Përgjimet e 'Bild'/ Basha: U tronditën të gjithë, të huajt hoqën dyshimet! Rama: No coment

5 Qershor 2019, 12:11| Përditesimi: 5 Qershor 2019, 18:52

  • Share

Opozita jo parlamentare ka reaguar pas publikimit nga gazeta gjermane 'Bild' të disa audio-përgjimeve mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt i cili njihet si një nga pjestarët e bandës së Shijakut.

Ky publikim i audio-përgjimeve u bë vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin. Lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh se të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët janë tronditur nga përgjimet e reja duke kërkuar sërish largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Ndërsa nga Korça, kryeministri Rama u përgjigj 'No coment'. Ndërsa vetë gazetari që punon në median gjermane ka paralajmëruar që mbrëmjen e djeshme se do të ketë publikime në lidhje me këtë çështje.

Ora 19:55
Audio-përgjimet/ Xhaferraj: Historia e blerjes së votave është po aq e vjetër sa karriera e Dakos në politikë

Ferdinand Xhaferaj, kryetar i PD-së për Durrësin, ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga Bild. Ai thotë se përgjimet vërtetojnë se Dako i ka vjedhur gjithmonë zgjedhjet, edhe kur garonte përballë tij.

"Sot u publikua skandali i radhes i qeverise Rama. Tabloidi prestigjoz Bild vazhdoi me publikimin e fakteve te kapjes se shtetit nga krimi i organizuar.

Përgjimet mund të jenë të reja, por historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës është aq e vjetër sa edhe vete kariera e Dakos ne politike.

Duket se fenomeni është zhvilluar gradualisht nga nje problematike e perdorimit te krimit per te blere vota drejt marrjes se funksioneve politike nga ana e krimit te organizuar. Pra, krimi organizuar cakton zyrtare te shtetit, cakton deputete dhe kryebashkiak te rilindjes.

Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes  së Ramës, kur në Europë edhe per problem te  mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje.

Keto ngjarje tregojne shume qarte se si eshte rrenuar demokracia, se si shteti ka marre fytyren e krimit. Nuk mund te konceptohet qe kjo situate e rrenimit te demokracise dhe shtetit mund te kalohet me disa moskandidime.

Duke vendosur t’i beje publike pergjimet, perendimi ka vendosur jo vetem t’i vendose noten kesaj qeveria, por edhe qe noten ta beje publike. Per perendimin kjo eshte nje qeveri bandite.

Në këto kushte po kuptohet nga të gjithë se e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë shoqërisë është reagimi agresiv dhe ky reagim po ndjehet nga ora ne ore nga dita në ditë", deklaron Xhaferraj.

Ora 17:03
Përgjimet/ Kryemadhi: Tregues që qeveria është e lidhur me krimin, Rama të japë dorëheqjen

1556277556_kryemadhi9.jpg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka cilësuar përgjimet e "Bild", si pjesë të një puzzle-it gjigand që vërtetojnë, se "qeveria Rama" ka lidhje të ngushtë me krimin. Në një reagim për mediat, numri një i LSI, shprehet se pas publikimit të këtyre audio-përgjimeve, Rama duhet të japë dorëheqjen, sipas së cilës është e vetmja rrugëzgjidhje.

"Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes

Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën. Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë.

Për çdo shqiptar është më se e qartë: Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri. Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.

Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.

Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes.

Asnjë hap pas", tha Kryemadhi.

Ora 16:30
Audio-përgjimet e publikuara nga 'Bild'/ Pjerin Ndreu: Me këtë logjikë i bie të digjet e gjithë politika në turrën e druve

1541077902_ndreu1.jpg

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me publikimin e audio-përgjimeve, mes Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Ndreu thotë se përgjimet nuk tregojnë se blihet apo shitet vota në asnjë pjesë të tyre. Ai deklaron se prokurorët që kanë bërë përgjimin duhet të hetohen për moskryerje të detyrës.

"Pergjimet nuk tregojne se shit-blehet vota askund. Kushdo me cfaredo statusi ka preferencat politike dhe mund ti shfaqe ne menyren e tij. Perdorimi i nje emri per te bere pis gjithe zgjedhjet eshte foshnjore. Se cfare aksesi kane tek disa persona te dyshimte e ne precedent penal te partite qe na bejne sikur jetojne me hene, e di e gjithe Shqiperia. Me kete logjike i bie te digjet ne turren e druve e gjithe politika shqiptare. 
Prokuroret qe kane bere pergjimin me se paku duhet te hetohen per moskryerje te detyres sepse ligjerisht duhet te fillonin ceshtje penale e te faktonin me prova restet e jo mbanin ne syrtare si presion politik!,
 shkruan Ndreu.

Ora 14:58
Përgjimet e reja nga 'Bild'/ Rama: No coment

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për përgjimet e reja që janë publikuar nga gazeta gjermane 'Bild' mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdyli, kryebashkiakut të Durrësit Dako dhe zyrtarëve të tjerë socialistë në këtë qark. Kreu i qeverisë u pyet nga gazetarët gjatë vizitës që zhvilloi në fshatin Floq të Korçës, por u përgjigj 'no coment'.

Ora 14:35
Përgjimet/ Ulsi Manja: Të hetohet brenda Prokurorisë, braktisën detyrën dhe çuan dosjen tek PD-ja

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve në median gjermane Bild ku i përfshirë është kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili bisedon me Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, por edhe me zyrtarë të tjerë.

Manaj ka kërkuar nga Prokuroria që të hetohet se si po dalin dhe si po bëhen publike çështje të tilla kaq të nxehta që janë nën hetim. Sipas Manjas bërja publike e pjesëve e dosjes 339 është një thyerje e ligjit dhe cënon procesin hetimor.

Anëtari i kryesisë se PS ka kërkuar që të kryhet hetime edhe brenda vetë Prokurorisë dhe në Policinë Gjyqësore pasi punonjës në këto struktura kanë tradhtuar detyrën dhe kanë çuar informacione tek zyrat e PD-së.

"Në këndvështrimin tim janë çështje të drejtësisë. Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra. Është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqsore të vlerësojnë çështjete e daljes në publik sekretin hetimor dhe të kthehen në zbatimin e ligjit penal dhe procedurial jo vetëm për të hetuar personat e përfshire në dosjen 339 por edhe për të hetuar të gjithë Prokurorët dhe oficerët të Policisë Gjyqësore që kanë braktisur detyrën duke marrë dhe çuar dosjet penale në zyrat e PD duke thyer sekretin hetimor. Sekreti hetimor është vepër penale e dënueshme. Është detyra e Prokurorisë të hetojë brenda radhëve të veta. Është koha për tu ndarë me Prokurorë të papërgjegjshëm është sot. Për këtë kemi marr një reformë të madhe në Drejtësi.

Jam i shqetësuar edhe për përdorimin politik të dosjes 339 që e ka kthyer në kauzë politike që po na kthen si në diktaturë në gjyqe publike. Nuk e di nëse ka akoma ndonjë gjë pa dalë nga dosja 339. Por megjithatë unë në fakt nuk kam dëgjuar të flitet as për vota as për lek as për licenca. Edhe pse janë në  hetim dhe persona të dënuar. Policia të bëjë detyrën. Të pa vërteta që çojnë ujë në destabilizimin e vendit. U bë normë që i serviren opinionit publik nëpër media të PD-së, që kërkojnë të spostojnë vëmendjen e publikut. Vendi ka bërë hapa para me raportin. Ne presim një vendim nga këshilli Europian. Cështje të tilli si kjo e sotmja nuk e nderojnë Shqipërinë dhe është detyrë e Prokurorisë ti jap zgjidhje dosjes 339. PD e LSI të mos merret me thashetheme dhe me gjera që shihen në filaxhan. Në mes të protestuesve të PD kishte trafikantë të dënuar. Asnjë nuk merret me ca tha Niçja. Opinioni publik pret një opozitë alternativë. Si duket opozitës i bën punë vetëm copëzat e përgjimeve. Kanë dalë edhe përgjime me 200 mijë euro copë, shpresojmë që SPARK  ti çojë deri në fund. Por kemi edhe 1 milion dollar për lobime, por kjo nuk përbën asgjë për opozitën. Kushdo që është përfshirë në vepra penale të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Koha me thashethem duhet të marr fund. Është sikur të them unë a ka ndërhyrë Basha për lirimin e një personi në 2017 për të liruar një të burgosur? Të mos e mbarsin opinon me konflikkte të panevojshme. "
ka thënë Manaj.
 

Ora 14:10
Përgjimet nga 'Bild'/ Basha: Ndërkombëtarët hoqën çdo dyshim për pushtetin e Ramës

1559736691_1559677061bashaa.jpg
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Gjermania ku ndodhet në një vizitë, pikërisht në vendin nga ku u publikuan përgjimet sot nga 'Bild' ka reaguar duke akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se ajo që u publikua sot është radiografia e pushtetit të Ramës, ndërsa shton se me përgjimet janë tronditur edhe ndërkombëtarët, që sipas tij hoqën cdo dyshim mbi pushtetin e Ramës. Lideri demokrat thekson sërish duhet sa më parë që Rama të largohet dhe të krijohet një qeveri trazitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.

• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.

• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.

• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.

• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.

• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.

• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ora 13:35
Bindja Demokratike: Pas publikimit të përgjimeve frikë për zgjedhjet, qeveria larg duart nga Durrësi


Përgjimet e fundit të publikuara nga Bild mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, që është në burg ka sjellë një reagim edhe nga partia Bindja Demokratike.

Me anë të një deklarate të bërë publike, Bindja Demokratike ngre shqetësimin se mekanizmi i ndodhur me zgjedhjet e shkuara mund të ripërsëritet.

Në deklaratën e BD shkruhet se fakti në vend të Dakos është caktuar një grua shumë e afërt me të, Valbona Sako nuk e bën aspak më të qetë dhe më normale garën për bashkinë e Durrësit, ndërsa komenton edhe kandidaturën e bashkisë së Shijakut ku shkruhet se, Elton Arbana, është një ndër personazhet kryesore që kanë dalë në përgjimin e publikuar nga prestigjiozja gjermane, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi fushatën që do të zhvillohet në këtë qytet.

Reagimi i plotë:
Përgjimet e fundit të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” mbi fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ngrejnë para nesh shqetësimin se mekanizmi korruptiv dhe kriminal për deformimin e votës, i përdorur në zgjedhjet e shkuara, është ende aktiv. Sepse në qendër të skandalit është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ose hierarku më i lartë i Partisë Socialiste në gjithë qarkun. I cili, sipas të gjitha të dhënave tona, është edhe propozuesi i kandidaturave për kryetar bashkie në Durrës dhe në Shijak.

Fakti që në vend të Dakos është caktuar një grua shumë e afërt me të, nuk e bën aspak më të qetë dhe më normale garën për Bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste për Shijakun, Elton Arbana, është një ndër personazhet kryesore që kanë dalë në përgjimin e publikuar nga prestigjiozja gjermane, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi fushatën që do të zhvillohet në këtë qytet.

BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron qeverinë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri.

Ajo njëkohësisht fton partnerët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it që të rrisin vigjilencën dhe ta trajtojnë këtë qark si një zonë me rrisk të lartë manipulimi, që fillon nga shitblerja e votës e përfundon me aktivizimin e segmenteve të kriminalizuara të shoqërisë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.
 

Ora 13:08
Berisha për audio-përgjimet: 'Bild' shpartalloi Ramën



Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale thënë se audi-përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild janë faktuar lidhjet e Astrit Avylit me politikën caktojnë edhe fitoren e deputetëve.

"Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij. Ajo publikon për here te pare përgjimet te cilat faktojne se bosi i mafies dhe vrasesi Astrit Avdyli cakton deputetet dhe fitoren e tyre" shkruan Berisha.

Ndërkohë që ai ka ripublikuar edhe dy video montazhet e audio-përgjimeve të Bild. Në postimin e dytë Berisha shkruan:

"Bosi i mafies se klanit Avdylaj dhe vrasesi Astrit Avdyli ne telefon me kryetarin e Bashkise se Shijakut, Ardian Kokomani (nr tel 0692069933) organizon takimin me Vangjush Dakon per te caktuar deputetet e Durresin, konkretisht per te caktuar deputet Ilir Ndraxhin."

Ora 12:16
'Qeveria të largohet për 24 orë', Vasili reagon pas përgjimeve në 'Bild': Populli të reagojë me çdo mjet

Nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje më përgjimet e bërë publike ditën e sotme nga media gjermane 'Bild', ku në to përfshihen kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe pjestarë të Avdylajve.

Vasili ka ngritur tonet duke kërkuar që kryeministri Rama të japi dorëheqjen dhe i ka bërë thirrje popullit të veprojë.

"Shqiptarët panë se si kriminelët puthen me njëri tjetrin. Kur troket në dyert e Rilindjes si në të kriminelëve. Rilindja i ka shitur shtetin kriminelëve. Sot është dita për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga ky pushtet. Që nga ky çast nuk duhet të qëndrojë më as më shumë se 24 orë në ato zyra. Në rast se këta nuk largohen është legjitime që populli të ndajë qëllimet e tij me të gjitha mjetet e mundshme dhe për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha ka mbaruar. Çdo sekondë është krim dhe është atentat ndaj qytetarëve. E vërteta erdhi nga mediat e huaja. Për të parë se si është shembur për dhe pushteti i votës së lirë. Ora e të vërtetës ka mbërritur. Duhet të braktisin zyrat., Ora e hakmarrjet popullore ka ardhur. " ka thënë Petrit Vasili.
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 06/06/2019 13:25

    Kur flet ti o Mane se cfar me kruhet nuk di pse, siku ngjason me ate qe me kruhet

    Përgjigju
  • Demokrati: 06/06/2019 00:06

    Frikacaket dhjera...ne nuk kane kellqe te fitojne me zgjedhje, por kane vite qe merren vetem me pergjime e kaseta per te marre pushtetin ne tavoline Keto Berisha e Meta qe ja kane marre doren mire I kane pregatitur me kohe per te shpetuar koken C ka ne dore prokuroria e nuk eshte dhene fajesia nuk duhet folur me hamendje Vrasesit e te pafajshmeve duan te bejne mikroskopike krime e tyre por nuk kane per te fituar gje Ne burg qe te qetsohet vendi Spak vepro

    Përgjigju
  • Bora: 05/06/2019 20:09

    Skane Ku te kapen e I fryjne në nje vrime fyellit.Kane vrare njeri? Kane bere krime? Edhe po te jene te verteta keto incizime, le te denohen por perse nuk hyjne ne zgjedhje te humburit dhe ti tregojne popullit se PD eshte force e madhe politike? Cfare ben prokuroria per vrasjet e Bashes? Ate do populli, te shkoje Basha e babi I tij Berrisha në gjyq popullor.

    Përgjigju
    • Para Laci: 06/06/2019 13:21

      Shume e zgjuar ti Bora,po' kjo si ka dale esht 0.05% se cfar kan bere keto prosituta

  • Vangjushi xhinës petro bleta: 05/06/2019 20:09

    O monika buçja po buri jot me bllok në dor e dha dorheqjen ? ? ? Apo për like floririn s'quhet. Mir o buçja fallxhore me titull doktoresh e horoskopit vazhdo tall bythën me ktë popull budalla.

    Përgjigju
  • RAKO PETRO BLETA: 05/06/2019 20:04

    O ferdinant prap u ktheve ti në politik. Po ske turp mor bur mor njeri i pa cip a e bone Djellin më me cilsi. Po ju skeni turp se e hani turpin me buk o ferdinanti ÇIBUK.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 05/06/2019 19:31

    Po bideo pergjimi Meta-Prifti cfar ishte?

    Përgjigju
  • Mamurrasi: 05/06/2019 19:05

    Po' ti Manje i jep urdher Prokurorise ka te hetoje, po' cfar pune ju prish Juve se ka doli informazioni,rendesi ka qe eshte e vertete te gjitha pergjimet, ti ta shpif dhe kur flet me ato levizjet tipike prej Gej, o vegel e keqe e Rames ja more veset,po' prap tani ankoheni dhe se keni Prokuroren dejuro antare e betuar e Paske,prap Saliu e ka fajin,por kur te bieni ka pushteti kush do e kete fajin, po' si nuk po e heton kush ate Beqajn se beri namin me tenderat ne Shendetesi me miliarda euro,apo prap Saliu e ka fajin

    Përgjigju
    • Roza: 05/06/2019 20:03

      Populli do ngrihet per Lulzim Bashes qe vrau viktimat në mes te Tiranes. Ai eshte KRIM I dijtatures se re te Berrisha e Bashes me CO.

  • toni: 05/06/2019 18:03

    o lyli po per 21 janarin u rnditen apo u gezuan gjermanet?

    Përgjigju
    • Tropojani: 05/06/2019 19:11

      Po' ik e var bythen me gjith 21 janarin o Toni pse nuk po' e zbardh 6 vite ne pushtet dhe po' i tall qytetaret per kete dosje,po' tani ku po' e pengon Saliu apo Basha, por Rama e plot si te tjere te politikes si te PD & PS po' tallin bythen me popullin,shikoje sa shpenzime do behen per 30 qeshorin, dhe eshte e sigurt se zgjedhje nuk do kete me 30 qeshor, nuk ja japin popullit ato leke

  • AltinTop: 05/06/2019 17:50

    Nuk merret pushteti me 3 telefonata pergjime Herr Basha...si fillim mesoni te perdorni fishekzjarret..

    Përgjigju
  • Robi: 05/06/2019 17:19

    Kryhajdutja e zgjedhjeve në Shqipëri Nafije Dybeku

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 05/06/2019 16:41

    Ju te PD-LSI beni mire te pergjoni veten tuaj dhe do shikoni cudirat tuaja keto 30 vjet,te pafytyre e te pavlere.

    Përgjigju
  • Diana: 05/06/2019 16:33

    Me Babale strategji nuk shkoni larg

    Përgjigju
  • U humbte vula me keq se cju ka humbur: 05/06/2019 16:26

    Sterrat e Shqiperise Berisha,Meta ,Monika e Basha qe Kane vjedhur gjysmen e pasurise se vendit, qe Kane vrare te pafajshem , qe mbartin ne kurriz gjithe te keqiat e Keti vendi qe kane shpikur e prefeksionuar menyrat per te vjedhur zgjedhjet, tradhetare te vendit qe akoma mbajne shternguar rrenjet e drejtesise qe po u sherben per te shpetuar koken e tyre ne menyren me mafioze, te llaftarisur ,nxjerin problemet e vendit ne ankand per te marre pushtet A mund tu besohet ketyre menyrave???? ZRama shpjere vendin ne zgjedhje te parakohashme se kurre nuk kane per te fituar

    Përgjigju
  • BABOL LAJMI: 05/06/2019 15:40

    Babolet , jane turur pas boleve te Babales , e po theresin EUREKA ! E C'GJETET , C'ZBULUAT nje M.... te madh , si gjithnje ?

    Përgjigju
  • Lori: 05/06/2019 15:24

    Pse Rama No comment???D.m.th. qenkan te verteta.Nuk duhet patur frik nga e verteta...kush gabon,iken.Kjo eshte demokracia.Imagjinoni te kishin dal sekretet ne kohen e Berishes,do i kishte var prokuroret.Rama nuk ka byth te perballet me to.

    Përgjigju
  • Populli: 05/06/2019 15:21

    Hani M.....t hani ne burg e keni vendin te gjithe Saleh Lulush

    Përgjigju
    • Tropojani: 05/06/2019 16:53

      Po' M.... E hengesh ti me gjith gejt e PS a mire dhe mbylle gojen, ke te drejte te votosh ate qe don ti dhe nuk ke te drejte ti thuash kujt Jani hani m....., se boll esht tu henger populli nga politikanet hajdut dhe kriminel

  • sula: 05/06/2019 15:06

    Lul dhe Sali keto qe i dhate Buld nuk kane as pagesa me oara dhe as rrushfet por nje i arrestyar qe ka bo fushate per PS ne Shijak.Ju vrat kater veta ne mes dites dhe nuk dhat doreheqje dhe kerkoni sot

    Përgjigju
    • Nasibiu: 05/06/2019 15:45

      Kete bej habi dhe une pse nuk ja permend njeri ketyre keto. Sikur keta te ps kan frike me i permendur

  • Koli: 05/06/2019 14:23

    Nderkombetaret flasin vete, e njohin Shqiperine mos u merzit. Se te njohin dhe ty Berishen Meten Kryemadhin, edhe Vasilin. Nuk je ti zedhendesi i nderkombetareve te flasesh ne emer te tyre. Ti je nje vrases dhe i korruptuar nuk te voton njeri ty, harroje. Bej lufte dhe dhune se do ta marresh pergjigjen me 30 Qershor, deri atehere pellit si gomari ne lem!

    Përgjigju
  • xreport: 05/06/2019 12:41

    nuk ti investigun klyshat e tu deri tani rdhe i nxoret si babalja

    Përgjigju
  • REXEP LLAPA QEN LEKA ( KASAPI): 05/06/2019 12:39

    O qeni petrit vasili o nipi i manush MUT myftiut ti do drejtosh popullin e Shqipris drejt lumturis. Ti që je një hsjdut ordiner. Pse ta hoqi vizën SH B A për çfar arsye. Apo dhe SH B A është me Edin po ti je i pa skrupullt që vazhdon në politik o krimb i pështir. Ske faji ti faijn e ka populli që stë jep njëplumb ballit o kazan plerash.

    Përgjigju
  • zvarritje: 05/06/2019 12:37

    prit se do hapet dosja e bashes tani.per kriminelet e elbasanit qe i nxorri nga burgut per zgjedhje.kabllogrami i ambasades amerikane.dhe keshtu loja vazhdon.likja u kap me bllok ne dore.luli u kap ja dhe ky rrota tjeter,po i dalin pislleqet nje nga nje.me pak fjale zhdukuni te gjithe plera.si ka mundesi qe nuk beri njeri nje autokritike mor njerez.te gjithe shenjtore na dolen kelyshat.politika ia kaloka cdo lloj biznesi perfundimisht!!!!

    Përgjigju
  • Booo: 05/06/2019 12:28

    Hahahah sa qeshak je !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?