Deputeti i PD, Arbi Agalliu ka reaguar për atentatin në Vlorë duke thënë se qyteti bregdetar është kthyer në një vend ku krimi i organizuar kryen ekzekutime në mes të ditës pa u shqetësuar nga asgjë. Ndër të tjera, thotë se Vlora i është dorëzuar krimit.
"Vrasjet vazhdojnë!!! Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i atentatit në hyrje të Vlorës!
Qyteti i Vlorës është kthyer prej vitesh në qytet ku krimi i organizuar dhe ai ordiner kryejnë vrasje e vjedhje në mes të ditës pa asnjë problem. Qyteti i Vlorës me dhjetra djem të zhdukur në këto vite i është dorëzuar aktivitetit kriminal", tha Agalliu.
Lajmi kryesor: