Kronikë

"...aty më binte pa pushim...më pështyu në surrat gjakun tim", ish-i dënuari politik Demir Pojani rrëfen për Report Tv: Si më torturoi Mehdi Bushati që dekoroi Meta

6 Prill 2021, 14:59| Përditesimi: 6 Prill 2021, 16:20

  • Share

Dekorimi  nga Presidenti Ilir Meta, i Mehdi Bushatit, i cili është edhe babai i analistit Andi Bushati, me Dekoratën e Lartë “Kalorës i Flamurit” ka ngjallur shumë reagime ditët e fundit mes ish- të përndjekurve politikë, që e cilësojnë Bushatin , si një prej hetuesve me të dhunshëm të regjimit komunist. 

Demir Pojani, ish-i burgosur politik, pjesëmarrës në revoltën e Spaçit në maj të 1973,  e ka njohur nga afër hetuesin Bushati dhe është përballur me torturat e tij, pas shtypjes së revoltës, kur  një pjesë të madhe të të rebeluarve të lidhur me zinxhirë i çuan në burgun e Ri të Tiranës. 

"Hetues nga gjithë Republika, njerëzit e sigurimit më të këqij që kishte regjimi i kishin pru aty për të na pritur ne të revoltës. Ne ishim rreth 90 vetë, të lidhur të vramë, të poshtëruar, pa ujë, nuk di si kemi shkuar gjallë", shprehet ai për mikrofonin e Report Tv.

Përballjen me hetuesin Mehdi Bushati Demir Pojani e kujton me detaje.

"Kur më morën mua, shoh një burrë të shkurtër me kostum, me këmbë të shtremba, që më turret mua. Unë jam marr me sport dhe llogaris inercinë e vrapit të atij dhe u jap këmbëve dhe i hyra brenda rrezes. Ai u përplas në kraharorin tim... si u përplas tek unë, u rrëzua, dhe kur ngrihet me ca të qara të ndyra, vjen nga mbrapa dhe më kafshon duart. Atij i plasën gishtat gjak në gojë dhe më pështyu në surrat gjakun tim…

“Na mbështeten për muri dhe aty më binte pa pushim…", kujton ai.

Skena e dhunës që Demir Pojani ka përjetuar ka vijuar edhe më tej.

"Mora vesh se kisha një komshi aty afër me tha,- 'ky është Mehdi Bushati, është dhëndri i Hysni Kapos'".

"Kjo pune vazhdoi aty rreth disa orë sepse ushtarët na kishin lëshuar fenerët dhe duheshin larguar fenerët nga oborri ku ishim, dhe na morën e na futën nëpër biruca. Nuk di ca të them... Më pas nuk e pashë më këtë (Bushatin)". 

Demir Pojani dëshmon për Report Tv se ky ka qenë takimi i vetëm me Mehdi Bushatin, pasi hetuesinë ai do ta zhvillonte me hetues të tjerë po aq të dhunshëm e torturues sa ai. Demir Pojani është dënuar në diktaturë për agjitacion e propagandë dhe pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit dhe ka vuajtur 21 vite burgim.  Rrëfimi i plotë i z. Pojani do të transmetohet së shpejti në emisionin 'Dosja K'.

Presidenti Ilir Meta i jep dekoratën Mehdi Bushatit

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 06/04/2021 18:51

    Duhet ta kemi te qarte se ne sistemin komunist kishte njerez shume te mire por edhe shume te keqinj.Dhe kjo qendron per cdo post qe ata kishin qofte ne parti qofte ne pushtet.Ka pasur shume njerez dinjitoze qe nuk e kane shfrytezuar postin per ti bere keq njeriu ashtu sic ka pasur shume qe e kane shfrytezuar postin me te gjithe fuqine e zemres se zeze qe kishin per te realizuar qellimet e tyre te ndyra qofte edhe duke shpifur.Ka pasur njerez te poshter qe kane futur ne burg njerez pa faj ashtu sic ka pasur njerez me zemer te madhe qe i kane mbrojtur njerezit per te mos i derguar ne burg!Duhet bere diferencimi i ketyre njerezve te ndryshem qe kishte sistemi komunist dhe faktet duhet te jene te sakta dhe nuk duhet te kete sajime!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 06/04/2021 17:59

    Nuk me lidhur asgje me mehdi bushatin,gruan dhe bijte.Sa per dijeni klasifikoje ka po nuk me ka pelqyen asnjehere, ATEHERE dhe Tani. Por kjo qe thote ky persone nuk besoj te jete e vertete.Mehdi Bushatin ka qene futbollist i dinamos.Nderkohe studionte edhe ne shkollen e sigurimit. Nuk ka puntare asnje dite si operativ sigurimi apo hetues.nderkohe, (ishte futbollist)dashurohet me vajzen e madhe te Hysni Kapos dhe fejohet me te. ka filluar punen, pasi la futbollin ne ministrine e brendeshme dhe me pas zv.dhe kryetar dege. Por jo hetues. Ndaj them se me te permbajtur me kete lloj shpifjesh.Me gjithe te, zoterinjte, sa hedh balte ,te beje denoncim ne prokurori.se pari,per tortura ne nje proces hetimor.Ato kane qene te ndaluara me ligj. Po Ju jap nje shembull-Major pandemise permeti, gjyshi i ketij deputeti te sotem te PD me mbiemrin permeti,eshte shkarkuar si hetues dhe cmobilizuar sepse u akuzua per perdorim dhune ne proces hetimor ndaj nje te pandehuri.Se dyti,te hapi gjyq per akuzat e sajuara, pra te rreme qe per rrjedhoje kane cuar ne heqjen e padrejte te lirise. Sot ka nje favore :-gjukate te mbeshretura nga drejtesia dhe politika amerikane

    Përgjigju
  • xoni: 06/04/2021 17:50

    E shikoni se cfan ndyresire eshte presidenti Like floriri. Familja Kapo dhe Bushati jane familje krimknale, turp per ato medja qe mbajne birin e kurves komuniste Andi Bushati.

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ]: 06/04/2021 17:20

    Medih Bushati është babai i Andi Bushatit demokratit të flakt. O Zot ça bohet në Shqipri klyshat e komonizmit jan bo demokrat e kryeshefi tyre Salheu sekretari partis kryedemokrat. Zoti e bekoft Shqiprin.

    Përgjigju
  • Emigrant: 06/04/2021 17:00

    Po ky per ca ishte denuar pwr vjedhje prona apo sabotazh se kyndershtar politik skishte ne ate koh kishin ikur me gjermanin ose shkun per lesh neper male zi diveranta qe vrisnin popullin e thjesht

    Përgjigju
  • Traveling: 06/04/2021 16:55

    Ket bushatin ta kapesh e ta rrjepesh zagarin..po ky diali tij si nuk i vin turp qe ben politik si gazetar eh shqiperi e shkret sa plera qe mban kjo tok..

    Përgjigju
  • Loki: 06/04/2021 15:57

    Po ke djem e niper harrem qumshti nenes qe e lene gjalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?