Audio-përgjimet e publikuara nga 'Bild'/ Pjerin Ndreu: Me këtë logjikë i bie të digjet e gjithë politika në turrën e druve

5 Qershor 2019, 16:30| Përditesimi: 5 Qershor 2019, 16:31

  • Share

1541077902_ndreu1.jpg

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me publikimin e audio-përgjimeve, mes Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Ndreu thotë se përgjimet nuk tregojnë se blihet apo shitet vota në asnjë pjesë të tyre. Ai deklaron se prokurorët që kanë bërë përgjimin duhet të hetohen për moskryerje të detyrës.

"Pergjimet nuk tregojne se shit-blehet vota askund. Kushdo me cfaredo statusi ka preferencat politike dhe mund ti shfaqe ne menyren e tij. Perdorimi i nje emri per te bere pis gjithe zgjedhjet eshte foshnjore. Se cfare aksesi kane tek disa persona te dyshimte e ne precedent penal te partite qe na bejne sikur jetojne me hene, e di e gjithe Shqiperia. Me kete logjike i bie te digjet ne turren e druve e gjithe politika shqiptare. 
Prokuroret qe kane bere pergjimin me se paku duhet te hetohen per moskryerje te detyres sepse ligjerisht duhet te fillonin ceshtje penale e te faktonin me prova restet e jo mbanin ne syrtare si presion politik!,
 shkruan Ndreu.


Lajmi kryesor:

Përgjimet e 'Bild'/ Basha: U tronditën të gjithë, të huajt hoqën dyshimet! Rama: No coment


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?