FIER- Zegjine Çaushi rrezikoi të mos jetë në shtator deputete e Kuvendit të Shqipërisë, edhe pse ajo ishte një prej kandidateve më të zëshme të Partisë Socialiste gjatë kësaj fushate. Rinumërimi i qarkut Fier, i hoqi asaj vota, duke bërë që numerikisht ta humbë mandatin për 10 vota dhe t’ia lirojë karrigen koleges dhe rivales, Maldrita Bardho. Por, kjo e fundit, ka vendosur të mos pranojë mandatin e deputetit dhe t’ia lërë atë Zegjinesë.
"Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat",- deklaron Bardho.
Ky ishte i vetmi mandat që faktikisht ndryshoi përkohësisht nga procesi i rinumërimit, i cili e përmbysi rezultatin mes dy zonjave socialiste. Nga numërimi i parë, Çaushi kishte fituar me 64 vota diferencë, por hapja për herë të dytë e kutive, sidomos ato të Roskovecit, i zbriti 48 vota si të pamerituara ndërsa i shtoi farmacistes Bardho 26 vota që i takonin më 11 maj, duke e ndryshuar fituesen me një epërsi të vogël 10 votëshe.
Me rinumërimin e votave brenda vendit Zegjine Çaushit iu zbritën 48 vota, dhe tashmë rezulton me 4026 vota, duke i shtuar edhe 600 vota që ka marrë në diasporë shkon në 4626 vota. Nga ana tjetër me rinumërimin Maldrita Bardhos iu shtuan 26 vota dhe shkon në 3616 vota, duke i shtuar 1020 votat që pati marrë në diasporë shkon në 4636 vota, pra 10 vota më shumë se Çaushi. Por, gjithsesi me djegien e mandatit të Bardhos, Çaushi në shtator do të ketë një vend në Kuvend.
Votat për partitë
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet i Adriatik Lapajt, nuk ia doli dot të fitojë mandatin e deputetit, të cilin synonte t’ia merrte Partisë Socialiste. Kjo e fundit e forcoi pozitën e saj duke iu shtuar 30 vota plus nga rinumërimi. Ndërkohë, koalicionit të Lapjat iu zbritën 8 vota nga rinumërimi, i cili mund t’ia merrte mandatin PS-së vetëm nëse i shtoheshin 519 vota nga rinumërimi.
Ndërkohë, Partia Demokratike dhe në këtë qark (si në Tiranë) kryesoi me numrin e votave të pamerituar, së cilës nga rinumërimi iu zbritën 147 vota. Po ashtu, Lëvizjes Bashkë i janë zbritur 12 vota, Koalicionit Djathtas për Zhvillim dhe Partisë Mundësia i zbriten nga 3 vota. Vota këto që nga rinumërimi konsiderohen të pavlefshme, ose që iu janë marrë partive të vogla. PSD-së së Tom Doshit i shtohen 8 vota dhe 3 vota i shtohen Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës.
Rezultatet e rinumërimit për Fierin
Votat për kandidatët
Në qarkun e Fierit u vu re një fenomen shqetësues, i tjetërsimit të votave brenda kandidatëve. Socialisti Ceno Klosi rezultoi si përfituesi më i madh i votave të pamerituara, me 831 të tilla, ndërsa demokratja Silva Hasaj është e dytë në nivel vendi që i ishte fryrë rezultati. 671 vota i hoqi asaj rinumërimi. Në PS, kandidatit Klevis Jahaj i shtohen 498 vota që i janë hequr nga numërimi i parë. Në disa raste, votat janë transferuar në bllok, që ndonjëherë shkon në 85 vota tepër për një kandidat në një kuti të vetme votimi.
Braho: Pati manipulime
Ndryshe nga Tirana, Fieri i ka shqetësuar anëtarët e KAS të cilët ngrenë dyshime për krime zgjedhore nga numëruesit.
“Tani prokuroria nuk besoj që nuk është në dijeni se edhe ata ndjekin lajme siç ndjekin të gjithë shqiptarët, por unë e diskutova sot edhe me kolegët që ne kur të marrim vendimin do të mbajmë edhe një qëndrim lidhur me faktin se si do të procedojmë, por në çdo rast unë do ja çoj prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm në Fier vendimin me tabelën e ndryshuar bashkë me procesverbalet ku pasqyrohen diferencat dhe besoj se kjo është indicie e mjaftueshme që Prokuroria e Fierit të nis hetimin për trafikimin e votave”, theksoi Braho.
Nesër rinumërohet Durrësi
Të enjten në mëngjes, do të hapen kutitë e qarkut të fundit që rinumërohet. Durrësi do të përballë Aulon Kalanë dhe Arjan Ndojën. Ky i fundit fitoi mandatin me 1000 vota avantazh, ndërsa Kalaja kundërshton hapjen e vetëm 290 kutive, e kërkon rinumërim të të gjithë qarkut bregdetar.
Maldrita Bardho
Maldrita Bardho, kandidatja socialiaste për deputete, të cilën rinumërimi i votave në Qarkun Fier, e nxorri fituese në vend të Zegjine Çaushit, ka vendosur të mos pranojë mandatin e deputetit dhe t’ia lërë kësaj të fundit.
“Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.
Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.
Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.
Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi”,- shkruan Bardho.
Pak pas përfundimit të procesit të rinumërimit në qarkun e Fierit, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar për parregullsitë e gjetura në numrin e madh të votave, kryesisht tek kandidatët e partive.
Ka qenë anëtari i KAS-it i PD-së, Ledio Braho, ai që deklaroi se materialet me tabelat ku lëvizin rezultatet do i kalojnë për referim Prokurorisë së Fierit, pasi ka pasur manipulim. Ai foli edhe për një proces që ia vlejti përsa i përket tra nsparencës.
“Në qarkun e Fierit rezultoi të kishte lëvizje masive votash mes kandidatëve dhe jo subjekteve zgjedhore dhe mendoj se kjo i shërben transparencës, i shërben edhe drejtësisë sepse besoj se do të merren masat e duhura që tjetërsim të tilla të qindra votave të mos ndodhin më në zgjedhje të tjera. Si rokada që ndodhi brenda PS po ashtu edhe shifrat që u prodhuan edhe aty ku nuk pati rokadë i shërben transparencës, demokracisë dhe pasqyrimit të vullnetit të qartë të zgjedhësve. Kështu që për kaq kohë sa arritëm të bënim transaprencë unë besoj që ky proces ja vlejti”, tha Braho mes të tjerash.
Anëtari i KAS u pyet edhe për vijimin procedurial të rastit dhe hapat që do ndiqeshin nga institucioni, duke vënë theksin se duhej hetuar pasi kishte lëvizje të dukshme dhe manipulime.
“Tani Prokuroria nuk besoj që nuk është në dijeni, se edhe ata ndjekin lajme siç ndjekin të gjithë shqiptarët, por unë e diskutova sot edhe me kolegët që ne kur të marrim vendimin do të mbajmë edhe një qëndrim lidhur me faktin se si do të procedojmë, por në çdo rast unë do ja çoj prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm në Fier vendimin me tabelën e ndryshuar, bashkë me procesverbalet ku pasqyrohen diferencat dhe besoj se kjo është indicie e mjaftueshme që Prokuroria e Fierit të nis hetimin për trafikimin e votave”, theksoi Braho.
Rinumërimi në qarkun e Fierit për 586 kuti u vendos me nismën e dy anëtarëve të PD-së në KAS. Duke llogaritur edhe votat e diasporës, nga procesi i rinumërimit, Zegjine Çaushi ndalet te 4626 vota, kurse Maldrita Bardho te 4636 vota, pra me diferencë 10 vota arrin t'ia marrë mandatin koleges brenda partisë.
Aulon Kalaja, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po bëhet rinumërimi i votave të qarkut Fier, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave edhe për Durrësin. Me disa pankarta të votave që sipas tij KAS i ka shpallur të pavlefshme pa arsye, Kalaja, i cili kandidoi nën siglën e PD në Durrës, thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me rinumërimin e qarkut ku ai kandidoi.
KAS ka vendosur rinumërimin e 360 kutive në Durrës, një pjesë e të cilave i përkasin diasporës, por kandidati demokrat kërkon hapjen e të gjithë kutive pasi pretendon se ka devijim të votave të tij.
“Jemi këtu para vendi ku po rinumërohen votat. Kam qenë kandidati i parë që kam kërkuar rinumërim por jam i zhgënjyer nga KAS dhe mënyra se si kanë vendosur me i quajtur votat e pavlefshme. Durrësi do të hapej në orën 3 ndërkohë që marrim vesh se do hapet nesër në orën 9. Durrësin e kam kërkuar unë që të hapet. Shqetësimi im është shumë i thjeshtë, po na shpallin votat e pavlefshme në një mënyrë totalisht të çuditshme. I bie që ne jemi hajdutë votash. Kjo protestë sot është këmbanë alarmi për atë që do të ndodhë nesër.”, u shpreh Kalaja.
Duke sjellë një shembull të një vote të shpallur të pavlefshme, Kalaja, i cili ka hedhur dyshime për lëvizje votash drejt kandidatit tjetër demokrat ish-prokurorit Arjan Ndoja, tha se po krijohet perceptimi se ka vjedhur vota. Ai kërkon gjithashtu që përveç rinumërimit të bëhet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike.
“Kështu krijohet perceptimi publik se ne kemi vjedhur vota. Unë jam kandidat që as kam blerë dhe as vjedhur këtë do ta vërtetojë rinumërimi nesër. Pamjet filmike që kemi parë nga rinumërimi nesër vërtetojnë se këto vota do na quhen të pavlefshme sipas tyre, ndërkohë që janë të vlefshme si në Krujë, Durrës, Tiranë apo kur hapet procesi i votave të emigrantëve. Çështja e dytë është kërkesa që kam bërë ndaj KAS dhe KQZ që nuk mund të hapni vetëm kutitë, duhet të hapni edhe videot. Ne kemi parë videot dhe mua personalisht më është transferuar vota. “, shtoi ai.
Komente

budallaqja eshte ne rregull per veten e saj, ne nuk jemi ne rregull
PërgjigjuJa se do behet ndonjeri minister e Zegjineja do e kaloje vizen per tu bere deputete. E meritojme, si popull qe proteston per Luizin ne BB edhe Gjestin. Respekte vetem Malsores se Shkodres qe i njeh tamam ca do te thote fshati
PërgjigjuBoooo na prishi statistikat negative te kuvendit or teeeejjjjj
Përgjigjuhe moj do thuash me tani o gazooo ptu fare e keqe
PërgjigjuTani qe Zeqinea eshte ne parlament i ngriu buzeqeshja bardhushes.
Do thote per 4 vjet, sipas KQZ-se eshte 400 vota perpara pas rinumerimit.