Në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë, ku mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:20 u ekzekutua Bujar Nasufi ka ende xhamat e thyer të makinës së tij. Autori i kamufluar si shpërndarës picash e ka pritur vetëm pak metra larg pallatit, ku 56 vjeçari kishte ndërtuar së bashku me të vëllanë dhe banonin të dy.
Pista kryesore e hetimit është ajo e konfliktit të pronësisë me anëtarë të fisit të tij por nuk përjashtohen pistat e tjera. Nasufi rezulton pronar i mobilierisë 'Ferdinand' që ndodhet në rrugën “Irfan Tomini”
Ndërkohë grupi hetimor ka kryer të gjitha verifikimet gjatë orësve të mbrëmjes dhe ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Foto: Copa xhamash të makinës së viktimës
Lajmi kryesor:
Atentati në Tiranë/ Motori i autorit gjendet i djegur te ‘Kodrat e Sharrës’! Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, dyshohet konflikt pronësie
S.G/ReportTv.al