Agron Alushaj dhe makina që shpërtheu

Atentati në Vlorë, tritoli ishte vënë në kroskot, biznesmeni Alushaj po hapte themelet për pallat/ Pistat e hetimit

24 Nëntor 2018, 07:46| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 14:10

  • Share

Zbardhen detaje të reja nga atentati me eksploziv që iu bë Agron Alushajt, biznesmen në fushën e guroreve në Vlorë, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët nga sasia e konsiderueshme tritolit që i ishte vendosur në automjetin e tij mbrëmjen e djeshme (Lexo këtu). Sasia e eksplozivit ishte vendosur brenda makinës së tij tip “Benz”, dhe nga shpërthimi Alushaj dhe automjeti kanë pësuar dëmtime të shumta.

Alushaj ka qenë i vetëm në makinë. Ai sapo kishte dalë nga lavazhi dhe kishte parkuar pranë një lokali duke biseduar me një person tjetër nga makina në makinë. Sipas burimeve të gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili eksplozivi ka qenë i vendosur në pjesën e kroskotit të makinës dhe Alushaj e ka shpëtuar fakti që kishte ulur xhamin teksa bisedonte me personin tjetër në makinë dhe në momentin që shpërtheu tritoli kokën e ka pasur jashtë xhamit. Vala plasëse i dëmtoi këmbët edhe trupin pasi nëse Alushaj do ishte në pozicionin drejt duke ngarë makinën do të ishte dëmtuar në fytyrë dhe do i rrezikohej jeta.

Kanë qënë kalimtarët e rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar në spital rajonal të Vlorës, ndërsa gjatë natës u transportua në Tiranë në një spital privat për mjekim të specializuar. Prokurori dhe policia e Vlorës kanë nisur hetimet për këtë ngjarje kriminale, ndërkohë që pista kryesore ku po hetohet është ajo e konflikteve për shkak të konkurencës që mund të ketë pasur biznesmeni Agron Alushaj. Deri tani janë shoqëruar 15 persona për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, mes tyre punonjësit e karburantit, ndërsa janë sekuestruar 24 kamera sigurie të ambientit dhe zonës përreth për të zbardhur autorët.

Agron Alushaj po hapte themelet e një pallati
Biznesmeni ka qënë në ambjentet e një kafenejë në hyrje të Vlorës ku pasi ka pirë kafe, ka dalë nga lokali dhe është drejtuar drejt makinës së tij të parkuar afër lokalit. Por vetëm pak metra kishte që po lëvizte me makinë, kur ka ndodhur dhe shpërthimi. Një burim pranë prokurorisë tha për “Shqiptarja.com” se shpërthimi mund të jetë aktivizuar nga distanca e afërt, pasi autorët mund ta kenë mbajtur në vëzhgim objektivin e tyre. Agron Alushaj, nga verifikimet e kryera rezulton se nuk ka pasur probleme me ligjin apo të jetë përfshirë në aktivitete kriminale. Policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në pistën e konkurencës, pasi kohët e fundit i dëmtuari Agron Alushaj, ishte në hapat e para të ndërtimit të një pallati në Vlorë. Sipas të dhënave, Alushaj ka mundur që të hapë gropën për ndërtimin e themeleve dhe se objekti është në ndërtim e sipër. Ndërtimi i këtij pallati është në verifikim e sipër nga prokuroria, e cila shpreson se i dëmtuari mund të ketë pasur konflikte me pronarët e tokës apo me bashkëpuntorët e tij në këtë drejtim.

Gurorja në Drashovcië
Agron Alushaj, rezulton të jetë dhe pronari i një guroreje në Vlorë, pikërisht në zonën e Drashovicës. Sipas prokurorisë dhe policisë së Vlorës, në lupën e hetimit janë tregtimi i granilit dhe detyrimet financiare që persona të ndryshëm mund ti kenë pasur. Deri në këto momente nga policia e Vlorës janë shoqëruar disa persona, por pas marjes në pyetje të tyre sërisht ata janë lënë të lirë. Ditën e sotme pritet të japi shpjegime dhe objektivi i këtij atentati me tritol, biznesmeni Agron Alushaj.

Komento

Komente

  • emu: 09/06/2019 12:38

    Akoma jeton ky qelbesire..prite kur ti hedhin bomben edhe ne koke ketij sharlatani..Askujt nuk i vjen keq per kete!

    Përgjigju
  • Bobi: 24/11/2018 09:29

    Kshu I hapi dhe katllavanet ky te ish kinema Ali Demi dhe I la njerzit rugve su be pallati asnjeher

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?