U sulmuan me armë, 2 policët në Vlorë po lëviznin me makinë me xhama të zinj! Dëshmia: Mendoi se i bëmë pritë e na qëlloi! Në kërkim autori me 3 emra

3 Shtator 2022, 07:41| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 13:34

  • Share

VLORË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku protagonistë kanë qenë 2 efektivë policie dhe një trafikant droge. Report Tv mëson se i riu, i identifikuar me 3 emra Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj ka qëlluar në drejtim të makinës në të cilën po udhëtonin 2 policët, Angjelo Breshani, polic i patrulle Vlorë e Nako Mehmetaj polic kufitar në Sarandë. Dëshmia e vetme e siguruar deri më tani është ajo e efektivëve, që iu kanë thënë kolegëve të tyre “se kanë parakaluar makinën ”Volkswagen”, autori ka menduar se i bënë bërë pritë dhe prandaj i ka qëlluar”.

Kjo është dëshmia e tyre, mirëpo ngjarja është mbuluar me mister dhe po hetohen disa pista. Dyshimet shtohen për shkak se makina të në cilën po udhëtonin 2 policët, jashtë orarit të punës, ishte një ‘Audi’ me xhama të zinj dhe menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, efektivët i kanë hequr targën. Motivet janë të paqarta. Report TV siguroi pamjet e para të ngjarjes, ku dëgjohen të shtënat në lagjen "Partizani" rreth orës 19:40 të së premtes. 

Nga ana tjetër, bëhet fjalë për një të ri me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, ndaj të cilit në 2022 i është bërë një atentat, ku ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Autori është shpallur në kërkim nga policia, teksa grupi hetimor po heton në disa pista që mund të jetë një konflikt i çastit, ashtu siç kanë dëshmuar Breshani dhe Mehmetaj apo për motive të tjera ende të paditura.

Kush është autori?
Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj ka precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i arrestuar në 2013 me 600 kg hashash. Në 5 janar të këtij viti, ai ra pre e një atentati, ku shpëtoi me disa lëndime në dorë. Ai u qëllua nga një automjet 'Audi' teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin. Këta të fundit e kanë qëlluar disa herë 36-vjeçarin i cili për fat të mirë ka marrë vetëm një plumb në dorë. Pasi është qëlluar, Hanaj ka ecur për disa metra në rrugë ku më pas ka shkuar në spital dhe ka marrë ndihmën e duhur mjekësore. Duket se Diego Haxhiraj i druhej një atentati, edhe pse aso kohe deklaronte se ‘nuk ka konflikte me askënd’. 

Ora 10:04
Qëlloi me armë në drejtim të policëve në Vlorë, kush është i riu me 3 emra që iu bë atentat në janar të 2022

1662145257_Screenshot1.jpg

Report Tv mëson se në kërkim si autor i sulmit ndaj policiëve në Vlorë, është Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj. Ai është me precedentë penal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në janar të këtij viti Diego Haxhiraj i është bërë atentat, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Ora 09:49
Qëlloi me armë 3 punonjësit e policisë në Vlorë, shpallet në kërkim autori me 3 emra

1662145244_Screenshot3.jpg

Qëlloi me armë 3 punonjësit e policisë në Vlorë, shpallet në kërkim autori me 3 emra. Report Tv mëson se është shpallur në kërkim Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, që dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin dy punonjës policie Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

"Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 shtetas (punonjës policie). 

Sekuestrohet automjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volksëagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: 

D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë. 

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.  

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, njofton policia. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/09/2022 01:28

    Frika dhe vetembrojtja e kane detyruar atentatorin te reagoje,por nderimi i targave dhe xhamat e erret jane problematike ne kete histori.Keta policet ose kane qene ne mision sekret si agjente zbulimi ne terren,ose ......?! Duhen sqarime.

    Përgjigju
  • Scutari: 03/09/2022 17:33

    Juridikisht duhet të kapet autori dhe ai të deklarojë se përse qëlloi! Si e ditkërkan këta policët se përse i qëlloi ai që i qëlloi?!

    Përgjigju
    • Scutari 2: 03/09/2022 17:49

      Tamam ata skan fol me njeri tjetrin boti hapi xhamin i qelloi drejt

  • Rlindasit: 03/09/2022 14:21

    Jan tu mshefsh cka i ka ndodh Vis Martinit, do kete shuem vrasje te vraseve me humb gjurmt

    Përgjigju
    • Doraci: 03/09/2022 17:42

      Te njejtet autor vran djalin e xhaxahit te visit zdhuken visin dhe vran shpatin me gjith vllan e ermalit doni me per belulin

    • Per Vloren: 03/09/2022 17:19

      Njoh shum veta qe kane nej ne hadhe te veta, po asnje nuk ka tre emra. E kur merresh me droge ne Vlore duhet me u perzie me shume te forte. Po vrasin ata qe dine se cka ndodhe se do kete hakmarrje. Vis Martini ka punu per vedi po edhe per Berisha SHPK me Kulica e kompany. Lek i madh u ka ik nga durt atyre ekane infrastruture. Visin e djalin e axhes se vet i vrane po kane lane euro e pasuri te pafund me pagu vrases me marre hak pleqt e tyre.

    • Per vlorenn: 03/09/2022 17:16

      Ne ca bote jeton ti vlla e di nje vlor e ter se kush esht ky shoket e ktij edhe koka e ktyre ne belgjik edhe me ke kan probleme kta si ne vlor si jasht vlore

    • O vlora: 03/09/2022 17:08

      Po pse sna gjuajn dhe neve sic kan gjuajtur kte qe ka ndejtur ne hall te vet edhe ne hallin ton shikojm a mbase e gjuajn qe ti japin mesazh tjeter kujt se di un pastaj

    • Vlora: 03/09/2022 15:57

      Ky cuni ska lidhje me asnje grupe e gjithmon ka ndenjtur ne hall te vet Mos i ngatrroni njerzit kot me thashetheme si kurvat

    • Per rilindasin: 03/09/2022 14:53

      Per grupin ku ben pjes ky djali qe ka qelluar policat kam degjuar se e kan zhdukur visin "doqe cami me kompani"

  • Cunat e belgjikes: 03/09/2022 11:38

    Ky djali i ka pandehur vrases kta te dy se ska mundesi tjeter se ai ruhet shum i kan ber 2 her atentat

    Përgjigju
    • Bosi 07: 03/09/2022 12:00

      Kunati atij rafmetliut qe i vun bomben sa djal i mir ka qen,kundershtaret e atyre te oslos kta?

  • Tan hoxha: 03/09/2022 11:30

    Policet te tregojne ke kan pas ne makine ke po transportonin

    Përgjigju
  • Kapedani: 03/09/2022 11:11

    Mos u beni merak fare, e zgjidh Ardi Veliu kete muhabet( audi apo Jepp, me targa pa targa, ja hoqem ja vume, me xhama apo pa xhama, kishim frike nga telashet, si e kuptuan policat se ata menduan se do tu benin antentat ) , nuk e cuam kot atje, nuk do leme cunat e policise qe duam, ne duart e kriminelve . Po makina ne pronesi te kujt ishte????

    Përgjigju
  • Hasani: 03/09/2022 10:09

    Po sikur te jete vertet ashtu sic thone autoret?! Me xhama te zinj pa targa nuk eshte per "hajer"!

    Përgjigju
  • Shteti rrumpalleku: 03/09/2022 09:31

    Per sa kohe qarkulloni me te gjithe xhamat e Zinj dhe pa targa nuk keni asnje ndryshim nga vrasesit dhe kriminelet. Asnje ndryshimim nuk keni nga kriminelet. Keni marr veset e tyre me xhamat e veshur dhe me targa false pse pa targa. Fatin e tyre do keni po beheni si ata mos u merzisni.

    Përgjigju
    • Vlora: 03/09/2022 17:26

      Po ca leku kan mar o vellacko kta die filluan polici jan kokrat e fshatrve tall karin vlora me keta per na nje 2 mileksh ca atoentatir kari smbajn dot brekt e tyre

    • Piksi: 03/09/2022 12:53

      Kushedi sa lek kan marr kta per atentat po e pan qe u doli huq edhe kerkuan ndihme nga koleget.

  • eli: 03/09/2022 09:18

    kjo pune vjen pak ere te keqe!Nuk eshte kaq e thjeshte sa duket mendoj une.

    Përgjigju
  • Labi: 03/09/2022 09:17

    Pordhicia e vlores o me det ku jetojm o rama parakalon ha bresherin rruga e spitalit kish ndonjeri urgjenc per spital psh bravo pordhicia

    Përgjigju
  • Elion: 03/09/2022 09:02

    Sikur te hajn nga i plum bythve gjith kto policet me xhama te zi e pa targa sdo ishte keq. Se spo mareim vesh kush jane gangot e kush langot. Ska ngel zgjeps e mut pa xhama te zi.

    Përgjigju
  • Plaku nga vlora: 03/09/2022 09:01

    Miqesin e policave dhe dashurin e kurvave mos e pranoni kurr o cuna..kurr

    Përgjigju
    • Altin: 03/09/2022 09:56

      Ca komenti perl,sa rende qe jam,jam ne kafe me dy polica tani qe po e lexoj dhe nderkohe nje kurve me shkruan. O moj vlora me kurore

  • Katiu: 03/09/2022 09:00

    Policia qe nuk duam. Cdo dite duken edhe me shume qe policet jan te ngatruar me kriminelet. Xhama te zi, targa falco ..etc

    Përgjigju
  • Petrit: 03/09/2022 08:36

    Ne menyren e pershkrimit te ngjarjes, le te dyshoje qe policet duhen hetuar sepse kane shume per te thene. Nuk duken aq te pafajshem .

    Përgjigju
  • O shteti: 03/09/2022 08:17

    Kur do merrni mase per keto policet me makina pa targa ose me targa fallso ? Me cfar te drejte dalin me ket makin ato

    Përgjigju
  • Fytyra e policis: 03/09/2022 08:15

    Kjo esht policia gjith policet me chama te zi me makina pa targa ose me targa fallso qe parkojn vend pa vend e qe parakalojn vend pa vend . Sa polic ka shipria ku dallohet kush a polic e kush kriminel

    Përgjigju
  • Vlore: 03/09/2022 07:49

    Keta po percillnin nje person ne shtepi qe se dime kush eshte me Makine pa Targa e xhama te zinj.Taxi pa Targa me xhama te zinj e dy police brenda paguan 10 fish taximetri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?