Kronikë

Audiopërgjimi/ Lame: Kështu mendoj edhe sot nuk i heq presjen!

6 Gusht 2021, 16:12| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 16:27

  • Share

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame është pyetur për audiopërgjimin që u publikua para zgjedhjeve të 25 prillit. "Njerëzve nuk do t’u themi se shtëpitë s'do legalizohen", ky audio përgjim i kreut të kadastrës Artan Lame, publikuar para zgjedhjeve të 25 prillit shkaktoi furtunë mediatike. Audiopërgjimi ishte bërë në 2017, por, edhe sot 4 vite pas regjistrimit të kësaj bisede Artan Lame mendon njësoj.

"E vërtet! Ai përgjim është bërë pas zgjedhjeve qendrore të 2017 ne po diskutonim jo në nivelin e brendshëm. Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen dhe ka një masë të madhe të tyre dhe nuk mund t'i thuash atyre " nuk mund të legalizohesh dhe shko vrit veten'.  Është krim të legalizohen në zonë të mbrojtur apo sipër kanali dhe atë kamë thënë dhe në audiopërgjim. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorrën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë

Gjatë konferencës që zhvilloi në Himarë me gazetarët, kreu i Kadastrës tha se njerëzit duhen mbajtur me shpresë përndryshe votat do të kalojnë për opozitën. Po ashtu Lame akuzon se audiopërgjimi u mbajt fshehur për ta pasur një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, teksa biseda ishte regjistruar në vitin 2017.

"Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë abuzon me këtë.  Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër", tha ai


Lajmi kryesor:

Zjarret në Karaburun, Lame: Kush djeg pyjet për të hapur troje ndërtimi, ta harrojnë se do e legalizojnë


Komento

Komente

  • umi: 06/08/2021 17:57

    Po pronat e tua ete Trocit jane djegur ne karaburun?

    Përgjigju
  • Lexuesi i jugut: 06/08/2021 14:37

    O Leme ziu po Julian metushin e kishe me vete ne himare,? Se pa te nuk jep dot leje ne vlore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?