TIRANE- Me maskë në fytyrë dhe i kamufluar si shpërndarës picash, autori ende i paidentifikuar nga policia e Tiranës, e priti Bujar Nasufin në hyrjen e pallatit që 56-vjeçari kishte ndërtuar vite më parë me të atin e vëllain, për të jetuar afër me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e së dielës së 12 janarit, i pari me automjet, për rastësi, iu afrua pallatit në zonën e Selitës në kryeqytet, vëllai i Bujar Nasufit, por autori, të cilin kamerat e sigurisë e kanë kapur në afërsi të banesës, qëndron në pritje, derisa pak çaste më vonë afrohet me makinë edhe 56-vjeçari me bashkëshorten e tij. Sapo 56-vjeçari ka dashur të parkojë, autori është afruar dhe e qëlloi me armë pa zbritur nga makina, në sy të gruas, duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje kanë mbetur copat e xhamit të makinës.
Pas vrasjes autori mendohet se largua me motoçikletë të zezë drejt Selitës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka gjetur motoçikletën të djegur në zonën 'Kodrat e Sharrës', ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova. Pranë saj u konstatua edhe arma e krimit, po e dëmtuar nga zjarri, një automatik i shkurtër, që gjithashtu u dërgua për ekspertim.
Nga hetimet e kryera deri më tani, policia dyshon se pas vrasjes qëndrojnë konflikte brenda rrethit familjar për pronat me anëtarë të tjerë të fisit, pistë e cila po verifikohet e që nuk ka përjashtuar nga hetimi konflikte të tjera të mundshme
Pallatin e tyre e kishin quajtur 'kulla Ferdinand', emër i njëjtë me mobilierinë 'Ferdinand', në likuidim e sipër, që Bujar Nasufi kishte me të vëllanë, edhe ky biznes, jo shumë larg zonës ku banojnë.
Në foto, motori i djegur i autorit
Gjatë orëve të paradites, Policia e Tiranës ka gjetur motoçikletën dhe armën me të cilën dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes së Bujar Nasufit.
Motoçikleta është gjetur e shkrumbuar në zonën 'Kodrat e Sharrës', ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova. Pranë saj edhe arma e krimit, po e djegur. Gjithsesi, për shkak të flakëve, shpresat janë të pakta, informon gazetari Sokol Dema.
Gjatë kontrollit në afërsi të vendit ku u dogj motori, hetuesit shpjeguan se kanë gjetur edhe armën e zjarrit të vrasjes së Nasufit, një automatik i shkurtër. Autori ka djegur dhe armën e zjarrit, e cila është dërguar gjithashtu në laborator për ekspertizë.
Bujar Nasufi, pronar mobilierie, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa po hynte në shtëpinë e tij në zonën e Pallatit me Shigjeta. Deri më tani pista ku dyshohet për vrasjen, është konflikti brenda farefisit për çështje pronash.
Në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë, ku mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:20 u ekzekutua Bujar Nasufi ka ende xhamat e thyer të makinës së tij. Autori i kamufluar si shpërndarës picash e ka pritur vetëm pak metra larg pallatit, ku 56 vjeçari kishte ndërtuar së bashku me të vëllanë dhe banonin të dy.
Pista kryesore e hetimit është ajo e konfliktit të pronësisë me anëtarë të fisit të tij por nuk përjashtohen pistat e tjera. Nasufi rezulton pronar i mobilierisë 'Ferdinand' që ndodhet në rrugën “Irfan Tomini”
Ndërkohë grupi hetimor ka kryer të gjitha verifikimet gjatë orësve të mbrëmjes dhe ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Foto: Copa xhamash të makinës së viktimës
Foto: Bujar Nasufi
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e 56 vjeçarit Bujar Nasufi i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Pallatin me Shigjeta.
Ai rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', e cila është në likuidim e sipër.
Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani për vrasjen e Bujar Nasufit, janë konfliktet brenda rrethit familjar, informoi gazetari Sokol Dema.
Qe kur nuk u kap vrasesi i Konomit e me pas Santos, dy vrasje shume te bujshme, kjo esgte bere mode tani sikur po porosit veshmbathje ne Instagram. Policia e ndriti, nuk po kap asgje. Kta nderkoh e kan perfeksionu artin e hashasshin ne nje shkalle marramendese. Dine ku dhe si te godasin e si ti mcefin. E megjithate Shqiperia nke byth vend esgt. Dikujt i intereson kjo gjendje, vecanerisht kur flitet per subjektin qe nuk do zgjidhet kurre, prona. Ato derisa te shuhen te gjithe i takojn klases oligarke.
Përgjigju