Politikë

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

7 Korrik, 13:18| Përditesimi: 7 Korrik, 14:16

  • Share

Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, mbajti një protestë sot para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin, pasi rinumërimi për këtë Qark u bë pjesërisht, ku rezultoi me tjetërsim votash brenda partive, por me diferenca të vogla.

Kalaja tha për mediat se nëse nuk pranohet kërkesa e tij, çështjen do e çojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për ta hetuar.

“Do ndjek të gjitha mjetet ligjore. Kam shkuar në KAS për legjitimitet, në Kolegj Zgjedhor. Jam në një betejë në Gjykatën Kushtetuese. Do hap çështje tjetër tani, do i drejtohem SPAK-ut dhe do jetë po SPAK-u që nk duhet ta shkelë ligjin. Prokuroria do sekuestrojë kutitë e votimit. Jam në një betejë që do ti shkoj deri në fund. Unë akoma nuk e di sa vota kam. E kam të drejtë të di sa vota kam”, tha Kalaja.

I pyetur nëse ndihet i zhgënjyer nga Partia Demokratike, Kalaja thekson se “PD duhet të kërkonte hapjen e gjithë kutive”.


Lajmi kryesor:

S’ka farsë! Pas rinumërimit, KAS ‘vulos’ rezultatin e 11 majit në Tiranë, Fier, Durrës e Elbasan! Rrëzohen ankimet e PD


Xh.K/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?