminale?

19 Shtator 2022, 12:43| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 12:46

  • Share

1663528432_SHKODER2.jpg

Kushëriri i 19-vjeçarit që mbeti i vrarë pas atentatit në Shkodër ka reaguar për ngjarjen e rëndë duke rrëfyer se viktima vinte nga një familje e thjeshtë që siguronte të ardhura me punë të ndershme. Teksa i referohet raportimeve në media se i riu Erjon Xhenje punonte në një nga fermat e personave me precedent penal, shkruan se kjo nuk është arsye për t’i marrë jetën.

Ndër të tjera shkruan se në Shkodër ka prej vitesh përplasje bandash dhe as autoritetet nuk guxojnë të futen mes tyre. Kushëriri Isar Qallija tha se nuk është vrarë asnhjë kokë bande, por të gjithën e pësojnë njerëzit e thjeshtë, ndaj i bën thirrje qytetarëve që t’i bëjnë presion shtetit për t’i dhënë fund luftës së bandave.

Shkrimi i kushëririt

I riu i vrarë sot është djali i vajzës së tezes time. Vjen nga një familje e thjeshtë, e ëma mësuese, i ati ka punuar si shofer, është marrë me rritje bletesh dhe punë të ndryshme për të mbajtur familjen me djersë dhe me nder.

Njerëz të qetë, të urtë e fjalë mirë. Sot marr vesh se i Erjoni paska punuar në një nga fermat e personave me preçedent penale?! A është kjo arsye të vritet një 19-vjeçar?!

Ne jetojmë në Shkodër e dime mirë se kush i ka bizneset atje dhe si i kanë bërë.

A duhet të jetë kaq e pa sigurtë jeta sa mund të rrezikohesh edhe po të shkosh në punë?!

Shkodra ka vite që mbahet peng nga një luftë mes bandash me përkrahje politike majtas e djathtas. Banda që e kanë kthyer atë qytet më keq se Palermon dhe Policia e Shtetit nuk guxon të bëjë punen e saje sepse këta njerëz mbrohen nga lart për çdo gjë që bëjnë.

Kryeministri ne një dalje për mediat tha: “Kokat e tyre hëngshin” edhe pse të gjithë e dimë se për çdo fushatë ai ha koka qengji me njërën nga bandat atje. Ndërsa bandën tjetër e ka lenë të gostisë opozitën.

Në fakt me gjithë numrin e madh të të vrarëve në Shkodër, asnjë kokë bande nuk është vrarë. Janë vrarë vetëm qytetarë të pafajshëm, punëtorë ferme, punëtorë shezllonesh, shitës peshku, të cilët buka e gojës i ka çuar aty.

Ka ardhur koha që qytetarët e Shkodrës ti bëjnë presion shtetit ti japi fund kësaj lufte mes bandash dhe jo të përkrahë banditë. Kjo që shikoni në vidéo është thirrja e dëshpëruar e një babai i cili ka humbur djalin e tij vetëm 19-vjeç. Nëse nuk reagoni sot, nesër mund të jetë fëmija juaj.


Lajmi kryesor:

Atentati në Shkodër, shkak dyshohet përplasja mes bandave! 19-vjeçari nuk pranoi të shkonte në Mal të Zi me babanë dhe u vra në kafe


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?