8 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës pasi kanë qenë dëshmitarë të atentatit që është bërë sot në qytetin bregdetar ndaj Marjon Mitros.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes por as në automjet.
Dyshohet se mund të jetë qëlluar edhe me pistolete me mulli, e cila sipas ekspertëve nuk lë gëzhojë në vendngjarje.
Mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, të cilët pas atentatit kanë djegur makinën dhe janë larguar në këmbë. Ndërkohë që policia është paqartë nëse ata janë ndihmuar nga të tjerë apo jo. Policia e Vlorës tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit pasi sipas tyre është duke u hetuar.
Lajmi kryesor:
Atentati ndaj Marjon Mitros në Vlorë, shoqërohen 8 persona, nuk gjendet asnjë gëzhojë! 2 persona qëlluan ndaj ish anëtarit të bandës së vrasësve me pagesë (VIDEO)
K.T./ReportTv.al