Politikë

Aulon Kalaja protestë te Pallati i Sportit 'Farie Hoti': KAS po i shpall votat të pavlefshme pa arsye, të bëhet rinumërim i plotë i Durrësit

2 Korrik, 11:23| Përditesimi: 2 Korrik, 12:07

  • Share

 

Aulon Kalaja, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po bëhet rinumërimi i votave të qarkut Fier, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave edhe për Durrësin. Me disa pankarta të votave që sipas tij KAS i ka shpallur të pavlefshme pa arsye, Kalaja, i cili kandidoi nën siglën e PD në Durrës, thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me rinumërimin e qarkut ku ai kandidoi.  

KAS ka vendosur rinumërimin e 360 kutive në Durrës, një pjesë e të cilave i përkasin diasporës, por kandidati demokrat kërkon hapjen e të gjithë kutive pasi pretendon se ka devijim të votave të tij.

“Jemi këtu para vendi ku po rinumërohen votat. Kam qenë kandidati i parë që kam kërkuar rinumërim por jam i zhgënjyer nga KAS dhe mënyra se si kanë vendosur me i quajtur votat e pavlefshme. Durrësi do të hapej në orën 3 ndërkohë që marrim vesh se do hapet nesër në orën 9. Durrësin e kam kërkuar unë që të hapet. Shqetësimi im është shumë i thjeshtë, po na shpallin votat e pavlefshme në një mënyrë totalisht të çuditshme. I bie që ne jemi hajdutë votash. Kjo protestë sot është këmbanë alarmi për atë që do të ndodhë nesër.”, u shpreh Kalaja.

Duke sjellë një shembull të një vote të shpallur të pavlefshme, Kalaja, i cili ka hedhur dyshime për lëvizje votash drejt kandidatit tjetër demokrat ish-prokurorit Arjan Ndoja, tha se po krijohet perceptimi se ka vjedhur vota. Ai kërkon gjithashtu që përveç rinumërimit të bëhet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike.

“Kështu krijohet perceptimi publik se ne kemi vjedhur vota. Unë jam kandidat që as kam blerë dhe as vjedhur këtë do ta vërtetojë rinumërimi nesër. Pamjet filmike që kemi parë nga rinumërimi nesër vërtetojnë se këto vota do na quhen të pavlefshme sipas tyre, ndërkohë që janë të vlefshme si në Krujë, Durrës, Tiranë apo kur hapet procesi i votave të emigrantëve. Çështja e dytë është kërkesa që kam bërë ndaj KAS dhe KQZ që nuk mund të hapni vetëm kutitë, duhet të hapni edhe videot. Ne kemi parë videot dhe  mua personalisht më është transferuar vota. “, shtoi ai. 


Lajmi kryesor:

Mbyllet rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humbi për 10 vota, por do jetë në Kuvend! Bardho djeg mandatin


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?