Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim

31 Tetor, 13:07| Përditesimi: 31 Tetor, 13:11

  • Share

1730302491_vrasjeneshkoder.jpg

Detaje të reja nga atentati me 3 viktima në Dobraç të Shkodrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja bëjnë me dije se Policia e Shkodrës dyshon se në mjetin tip ‘Benz’, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka qenë edhe një person i tretë.

Grupi hetimor ka dyshime të forta për shkak të gjetjes së 3 pistoletave në makinë. Policia dyshon se personi i 3-të, mund t’i ketë shpëtuar atentatit dhe është larguar.

Policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik për të parë nëse gjurmët e gjakut janë të viktimave apo të një personi të tretë.


Lajmi kryesor:

Atentati me 3 viktima në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi! Një person i 3-të në makinë me Licin e Bushatin! Viktimat u gjetën jashtë mjetit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?